Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga drejtuesit në qarqe lista me emrat e drejtorëve dështakë, ikin 20 emrat e parë në Tiranë

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga
x

Kultura

Esat Musliu: Kemi qenë të goditur me të drejtën e autorit, puna po vijon normalisht me ndryshimet në drejtimin e SUADA-s

Esat Musliu: Kemi qenë të goditur me të drejtën e autorit,

Kineastët, të mbledhur rreth Forumit të Mbrojtjes së Autorëve të Audiovizualit (FMAA), që operon për përdorimin e veprave filmike shqiptare të prodhuara përpara vitit 1990, prej kohësh janë përballur me probleme për të drejtën e autorit. Herë pas here në reagimet e tyre ata kanë pohuar për probleme me pagesat për të drejtën e autorit dhe nuk kanë munguar dhe kritikat për “Sportelin Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit” (SUADA) dhe Ministrinë e Kulturës. Të gjendur në këtë kushte, problemet me të ardhurat për të drejtën e autorit sipas tyre i kanë shoqëruar prej disa kohësh. Por tashmë me ndryshimet që janë bërë në drejtimin e SUADA-s, kineastët pohojnë se puna prej disa ditësh ka vijuar normalisht dhe shprehen se tashmë situata ka ndryshime. Kineasti i njohur Esat Musliu, i cili deri tani ka qenë një nga zërat në mbrojtje të regjisorëve me filmat, shprehet se drejtimin e SUADA-s e ka marrë Forumi për Mbrojtjen e Autorëve të Audiovizualit (FMAA), ku ndryshimet sipas tij vijnë nga rregullat, që duhet të funksionojë sporteli unik. “Drejtimin e SUADA-s e ka tani FMAA, me drejtor të përgjithshëm Saimir Kumbaro dhe drejtor ekzekutiv Evien Dako, drejtim që erdhi në bazë të zgjedhjeve që u bënë më parë. Ata i kanë hyrë punës dhe po e riorganizojnë. Por dhe po përpiqen, që dy a tre nene që janë në lidhje për të drejtën e autorit të përmirësohen dhe rregullohen, që të vazhdojë normalisht e drejta e autorit, sepse ka mbetur shumë pas qoftë dhe nga periudha e karantinës”, shprehet kineasti Esat Musliu. Në reagimin e tij kineasti Esat Musliu thotë më tej se kanë kaluar një kohë të vështirë dhe me jo pak probleme për të drejtën e autorit. Ai pohon se janë goditur jo pak nga kjo gjendje me probleme. “Ne kemi qenë shumë të goditur, ndiheshim të braktisur dhe mezi e kemi mbajtur veten derisa u bënë zgjedhjet e reja për drejtimin e sportelit unik. Puna tashmë do të risistemohet, do rregullohet që të funksionojë normalisht, sepse ata janë shumë të angazhuar të dy, si Saimir Kumbaro dhe Evien Dako. Sigurisht po vijon puna me atë rreth njerëzish që kishte më parë aty, pra po ata janë që po punojnë”, tregon për çfarë po ndodh kineasti Esat Musliu.

Puna në sportelin unik

Për punën që po bëhet këto kohë kineasti Esat Musliu si anëtar i Forumit të Mbrojtjes së Autorëve të Audioviziualit ( FMAA) vijon më tej, se ka filluar mbledhja e pagesave për përdoruesit e veprave në gjini të ndryshme arti. “Me sa jam në dijeni kanë filluar kabllorët, që të vijnë dhe të bëjnë pagesën pranë SUADA-s për aktivitetin e tyre të vitit 2020 dhe ka filluar mbledhja e pagesave për të gjithë përdoruesit e veprave artistike, sepse SUADA mbulon të gjitha gjinitë e artit”, pohon kineasti Musliu. Por për të arritur deri këtu ku janë sot, kineasti Esat Musliu ish drejtor i FMAA tregon se prej muajsh ata kanë punuar për zgjidhjen e kësaj situate me probleme. “Ne kemi fituar të drejtën nga FMAA të drejtojmë SUADA-n që në muajin janar dhe u deshën kaq muaj rrugë burokratike për tu kompletuar, që ata të bënin dorëzimet, të aprovohet nga Ministria e Kulturës etj. Por ka dhjetë ditë që kanë filluar normalisht nga puna, me personalin e SUADA-s, që ishte më parë”, thotë regjisori Esat Mulsiu. SUADA funksionon si sportel i vetëm unik në fushën e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të. Roli që ka SUADA është të kontaktojë, informojë, dhe mbledhë të ardhura nga subjektet përdorues të veprave që mbrohen nga LDA, dhe përfaqëson të gjitha agjencitë të cilat janë licencuar nga ministri i Kulturës për të administruar të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të.