
Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2 me vetëm 1 euro dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Etnor Canaj: Vendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike dëmton rëndë kërkimin shkencor, pretendimet e Akademisë së Shkencave nuk janë aspak bindëse

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Qershor 2023

Vendimi për Akademinë e Studimeve Albanologjike po kundërshtohet nga studiues të ndryshëm. Arkeologu Etnor Canaj thotë se deklaratat, bërë herë pas here prej senatit të Akademisë së Studimeve Albanologjike kanë qenë tepër të qarta. Në intervistën për gazetën “SOT” arkeologu Etnor Canaj, i cili dhe më parë ka reaguar për probleme në fushën e trashëgimisë kulturore shprehet se ASA është në të drejtën e vet si një institucion i rëndësishëm i studimeve shqiptare i nivelit bashkëkohor. Sipas tij, fjala “shkrirje” automatikisht sjell humbjen e çdolloj autonomie të ASA-s dhe varësinë e saj prej ASH. Arkeologu thotë se nuk e sheh si një transferim të një institucioni autonom, sikurse kërkohet të paraqitet, i cili do ketë po të njëjtat funksione dhe po të njëjtin “modus operandi” në strukturën “e re”. Arkeologu Etnor Canaj shprehet se Akademia e Studimeve Albanologjike dhe Akademia e Shkencave, kanë statute të veçanta si dhe veprimtari të ndryshme e nuk kanë asgjë të përbashkët, ku sipas tij justifikimet apo pretendimet e ASH nuk janë aspak bindëse.
-Si e shikoni vendimin për Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe transferimin e instituteve te Akademia e Shkencave?
Këto ditë, sikurse gjithë publiku, jam duke ndjekur si me interes ashtu edhe me shqetësim situatën e krijuar prej një vendimi ndërmarrë nga Ministria e Arsimit. Kjo VKM, e bërë publike fillimisht nëpërmjet shtypit, mbart të paktën dy probleme shqetësuese. Më lejoni një parantezë të shkurtër: Fjalët kanë shumë rëndësi në një kontekst dhe sidomos në shkresat zyrtare. Pikërisht, përdorimi i fjalëve “mbyllje” dhe “shkrirje”, fjalë këto të përdorur që në paragrafet e para në këtë dokument. Në këndvështrimin tim përbën një precedent shqetësues, pikërisht sepse kur një dokument zyrtar e nis duke përdorur këto dy fjalë, çdolloj premise tjetër në përmbajtje bëhet e pavlefshme, pasi mund të anulojë gjithçka. Fjala “shkrirje” automatikisht sjell humbjen e çdolloj autonomie të ASA dhe varësinë e saj prej ASH. Pra, personalisht, nuk e shoh si një transferim të një institucioni autonom, sikurse kërkohet të paraqitet, i cili do ketë po të njëjtat funksione dhe po të njëjtin “modus operandi” në strukturën “e re”. Dua të them që çdolloj autonomie automatikisht bie apo humbet. Nuk dua të ndalem në aspektin ligjor të çështjes apo pasojat ligjore, pasi nuk njoh në brendësi problemin në këtë drejtim sikurse nuk kam kompetenca, por në aspektin shkencor ky veprim ngre një shqetësim tejet serioz. Kurrsesi nuk mund të privohet kërkimi shkencor, pra kur studiuesit i hiqet autonomia dhe i duhet të veprojë apo punojë sipas direktivave. Kjo mënyrë i përket të shkuarës dhe nuk është aspak e vërtetë, që si model përdoret edhe prej shumë vendeve tashmë të konsoliduara, sikurse kërkohet të paraqitet prej kryetarit të Akademisë së Shkencave. Në asnjë vend demokratik perëndimor shkenca zhvillohet me direktiva. Serioziteti i çdolloj artikulli shkencor, pune shkencore apo veprimtarie të një apo të disa studiuesve qëndron pikërisht në autonominë e tij, pra larg qasjeve të tipit centralizues.
-Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike e ka kundërshtuar herë pas here me anë të deklaratave vendimin. Si i keni parë këto deklarata?
Në publikimin e deklaratave për shtyp, bërë herë pas here prej senatit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, në këndvështrimin tim kanë qenë tepër të qarta; në mënyrë tepër të qartë i është shpjeguar publikut jo vetëm veprimtaria e kësaj akademie, si një aset i rëndësishëm shqiptar, por gjithçka që ka të bëjë si me aspektin shkencor sikurse atë ligjor. Pra ky subjekt është në të drejtën e vet si një institucion i rëndësishëm i studimeve shqiptare i nivelit bashkëkohor, i cili, tashmë, falë punës së tyre ka kaluar kufijtë kombëtar, pasi punët e shumë studiueseve aty njihen në nivele ndërkombëtare. Kemi të bëjmë me një qendër të kërkimeve shkencore bashkëkohore të nivele ndërkombëtare dhe jo të një niveli të ngushtë lokal.
- Senati i ASA-s u shpreh për një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri; hartuar pa konsultime dhe pa transparencë?
Rikthehem këtu pyetjes suaj të parë, ku e kam cekur pjesërisht në përgjigje. Sigurisht që dëmton rëndë kërkimin shkencor dhe është një vendim politik. Por do shtoja diçka më tepër. Nëse është e vërtetë që Akademia e Studimeve Albanologjike ka operuar deri tani pa një status dhe nuk ka qenë në linjë me ligjet në fuqi, sikurse pretendon kryetari i Akademisë së Shkencave, atëherë në këtë pikë kemi një problem edhe më shqetësues; pikërisht sepse janë dhënë burime financiare prej taksapagueseve shqiptar një subjekti të paligjshëm dhe, ripërsëris, përherë se diçka e tille është e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një skandal ku përgjegjësitë bien direkt mbi ekzekutivin dhe Ministrinë e Arsimit. Shpresoj të jetë thjesht një lapsus i kryetarit të Akademisë së Shkencave. Fatkeqësisht, sikurse edhe në raste të tjera, këtu politika po luan një rol jo konstruktiv. Vetë deklaratat e bëra së fundmi prej Ministrisë së Arsimit janë jo vetëm jo bindëse, por më tepër edhe kontradiktore. Shpresojmë që politika të mbajë përgjegjësitë e veta në këtë pikë. Dua të shtoj gjithashtu se politika duhet të ketë edhe një përgjegjësi tjetër atë të sqarimit dhe transparencës që ka lidhje jo vetëm me subjektet në fjalë, por edhe me publikun. Përshtypja është se politika, duke paraqitur një dokument si VKM-ja në fjalë, një vendim ky i cili krijoi një ndër përçarjet më të hidhura të mundshme në botën e studiuesve shqiptar. Diçka jo korrekte dhe me pasoja përçarëse, sikurse po shohim. Të gjithë kundër të gjithëve nuk mund të jetë një akt i përgjegjshëm në aspektin politik.
-Ndërkohë kemi Akademinë e Shkencave, që e përshëndeti më herët këtë vendim të qeverisë. Çfarë mund të na thoni?
Këto dy subjekte, pra Akademia e Studimeve Albanologjike dhe Akademia e Shkencave, kanë statute të veçanta si dhe veprimtari të ndryshme e nuk kanë asgjë të përbashkët. Justifikimet apo pretendimet e ASH nuk janë aspak bindëse. Lidhur rolit të një Akademie të Shkencave, nëse është e vërtetë që është ai honorifik, e pra, nuk ka kuptim të marri në dorë apo të japi direktiva subjekteve të tjera të nivele kërkimore shkencore. Personalisht, nëse do më lejohej, do këshilloja shembullin italian të Akademisë Kombëtare të Shkencave, ose njohur ndryshe si Akademia e të Dyzetëve, e cila ka sigurisht një rol honorifik, por që përqendron punën e tyre për të mirën e shkencës dhe jo si një subjekt kontrolli dhe direktivash.
-Drejtues të ASH janë shprehur se prej dy vjetësh, me vendim të Asamblesë, Akademia e Shkencave ka kërkuar ribashkimin e instituteve albanologjike që iu ndanë me reformën e vitit 2007. Kjo reformë sipas tyre, dëmtoi studimet albanologjike e për më tepër shkurtoi rreth 150 punonjës nga kërkimi shkencor. Ju si e shikoni?
Nëse ASH ka një veprimtari, e cila nuk ka lidhje me kërkimin shkencor por atë honorifik dhe ASA, në të kundërt, ka veprimtarinë e vet mbi studimet albanologjike nuk kuptoj personalisht këtë insistim. A vepron në konform me ligjin ASA? Gjithë projektet apo publikimet, si dhe veprimtaria e ASA, janë në respekt të çdo lloj kriteri shkencor si dhe normativave të ligjeve në fuqi? Nëse ASA në këtë aspekt ka dokumentacionet sipas ligjeve në fuqi dhe sipas rolit të saj, e pra, nuk mendoj se po dëmtohen studimet shqiptare. Sigurisht që ASA, e cila financohet prej parave publike është dhe duhet të jetë subjekt kontrolli prej enteve të posaçme. Çështje kjo që duhet të jetë Ministria e Arsimit të japë përgjigje. Nuk shoh shqetësim tjetër personalisht.
-Sipas jush, sot çfarë duhet bërë më shumë për albanologjinë në vend?
Pikë së pari duhen investime në fushën e kërkimit shkencor. Jam tërësisht kundër çdo lloj kontrolli apo centralizimi i çdolloj subjekti, i cili posedon jo vetëm pronësinë intelektuale dhe karrierën e vet, por më tepër, duhet të punojë i lirë dhe në mënyrë të pavarur, pa nevojë që dikush ti thotë si dhe çfarë duhet të bëj dhe shkruaj. Centralizimi apo puna me direktiva, tashmë i përket jo vetëm të shkuarës, por ndeshet vetëm në regjime totalitare. Nuk është aspak e vërtetë që nuk mund të ekzistojnë më tepër se një apo dy qendra studimore të kërkimit shkencor. Nëse kemi si forcën intelektuale, pra burimin njerëzor dhe atë financiar mund të marrim shembuj nga më të mirët prej botës demokratike perëndimore, pra aty ku aspirojmë. Politika, është koha të marri përgjegjësitë e veta duke kërkuar një kohezion jo vetëm në pika të nxehta si në këtë rast, por edhe në atë social. Pra larg përçarjeve dhe mospërgjegjshmërisë. Gjithashtu, mendimi im është se në këtë rast, këto dy institucione fare mirë mund të bashkëpunojnë me njëra- tjetrën, pa qenë nevoja për “shkrirje” apo formula të tjera ku njëra shkon në varësi të tjetrës. Mjafton të flasim dhe të komunikojmë me njëri- tjetrin. Por përherë në një tryezë të rrumbullakët, ku çdokush qëndron si i barabartë midis të barabartëve!
Intervistoi: Julia Vrapi
Më të lexuarat


Angelin Preljocaj: E përfshija Shqipërinë në veprat që krijoja, doja që ky identitet të ndihej kudo, ndaj i dedikova dhe dy koreografi

Helidon Haliti: Lëvizja e veprave nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve është shumë e dëmshme, pasi mungon infrastruktura në galeritë e rretheve

Faza e dytë e kërkimit arkeologjik në akropolin e Butrintit

Ekspozitë në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtares Helena Kadare

“Dëshira e tretë” do të vijë premierë në teatër, një komedi shqiptare që përcjell mesazhe që konfliktet nuk na çojnë askund

Veprat e piktorëve të Juglindjes në ekspozitën "Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, Anastas Kostandini: Vepra nga fondi i GKA po udhëtojnë në vendet ku janë krijuar

Filmi “Alexander” nga regjisori Ardit Sadiku, kandidatura e Shqipërisë për edicionin e 96- të të çmimeve “Oscar”

Përfundon “KO:SH Film Fest 2023”, 36 filma garuan në tri kategoritë kryesore

Koncerti premierë "Strauss & Tchaikovsky: Përtej kufijve të shpirtit njerëzor” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

Bashkim Zahaj: Mospërfaqësimi i artit figurativ në Galerinë Kombëtare për gjithë këto vite është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, një dëm i pariparueshëm i arkivit
