BREAKING NEWS

Infektohet me COVID-19 mjeku kirurg në Berat, në gjendje të rëndë niset me urgjencë drejt Infektivit

Infektohet me COVID-19 mjeku kirurg në Berat, në gjendje të
x

Kultura

“Europa Nostra” fut Teatrin Kombëtar mes 14 objekteve më të rrezikuara, artistët thirrje qeverisë të tërhiqet

“Europa Nostra” fut Teatrin Kombëtar mes 14 objekteve më

Teatri Kombëtar përfshihet në listën e 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, të shpallur nga “Europa Nostra” në mbledhjen e saj të zhvilluar së fundmi në Hagë. Fondacioni “Gjirokastra”, me nxitjen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit këtë vit aplikoi për shpalljen e Teatrit Kombëtar, një nga 7 vendndodhjet më të rrezikuara në Europë. Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, arkitekti Kreshnik Merxhani u shpreh se që një vit më parë ishe presidenti i organizatës “Europa Nostra”, që i dha një përgjigje institucioneve për të hequr dorë nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar. “Ne kemi nderin, që të jemi sot në listën e shkurtër dhe mandej me shumë gjasa dhe në listën fituese. E kemi në këtë listë 14 një veçim me shumë elegancë nga kolegët tanë të “Europa Nostrës” në një katërshe, ku japin arsye se pse TK është një kauzë kaq qytetare dhe që bashkon arkitekturën me protestën dhe me nevojën për memorie dhe për trashëgimi në një qytet në zhvillim dinamik si Tirana. Një vit më parë deklarata e presidentit të “Europa Nostra” i dha një shtytje të fortë protestuesve dhe profesionistëve për ta mbrojtur teatrin, por i dha një përgjigje dhe institucioneve shqiptare për të hequr dorë nga ky plan absurd për të shkatërruar dhe zëvendësuar një teatër historik dhe unik për Shqipërinë”, u shpreh Merxhani. Për regjisorin Edmond Budina, qytetaria fitoi mbi injorancën. “Kjo është rezultati qytetar i këtij vendi. Qytetaria europiane fitoi mbi injorancën, ishte injorancë të shembet Teatrit Kombëtar. Luftuam të gjithë sëbashku kundër mafies së ndërtimit”, u shpreh regjisori Edmond Budina. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në deklaratën e saj shprehet, se ky aplikim u mundësua me ndihmën e shumë specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të cilët përgatitën dosjen teknike të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. “Të gjitha monumentet dhe vendet e shpallura në rrezik në listën paraprake, u përzgjodhën duke marrë parasysh vlerën e tyre të jashtëzakonshme të trashëgimisë, vlerat kulturore si dhe rrezikun e afërt me të cilin po përballen. Kjo përzgjedhje e Teatrit Kombëtar në listën e shkurtër të 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, do të thotë që tashmë të interesuar për restaurimin e tij nuk janë vetëm faktori i brendshëm i përbërë nga artistët, aktivistët dhe qytetarët protestues por edhe faktori ndërkombëtar si Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian.”, thuhet në deklaratën. Me angazhimin e saj duke nisur që prej këtij vendimi, “Europa Nostra” do të ndihmojë, nxisë dhe koordinojë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që të investohen në restaurimin profesional përfundimtar të godinës së Teatrit Kombëtar.

Frenim qeverisë

 Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se kjo mbështetje, që vjen nga “Europa Nostra” frenon qeverinë ndaj një përpjekje të mbrapshtë. “Mbështetja direkte e institucionit të “Europa Nostra” i vendos përfundimisht një frenim të plotë, përpjekjes së mbrapshtë të qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar. Teatri Kombëtar është cilësuar nga “Europa Nostra” si: “një nga qendrat më të spikatura kulturore në Shqipëri dhe një hapësirë e rëndësishme sociale dhe publike””, thuhet në deklaratë. Vendimi nga “Europa Nostra” për 7 më të rrezikuarat në Europë pritet të merret në muajin mars të vitit, që vjen. “Europa Nosta” është zëri i shoqërisë civile i angazhuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Europës. Një federatë pan-europiane e OJQ-ve të trashëgimisë, e mbështetur nga një rrjet i gjerë i institucioneve publike, kompanive private dhe individëve, ajo mbulon 40 vende. E themeluar në vitin 1963, ajo njihet sot si rrjeti më përfaqësues i trashëgimisë në Europë. Mjeshtri Plaçido Domingo, i mirënjohur si këngëtar opere dhe dirigjent, është presidenti i organizatës. “Europa Nostra” zhvillon fushatë për të shpëtuar monumentet, vendet dhe peizazhet e rrezikuara, veçanërisht nëpërmjet programit “7 vendet më të rrezikuara”. Ajo vlerëson ekselencën përmes European Heritage Aëards / Europa Nostra Aëards. “Europa Nostra” kontribuon në formulimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave europiane të lidhura me trashëgiminë, përmes një dialogu pjesëmarrës me institucionet europiane dhe koordinimin e European Heritage Alliance 3.3. “Europa Nostra” ishte një nga nxitëset dhe organizueset e Vitit Europian të Kulturës 201. 

Nga Julia Vrapi