Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Europa Nostra”, letër Ramës: Mos e shkatërroni Teatrin Kombëtar

Postuar: 20/07/2018 - 07:30

 Organizata europiane “Europa Nostra”, praktikisht zëri i trashëgimisë kulturore në Evropë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkon që të mbrojë Teatrin Kombëtar. Letra që mban firmën e presidentit të organizatës prof. dr. Hermann Parzinger i kërkon qeverisë shqiptare, Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Kulturës, si edhe të gjithë palëve të tjera të përfshira, të rikonsiderojnë vendimin e tyre për të shembur këtë monument Europian dhe të shqyrtojnë mundësinë të ofrojnë, të paktën, rinovimet më bazike, për ta sjellë teatrin aktual në standarde. “Europa Nostra (Europa Jonë) - zëri i trashëgimisë kulturore në Europë dëshiron t’ju shprehë shqetësimin e sinqertë në lidhje me vendimin alarmues për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, një objekt trashëgimie me rëndësi kulturore dhe arkitekturore të madhe për Europën. Teatri Kombëtar, i ndërtuar më 1938 nga arkitekti italian Giulio Berte’, është një nga qendrat kulturore më të spikatura të Tiranës dhe një hapësirë sociale dhe publike e rëndësishme për qytetin. Teatri është një shembull i shkëlqyer i arkitekturës moderne italiane nga kjo periudhë kohore dhe është e vetmja ndërtesë e këtij lloji që ekziston në Shqipëri. Është një nga monumentet e fundit historike që kanë mbijetuar në kryeqytet”, thuhet në letër. Përmes letërs bëhet me dije se mbrojtja e këtij tipi historik arkitekture është me rëndësi themelore. “Europa Nostra” gjithashtu i bashkohet në solidaritet grupit të respektuar të specialistëve të restaurimit, profesionistëve dhe akademikëve në fushat e shkencës dhe kulturës, si edhe të shumë anëtarëve aktivë të shoqërisë civile që janë shprehur me kaq vendosmëri për të mbrojtur Teatrit Kombëtar nga shembja. Ndërkohë që e kuptojmë nevojën që ka kryeqyteti shqiptar për një teatër të ri, që plotëson standardet ndërkombëtare, ne nuk mund të mbështesim asnjë propozim që shkatërron teatrin ekzistues. Ne i kërkojmë qeverisë shqiptare, Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Kulturës, si edhe të gjithë palëve të tjera të përfshira, të rikonsiderojnë vendimin e tyre për të shembur këtë monument europian dhe të shqyrtojnë mundësinë të ofrojnë, të paktën, rinovimet më bazike, për ta sjellë teatrin aktual në standarde ”, thuhet në letër. Në fund “Europa Nostra” bën thirrje për të qenë në mbrojtje të teatrit. “Ne ju bëjmë thirrje të përdorni pozicionin tuaj të nderuar dhe ndikimin pozitiv për të mbrojtur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë” përfundon letra e kromosur nga presidenti ekzekutiv Europa Nostra prof. dr. Hermann Parzinger.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2018 - 13:55

Aktori i njohur i skenës teatrale dhe kinematografisë shqiptare,  Neritan Liçaj tregon se është bërë pjesë e këtij profesioni prej rreth 25 vitesh dhe pavarësisht këtij fakti thotë se ende nuk di shumë rreth tij.

Postuar: 21/10/2018 - 07:47

Aktori i njohur italian Michele Placido është shprehur për Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar shem

Postuar: 21/10/2018 - 07:46

Ekspozita “Chagall: Graviteti Magjik” prezanton për publikun më shumë se 180 gravura

Postuar: 20/10/2018 - 07:44

Teatri Kombëtar i Prishtinës, Kosovë u prezantua në festivalin “Skampa” me shfaqjen &

Postuar: 20/10/2018 - 07:42

Më skenar dhe regji nga Gjegj Xhuvani ka mbaruar xhirimi i filmit “Liqeni im”.

Postuar: 20/10/2018 - 07:41

 Orkestra Simfonike e Vlorës vjen me një koncert në teatrin “Petro Marko” me ras