BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

“Europa Nostra” thirrje qeverisë: Të hiqet dorë nga plani i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar

“Europa Nostra” thirrje qeverisë: Të hiqet dorë nga

Organizata “Europa Nostra” i bën thirrje qeverisë shqiptare, që të heqë dorë nga planet për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Letra që mban firmën e Guy Clausse, zëvendëspresidenti ekzekutiv i “Europa Nostra” dhe Paolo Vitti, anëtar i këshillit të saj, është publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Drejtuar regjisorit Robert Budina, si një prej përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, thuhet se Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar për “7 vendndodhjet më të rrezikuara 2020”, një fushatë e shoqërisë civile, që identifikon monumentet dhe zonat në Europë. Pak ditë më parë, një delegacion nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i përbërë nga regjisorja Sesilia Plasari, arkitekti Kreshnik Merxhani dhe regjisori Robert Budina, morën pjesë në samitin e përvitshëm të “Europa Nostra” për trashëgiminë europiane, me qëllimin për të sensibilizuar specialistët e trashëgimisë europiane në lidhje me ruajtjen dhe restaurimin e Teatrit Kombëtar, dhe futur atë në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë. Në letrën drejtuar regjisorit Robert Budina, “Europa Nostra” shpreh vlerësimin për takimin e tetorit të kaluar në kuadër të samitit të trashëgimisë europiane 2019 të mbajtur në Paris, por shqetësimin për ushtrimin e forcës policore kundër demonstruesve. “Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar në lidhje me tensionet midis atyre që mbështesin dhe promovojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit nga njëra anë dhe organeve të qeverisjes vendore nga ana tjetër. Ushtrimi i forcës policore për të përzënë demonstruesit paqësorë është po aq shqetësues”, thuhet në letrën që mban firmën nga Guy Clausse zëvendëspresidenti ekzekutiv i “Europa Nostra” dhe Paolo Vitti anëtar i këshillit të saj. “Europa Nostra” shprehet se dhe në letrën e datës 18 korrik 2018 është shprehur shqetësimi për vendimin e shembjes së Teatrit Kombëtar. “Siç mund të kujtoni, në një letër të datës 18 korrik 2018 drejtuar z. Edi Rama, kryeministrit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, presidentit të Shqipërisë si dhe zonjës Romana Vlahutin, kryetares së Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, presidenti Ekzekutiv i “Europa Nostra”, z.Hermann Parzinger, shprehu shqetësimin tonë të sinqertë në lidhje me vendimin alarmant për të shembur Teatrin Kombëtar historik të Shqipërisë në Tiranë, një vend trashëgimie historike me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore në Europë, për ta zëvendësuar me një ndërtim modern”, vijon letra.

 

Teatri, monument unik i arkitekturës europiane

Por në perspektivën e zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, të cilat kanë nisur të përbëjnë një kërcënim të hapur për Teatrin Kombëtar, “Europa Nostra” pohon në mënyrë të ripërsëritur ë mbështetjen e saj për fushatën për shpëtimin dhe rigjallërimin e teatrit nëpërmjet aktiviteteve kulturore nga e gjithë Europa. “Teatri Kombëtar i Shqipërisë është një monument i rëndësishëm dhe unik i arkitekturës europiane, i vendosur në një kontekst urbanistik me rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e Tiranës dhe të Shqipërisë. Fshirja e Teatrit Kombëtar nga lista kombëtare e monumenteve të mbrojtura është një veprim që injoron me paramendim rëndësinë e pranuar dhe legjitimuar arkitekturore, historike dhe urbane të ndërtesës, çka dëshmohet nga kërkimet shkencore të kryera në nivelin akademik nga studiues nga Shqipëria dhe jashtë saj”, thuhet në letër. Organizata “Europa Nostra” ndërsa i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos shkatërrojë Teatrin Kombëtar, shton më tej se është nominuar për “7 më të rrezikuarat” e vitit, që vjen. “I bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë të heqë përfundimisht dorë nga planet për shkatërrimin e këtij simboli të patjetërsueshëm të Tiranës dhe të marrë seriozisht parasysh potencialin e tij të pazëvendësueshëm për pasurimin kulturor dhe shoqëror të Tiranës, çka mishëron plotësisht godina e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar për “7 më të rrezikuarat 2020” një fushatë e shoqërisë civile, që identifikon monumentet dhe zonat në Europë dhe mobilizon partnerët publikë dhe privatë në nivel lokal, kombëtar dhe europian për të gjetur një të ardhme të realizueshme dhe të qëndrueshme për këto zona”, vijon më tej letra. Programi “7 më të rrezikuarat” u lançua në janar 2013 nga “Europa Nostra” dhe Instituti Europian i Investimeve si anëtarë themelues. Në letrën e publikuar nga AMT, “Europa Nostra” bën me dije se është e gatshme, që të dialogojë me autoritet shqiptare për Teatrin Kombëtar. ““Europa Nostra” mbetet e hapur dhe e gatshme të vazhdojë dialogun me autoritetet shqiptare në një përpjekje për të arritur një zgjidhje që i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të të gjithë palëve të interesuara”, thuhet në letrën, që është firmosur nga Guy Clausse zëvendëspresidenti ekzekutiv i “Europa Nostra” dhe Paolo Vitti anëtar i këshillit. Paneli i Këshillimit i 7 zonave më të rrezikuara do të takohet shpejt në Hagë dhe do të shqyrtojë dhe diskutojë nga afër zonat e nominuara. 

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat