Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Fabrika e Kukullave”, me aktorët nga Kosova në “Skampa 2019”

Postuar: 17/10/2019 - 07:33

Komedia e zezë “Fabrika e Kukullave” këtë mbrëmje vjen për publikun në skenën e festivalit teatror ndërkombëtar “Skampa2019” në Elbasan. Shfaqja do të jetë në teatrin e qytetit, që prej disa netësh po pret në skenë vepra të ndryshme teatrore. Vepra e autorit Mentor Haliti vjen këtë mbrëmje në skenën e teatrit me regji nga Naser Shatrolli. Rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve Butrint Lumi, Rina Krasniqi dhe Amar Havziji. Pas Prishtinës shfaqja teatrore “Fabrika e Kukullave” shënoi disa kohë më parë edhe premierën e saj në Tiranë. Regjisori Naser Shatrolli shprehet se vepra teatrore është frymë e teatrit eksperimental, me tendenca absurde. Drama ndërthuret me historinë e një presidenti të “Fabrikës së Kukullave”, që prodhon kukulla. Presidenti qoftë nga pamja po ashtu edhe për nga bëmat e tij duket sa qesharak po aq dinak, sa komik po aq tragjik, sa injorant po aq i zgjuar. Fabrika gjendet në një situatë kritike në momentin, që punëtorët do të bëheshin pa dashje marionetë e vullnetit të një sharlatani, që ka në dorë ligjin. Kukullat të lodhura nga presionet rutinore do të organizojnë protestë të madhe për ta bllokuar presidentin, mirëpo për të krijuar pasiguri në mesin e kukullave do të marri një punëtor të ri me të cilin do të manipulojë. Muzika e veprës është realizuar nga Drinor Zymberi, skenografia Agron Blakçori dhe Artan Hasani, kostumografia Ar Veselaj, koreografia Fatmir Smani, pllakati Dalmat Dobra dhe ndriçimi nga Albert Gashi. Festivali ndërkombëtar i teatrit kontemporan “Skampa 2019” po zhvillon këtë vit edicionin e 21 në qytetin e Elbasanit. Këtë vit, pjesë e festivalit janë14 trupa teatrore, një larmi prurjesh bashkëkohore, që vijnë nga Azerbajxhani, Hungaria, Italia, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, etj. Festivali ndërkombëtar i teatrit kontemporan “Skampa 2019” nuk ndjek vetëm një model kulturor, por njëkohësisht prodhon art e kulturë edhe të zhanreve të tjera. Një sërë veprimtarish të ndryshme kulturore po shoqërojnë festivalin, siç janë koncertet, ekspozitat, aktivitetet letrare, vizitat e artistëve të huaj në objektet historike të Elbasanit, muze, kala, etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 07:35

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon më datë 22 nëntor një bisedë me studiuesin Primo Shllaku. GKA bën me dije se është e fundit në ciklin e bisedave, që ka shoqëruar ekspozitën “Prova” të Adrian Pacit.

Postuar: 19/11/2019 - 07:34

"Rrjedh në këngë e ligjërime" është koncerti, që i dedikohet krijimtarisë së kompozitor

Postuar: 19/11/2019 - 07:32

Ekspozita “Në udhëtim me Edward Lear në Shqipëri” çelet për publikun në galerinë &ldq

Postuar: 19/11/2019 - 07:30

Muzeu Arkeologjik në Tiranë për specialistë të ndryshëm kërkon një investim nga shteti, për të da

Postuar: 17/11/2019 - 08:02

Besnik Mustafaj me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës” u shpall “Autori i vitit&rdqu

Postuar: 17/11/2019 - 08:01

Tragjedia "Medea" e Euripidit për dy mbrëmje me radhë do të jetë në skenën e teatrit &l

Postuar: 17/11/2019 - 07:58

Artistët  të ndryshëm në vend shprehen se janë të përbuzur nga institucionet.