Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Fabrika e Kukullave” në Teatrin Kombëtar, Naser Shatrolli: Vepra për një dramë të kohës

Postuar: 14/09/2019 - 07:29

 Komedia e zezë “Fabrika e Kukullave” u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar. Kjo shfaqje në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit solli këtë herë në skenë artistët nga Kosova. Vepra e autorit Mentor Haliti erdhi në skenën e teatrit me regji nga Naser Shatrolli. Rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve Butrint Lumi, Rina Krasniqi dhe Amar Havziji. Pas Prishtinës mbrëmë shfaqja teatrore “Fabrika e Kukullave” shënoi dhe premierën e saj në Tiranë. Regjisori Naser Shatrolli shprehet se vepra teatrore është frymë e teatrit eksperimental me tendenca absurde. “Fabrika është formulë e ndrydhjes përkatësisht trajtesë e hermetizimit të shoqërisë shqiptare brenda ingranazheve dhe fabrikimeve, që duken në formë kukullash si pasojë e tiranisë së ushtruar nga njerëz të inkriminuar ose të lidhur me krimin. Është frymë e teatrit eksperimental, me tendenca absurde, që ka në plan të parë një president sharlatan i kohës moderne”, shprehet për këtë shfaqje teatrore regjisori Naser Shatrolli. Vepra mbrëmë u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar, duke përcjellë mesazhe për publikun, por regjisori Shatrolli pohon se kjo pjesë ka marrë vlerësimin e kritikës në Kosovë. Sipas tij, vepra teatrore flet për një dramë të kohës, që jetojmë. “Ka domenin e rrethanave të vërteta, në kulturën e të bërit punë. Në rajonin e Ballkanit punëdhënësi është ligjvënës, është i paprekur, i pamëshirshëm, ndaj është dramë e kohës”, tregon regjisori Naser Shatrolli në lidhje pse zgjodhi ta sjellë këtë vepër teatrore në skenën e teatrit. Në Tiranë në Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit, por regjisori Naser Shatrolli pohon se është detyrë e artistëve që të japin mesazhe pozitive për situatën, që është krijuar në rajonin e Ballkanit. “Ne nuk i jemi bashkuar Aleancës në kuptimin e demostratës, që ata janë duke e bërë për objektin e Teatrit Kombëtar. Ne duam të shfaqemi para këtij komuniteti popullor, që është duke mbrojtur këtë institucion. Ndërsa ne kemi për detyrë si artist për të dhënë mesazhe pozitive në relacion me situatën e krijuar sot në rajonin e Ballkanit, ndaj erdhëm me këtë shfaqje, meqë dhe brumi ideor, përkatësisht tema që trajtohet ndërthuret me momentin në Tiranë”, vijon regjisori Naser Shatrolli, që nuk ka munguar dhe më parë me veprat e tij në skenat teatrore në Tiranë. Vepra në skenën e teatrit Drama ndërthuret me historinë e një presidenti të Fabrikës së Kukullave, që prodhon kukulla. Presidenti qoftë nga pamja po ashtu edhe për nga të bëmat e tij duket sa qesharak po aq dinak, sa komik po aq tragjik, sa injorant po aq i zgjuar, sa kokërrbosh po aq i gjithëditur. Fabrika gjendet në një situatë kritike në momentin, që punëtorët do të bëheshin pa dashje marionetë e vullnetit të një sharlatani, që ka në dorë ligjin. Kukullat të lodhura nga presionet rutinore do të organizojnë protestë të madhe për ta bllokuar presidentin, mirëpo për të krijuar pasiguri në mesin e kukullave do të marri një punëtor të ri (brezi i ri) me të cilin do të manipulojë, për të futur pasiguri brenda punëtorëve të fabrikës. Drama në vetvete përmban përplot dromca komike, brenda një konstelacioni absurditeti, e sendërtuar në frymën e teatrit eksperimental nga aktor dhe aktrim modern, veshje dhe skenografi moderne, muzikë origjinale. Muzika e veprës është realizuar nga Drinor Zymberi, skenografia Agron Blakçori dhe Artan Hasani, kostumografia Ar Veselaj, koreografia Fatmir Smani, pllakati Dalmat Dobra dhe ndriçimi nga Albert Gashi./Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:38

Shfaqja teatrore "I burgosuri i Katit të 15-të" nga Neil Simon mbrëmjen së shtunës vjen në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 23/10/2019 - 07:37

“NjëMi.com” vepër e autorit Hivzi Sulejmani me regji nga Aldi Hysotoçi vjen premierë

Postuar: 23/10/2019 - 07:35

Viti 2019 shënoi një përvjetor të rëndësishëm dhe një ngjarje të shënuar për historinë e gjuhës d

Postuar: 23/10/2019 - 07:34

Ministria e Kulturës po zhvillon këto ditë dëgjesa publike për strategjinë kombëtare të kulturës,

Postuar: 22/10/2019 - 07:28

Mungesa e infrastrukturës ligjore në institucionet tona të artit, ka bërë që sot artistët të përb

Postuar: 22/10/2019 - 07:27

Ansambli Popullor me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës i rikthehet tureve të koncert

Postuar: 22/10/2019 - 07:25

Festivali i teatrit “Kadri Roshi” nisi edicionin e dytë në qytetin e Gjirokastrës.