BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Fadil Kraja: Enver Hoxha më bëri dramaturg, çfarë ndodhi me karrierën time pas dramës “Fisheku në pajë”

Fadil Kraja: Enver Hoxha më bëri dramaturg, çfarë ndodhi

Dramaturgu i madh Shkodran në moshën 87 vjeçare, tregon trashëgiminë e tij familjare dhe në profesion. Fadil Kraja sot ka problem me sytë dhe kjo e pengon të shkruaj si dikur, por ai nuk ndalet në monodramat e tij të fundit. Fadil Kraja ka një mendje brilante, një kujtesë të mrekullueshme dhe vazhdon të gjenerojë ide për veprat e tij në teatër, por të shpjegojë pas asnjë problem dhe të dikurshmen në diktaturë. Ai e njeh mirë atë kohë, njeh dhe interpreton qartë diktatorin dhe tregon se një i privilegjuar i asaj kohe, nuk mund të bëjë trimin e kësaj kohe në raport me diktaturën. Dramaturgu i madh shkodran e shqiptar tregon si "u bë i pasur" në regjimin e dikurshëm, por dhe se kush e shpëtoi me dramën "Fisheku në Pajë". Ai thotë se ka qenë i privilegjuar dhe se Enveri e bëri dramaturg, por me elegancë tregon se kush ishte ajo kohë me të mirat dhe të këqijat e saj si për individin dhe shoqërinë. Me cigaren e pandashme dhe me hirin e saj të cilin nuk e shkund deri sa ai vetë të shkëputet, tregon dhe në narrativën e tij të qartë dhe të plotë dalin herë pas herë dhe batutat e lartësitë artistike tipike të një shkrimtari të madh. Fadil Kraja shpjegon pse është autor i dramës së emocioneve të forta dhe se ku frymëzohet që të ketë të tilla emocione. Në katër intervistat e mia televizive dhe dy intervistat për gazetën “SOT” "Mjeshtri i Madh" Fadil Kraja, gjithmonë tregon në ekskluzive diçka më tepër, duke respektuar dhe miqësinë e gjatë dhe duke u prirur drejt së vërtetës së plotë. Fadil Kraja thotë se në fund ka në dorë një monodramë për policin, sepse tashmë kjo shoqëri siç thotë ai, është mësuar vetëm ta tall policin dhe e bën hero kur vdes. Unë do të shkruaj pozitivisht për të dhe rolin e një policeje do ta luaj Drande Xhaj. Ai mbetet po Fadil Kraja i mendjes së shkathët dhe emocioneve të forta.

- Zoti Kraja, ju lutem më sqaroni dhe për gazetën se si “jeni bërë i pasur” kur ishit shumë i ri?

Poezitë e mia në fillim ia çoja një gazete, e cila quhej "Gazeta Letrare". Dilte çdo dy javë dhe e drejtonte Kol Jakova. Sa kisha mbaruar gjimnazin dhe nuk më doli bursa, por më doli emërimi për mësues fshati. "Lidhja e Shkrimtarëve" e sapo formuar ngarkoi Llazar Siliqin, që u bë redaktori i vëllimit të parë poetik që unë shkruajta. Ky vëllim u botua në vitin 1954. Por në konkursin e "Dhjetë Vjetorit të Çlirimit" vëllimi i parë poetik imi i quajtur "Kanga Ime" fitoi çmimin e parë. Tani do t’ju tregoj se “si u bëra pasanik"? Çmimi ishte 40.000 lekë, që në atë kohë ishin shumë. Në që njëjtën kohë "KQ i Rinisë" kishte hapur një konkurs për poezinë dhe prozën më të mirë të rinisë. Pra dhe aty fitova "çmim të parë" ose një aparat fotografik me poezinë "Mjeku Malësisë" e këtë konkurs dhe gazetën që i botonte poezitë e drejtonte Jakov Xoxa. Çmimet u shpallën me 28 nëntor dhe për mua ishin të dy çmimet. Prita gjithë dhjetorin se po më vijnë lekët, nuk erdhi asgjë. Takoj Prenk Jakovën, i cili kishte marrë çmim të parë me "Marrshin e Fizkulturistëve" dhe pyes për lekët, por ai më thotë më kanë ardhur prej kohësh. Me 27 dhjetor Komiteti Qendror i Rinisë më çon telegram që eja merr çmimet. Por atëherë për të kursyer vend shkruhej "KQ BRPSH" dhe me këtë telegram shkova te autobusi dhe mora leje të udhëtoja e ikja nga puna, se kush e lexonte a ishte Komiteti Qendror i partisë apo i Rinisë. Shkova në Tiranë dhe gjeta te dera në sportel në Ministrinë e Arsimit dy "turiçkana me kasketa" e njëri më thotë ku do vesh more ti, unë i them se kam marrë një çmim e kështu që dua të takoj...Çfarë çmimi mor thotë roja, hajde në orën 12:00. Ika u solla kot, por gjithsesi shkova në Komitetin Qendror të Rinisë, mora aparatin dhe kthehem në 12:00. Më dhanë një copë letër dhe u ngjita sipër, sepse kështu më thanë të shkoja te shoqja Minever, që më vonë e mora vesh se ishte e shoqja Dhimitër Shuteriqit. Ajo ishte një fytyrë e rëndë ishte dhe shefe e administratës. Mbasi i thashë se kam ardhur nga Shkodra, sepse kam marrë një çmim letrar më përgjigjet: ti ke marrë çmim letrar? Aaaaaa...Fadil Kraja quhesh ti më thotë më vonë, mirë eja në orën 13.00. Mbas një ore kishte ndryshuar takt. Më thotë e di si është puna shoku Fadil, ne nuk ta dinim adresën. Në fakt adresa si të gjithë të tjerëve ishte, por shoqja Minever më thotë shko se i kemi nisur, pra shko në postë. E pashë se kishte "mish dhie" e në postë gjeta një grua shumë të njerëzishme, e cila më thotë se nuk ke vetëm çmimin, por dhe lekët e shtëpisë botuese, pra 40.000 çmimi dhe 30.000 parapagesa për librin. Unë u bëra i pasur! Por u bëra kurioz dhe e pyes, po kur kanë ardhur këto lekë? E gruaja punonjëse e postës më thotë se lekët e çmimit nga Ministria e Arsimit kanë ardhur para gjysëm ore. E mora vesh se kishte ndodhur diçka jo e mirë dhe nisem, por me nerva edhe pse isha “i pasur ndër xhepa" pikërisht drejt Ministrisë së Arsimit. Kur po ngjitesha më dalin përpara të dy, Dhimitër Shuteriqi me të shoqen dhe ai më thotë se ti e ke pësuar nga Fadil Paçrami. Pse i them ça lidhje kam unë? Paçrami ishte në “Zërin e Popullit” kryeredaktor, por kur ka ardhur në Shkodër dhe i tregojnë për një Fadil Kraja, i cili kishte qenë në burg, sepse i kishin dalë sërish punët keq ku ai punonte mbas burgut dhe doli sërish difiçit e në "Zërin e Popullit" kishte dalë dhe një shkrim "Ku vendosin ujkun me rujt delet" e fjala ishte për Fadil Krajën. Kështu që sa kanë parë atë emër Fadil Kraja, sigurisht më ndalën dhe çmimin mua. Por unë nuk e ndërrova emrin ashtu e lashë, Fadil Kraja dhe lekët e çmimin e mora duke u bërë "i pasur" në atë kohë.

 - Zoti Kraja, pyetje retorike është, por e keni ndjerë veten njeri të fuqishëm të asaj kohe?

Kur isha Kryetari i Lidhjes së Artistëve të Shkodrës në atë kohëm, këto organizata shoqërore ishin të rëndësishme. E po ta shpjegoj pse. Po unë atëherë kisha të drejtë për të dhënë apartamente, frigoriferë, lavatriçe, televizorë, manjetofona, por dhe leje krijimtarie. Kështu që isha i potentshëm (qesh). Por kam punuar nëpër fshatra, kam qenë pedagog i jashtëm dhe në përgjithësi pastaj si profesionist i lirë.

- Si erdhi për ju fillimi demokracisë?

Më i vështiri ka qenë ky dyzetvjeçari i fundit, sidomos kur u bë kjo kthesa e madhe në të cilën askush nuk mund të rrinte jashtë. Po pra, pa marrë pjesë në një "farë soj feje. Nuk mund të rrije pa u përzier. Për mua ishte diçka shumë e madhe. Unë isha në atë kohë anëtar i kryesisë së këshillit të parë drejtues së PD-së në Shkodër. Në shtëpinë time është formuar Komiteti i Parë Ekzekutiv! Është emëruar Ali Spahija, sepse Arbnorin e morën në Kuvend. Por pastaj dhashë dorëheqjen, ose më mirë më detyruan për të dhënë dorëheqjen, sepse u mor në dorë nga halabakët sëpaku në Shkodër, por kjo nuk do të thotë se urrej PD-në! Hoqa dorë që nga ajo kohë dhe nuk u mora më me politikë.

- Zoti Kraja, dy ditët më të këqija tuajat, kush ju bëri dramaturg dhe më thoni dhe një herë si e keni kundërshtuar Enverin. A jeni persekutuar dhe ju si shumë të tjerë në dramë dhe letërsi?

Në ‘67-tën kam shkruar dramën e parë. Kjo dramë ishte një frymëzim i një ngjarje në Kelmend. Na qëlloi të qëndronim në një shtëpi malësori dhe ne pa ditur asgjë, bujtën atje dhe biles në një farë mënyre i kërkuan dhe të zotit të shtëpisë ti binte çiftelisë. Ai i ra, por në mëngjes sekretari i partisë së fshatit na thotë se asaj shtëpie pak përpara se do shkonim ne, i ishte mbytur djali dhjetë vjeç dhe atë ditë e kishin varrosur. Në fakt kjo lloj burrnie dhe pritja e tillë e mikut, më bëri pastaj të merrem me epizmin dhe forcën morale të malësorit. Aty doli "Fisheku në Pajë", por mua një pjesë nuk ma quajnë të drejtë, pse unë them se dramaturg u bëra nga Enver Hoxha. Po po, kam histori tamam. Kur u dha drama kam pasur reagime dhe shkrimi i parë ishte negativ. Ishte një shkrim i Sandër Gerës, por për mua ishte i porositur shkrimi, jo se kishte shumë faj Sandri. Ai shkruante se "Fisheku në Pajë" ishte një fiksion i autorit dhe këtë e bëri në gazetën lokale në Shkodër ose "Jeta e Re". Esat Oktrova shkruajti një artikull pozitiv dhe e dërgoi te Zëri i Popullit, por nuk ja botuan. Nejse, Jani Toçka i “Zërit të Popullit” kishte sqaruar se nuk duhej botuar artikulli i Oktrovës, sepse drama ka gabime ideologjike dhe se atë artikull e ka shkruar vetë Fadili. Mirëpo erdhi dy shtatori dhe ishte festa e Reçit. Enver Hoxha do vinte dhe kishte kërkuar të shikonte një dramë. Po dhe Xhemal Dini si sekretar për kulturën, ashtu sikundër ishte një guximtar i madh, vendosi që "Fisheku në Pajë" ti shfaqej dhe Enverit. Pra u vu në program. Të them të drejtën kanë qenë dy ditët më të vështira të jetës time. Gruaja u sëmur dhe ishte shumë keq. Gjatë shfaqjes unë isha caktuar të qëndroj me njerëzit e Komitetit të Partisë poshtë lozhës ku ishte dhe Enveri. Një muaj më përpara ishte anulluar një dramë në Korçë ose "Rrethimi i Bardhë". Po pra, sepse Enverit nuk i kishte pëlqyer dhe po të mos i pëlqente atij, nuk ishte e nevojshme të thuhej ndalojeni. Po mjaftonte të mos i pëlqente atij e ndalohej, por kishte dhe pasoja të mëdha. Është një moment në dramë kur fishekun artisti e hedh dhe thotë kot e kërkuam dhe kot e mbajtëm për 16 vjet, në pleh e ka vendin. Në këtë moment ra një qetësi në sallë. E unë dëgjova mbi kokën time një duartrokitje paf paf paf, ishte Enver Hoxha! Mori fund gjithçka dhe kaloi drama shkëlqyeshëm. Mirëpo Enveri kishte kërkuar autorin. Më del përpara Haxhi Kroi ose sekretari i tij dhe më thotë të kërkon shoku Enver. Po më takoi, më përqafoi dhe më tha fjalët më të mira, por tha dhe shkoni ta shfaqni në të gjithë Shqipërinë, biles dhe në Gjirokastrën time. Haxhi Kroi më thotë, e di se çfarë do të thotë kjo për ty? Po i thashë e kuptoj. Në fakt mbas dramës time m’u botuan drama të mira dhe më të dobëta, por megjithatë unë ia di për faleminderit Enverit. Ajo kohë ishte, i pëlqeu atij dhe unë vazhdova, por po të mos i pëlqente do të ishte ndryshe. Në të vërtetë kanë dalë dhe fakte, kur kanë dashur të më fusin në burg mbas një drame të vendosur nga unë në Korçë, por unë them se më ka shpëtuar koka dhe më vonë nga Ramiz Alia. Nejse sot nuk ka rëndësi. Unë nuk e ndjej veten të persekutuar në asnjë moment. Unë kam qenë i privilegjuar, sepse mbas asaj shfaqje, mua m’u hap rruga e dramaturgjisë dhe unë them (qesh) Enver Hoxha më ka bërë dramaturg. E di pse Besi, sepse mbas beteje dalin trima shumë. Dalin kur erdhi demokracia se si e kishin luftuar komunizmin njëri e tjetri. Por ju pata thënë në një mbledhje këtu në Shkodër , edhe unë e kam kundërshtuar në sy shokun Enver. Të gjithë më thanë, ti? Po mor po ju thashë dhe po jua tregoj. Enveri erdhi për tërmetin. Mbasi mbaroi së foluri na tha të gjithëve dëgjoni: e dëgjoj shpesh atë këngën Enver Hoxha tungjatjeta. Mos e këndoni atë këngë. Partisë ti këndoni. Në këtë moment, unë me nja katër vetë të tjerë aty afër u çova dhe fillova këngën: Enver Hoxha heu tungjatjeja sa këto male dhe sa këto shkrepa... E gjithë salla na shoqëroi. E Enveri çoi dy duart dhe tha nuk kam se çfarë ti bëj popullit. Pra unë e kam kundërshtuar në sy Enverin apo jo (qesh). Por dhe ai e ka pranuar gabimin. Besi miku im, malësori thotë se burrnisë mbas kuvendit dhe shiut mbas të korrave mos i beso.

- Zoti Kraja faleminderit për intervistën dhe ju uroj shëndet dhe krijimtari...

Faleminderit juve dhe gazetës ku shkruani.

Intervistoi: Besi Bekteshi

Më të lexuarat