BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Falje apo hakmarrje, Leka Bungo nis provat për dramën “Krishtlindja e fundit”

Falje apo hakmarrje, Leka Bungo nis provat për dramën

Vepra “Krishtlindja e fundit” me regji nga Leka Bungo do të vijë premierë në skenën e teatrit. Regjisori ka nisur provat me aktorët, dhe këtë herë rolet në vepër u janë besuar aktorëve të njohur, por dhe të rinj që do të jenë pjesë e premierës. Autori dhe regjisori Leka Bungo tregon se drama “Krishtlindja e fundit” muajin që vjen do të jetë premierë, dhe në skenë është si një produksion i pavarur teatror. Rolet në vepër regjisori Bungo ia ka besuar aktorëve Viktor Zhusti, Bujar Asqeriu, Mehdi Malkaj, Vangjel Toçe, pjesë e kastit të aktorëve është dhe artistja e re Julinda Emiri. Regjisori Leka Bungo tregon ka qenë një shfaqje, që nuk ka mundur dot ta realizojë më parë si premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Ai shprehet se nuk ka gjetur miratim më parë për të qenë në skenë. “Unë kam nisur punën me provat për shfaqjen teatrore “Krishtlindja e fundit”. Një vepër, që është e shkruar nga unë dhe me regjinë time. Një produksion i pavarur. Në role janë aktorë të teatrit që publiku i njeh, por dhe emra të rinj. Në shfaqjen luan dhe aktorja e re Julinda Emiri. Nuk kam pasur mundësi më parë për premierën në skenë, sepse në Teatrin Kombëtar nuk e kanë miratuar. Tani unë kam nisur punën dhe në dhjetor do të jetë premierë në skenë”, tregon regjisori Bungo. Sipas tij, është një vepër teatrore që përcjell mesazhe të forta dhe një temë shqiptare. “Është një dramë serioze dhe profesionale, dhe besoj se do të ketë mjaft interes. Kjo sepse tema është shumë shqiptare dhe e bukur, por ka edhe emocione”, tregon regjisori Leka Bungo “Mjeshtër i Madh”, që këto ditë po zhvillon provat në një nga sallat kur më parë punonin aktorët e Teatrit Kombëtar për shfaqjet. Puna për veprën teatrore për ta sjellë premierë ka nisur këto ditë nëntori, por regjisori Leka Bungo tregon se është e shkruar që para disa vitesh kur ishte në Amerikë. “E kam shkruar para tetë vitesh kur isha në Nju Jork. Vepra ka vërtetë mesazh të kohës”, pohon ai.

Hakmarrja dhe falja

Autori dhe regjisori Leka Bungo tregon se drama në thelb ka konflikt ndërmjet filozofisë së hakmarrjes dhe faljes, ku sipas tij duhet të triumfojë falja. “Drama rrek të prekë problemin e trafikimit të qenieve njerëzore. Në qendër është një viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, një vajzë 16 vjeçare. Drama fillon kur ajo kthehet nga Italia në Shqipëri, dhe vjen për t’u hakmarrë ndaj atij që e çoi në Itali, por atë e gjen deputet. Ai ka qenë dikur skafist në Vlorë dhe kur vjen në Shqipëri e gjen deputet. Hakmarrja që kërkon të bëjë ajo është krejt origjinale sipas mendimit tim. Ajo përcjell një mesazh, që është pothuajse edhe në Bibël i shënuar, që do të thotë njerëzit duhet të falin jo të hakmerren, kjo është një nga tezat e Biblës. Unë këtë e kam shtruar si problem në konfliktin themelor të dramës, dhe kjo tenton të përçojë mesazhin e saj, që njeriu duhet të falë dhe jo hakmerret”, pohon regjisori Leka Bungo. Pas vitit 2002, Leka Bungo emigroi në SHBA. Në reagimet e tij herë pas herë regjisori Leka Bungo ka qenë kritik për mungesën e dramës shqipe në skenën e Teatrit Kombëtar. Ai ka kërkuar gjithmonë dhe më shumë vëmendje për dramën shqipe, që sipas tij pak hapësira ka në skenat  teatrit në vend. Përveç punës si regjisor dhe Bungo ka shkruar edhe disa drama dhe skenare filmash, ndër to dramën "Pabesia" si dhe skenarët "Pas fasadës", "Gjuetia e fundit" etj. Filmi më i fundit që u realizua prej tij është ai me titull “Rrokullisja” ku në role angazhoi aktorë të njohur.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat