BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Fatmir Koçi: Me “Elvis Walks Home”, një temë universale e fokusuar në Ballkan

Fatmir Koçi: Me “Elvis Walks Home”, një temë

“Elvis Walks Home” është filmi më i ri i regjisorit Fatmir Koçi, me skenar nga Jonathan Preece, i cili do të shfaqet në festivalin e filmit në Montreal, Kanada. Filmi i ri shqiptaro-britanik me regji të Fatmir Koçit “Elvis Walks Home” (“Elvis kthehet në shtëpi”) ka përfunduar xhirimet një vit më parë. Këtë herë regjisori Koçi tregon se tema e filmit është universale. Filmi sjell në vëmendje fatin e disa fëmijëve jetimë, të cilët nga luftërat Ballkanike në vitin 1999 mbetën në rrugë. Një ditë, ata takohen me një imitues të Elvis Presley-t, i ardhur në Ballkan për të argëtuar trupat britanike. Asnjë nuk e di origjinën e tij. Është një shqiptar që ka emigruar dikur në Londër, dhe përpiqet ta harrojë nga ka ardhur. Rolet në film regjisori ia ka besuar aktorëve të njohur, por dhe emrave të rinj, një pjesë e aktorëve në film janë dhe fëmijët. Mickey luhet nga aktori Dritan Kastrati, i cili ka luajtur edhe në dy filmat e mëparshëm të Koçit, si “Amsterdam Express” dhe “Pit Stop Mafia”. Vetë Kastrati është larguar ilegalisht nga deti dhe ka shkuar me një kamion në Britani të Madhe kur ishte 12 vjeç. Rolet e fëmijëve refugjatë janë nga Klaus Laçi, Samuel Vargu, Armin Vargu, Vivian Biaggione, Enea Shinjatari, Arber Sinanaj, Lionel Boci, Gledi Spahiu, Jona Anastasi, Naiel Hoxha, Nikolla Shosha, Mikel Jaku, Reis Cani, Laura Cani. Ndërsa rolet e tjera  nga Romir Zalla, Amos Zaharia, Juli Emiri, Faton Gerbeshi, Arbies Komoni, Shkëlqim Bunjaku etj. Regjisori Koçi pohon se tema e emigracionit në Ballkan është shumë e ndjeshme. “Unë nuk jam në gjendje të them se do të ketë paqe e vetëm paqe, por që konflikt ka dhe do të ketë në Ballkan. Në qoftë se nuk do të ketë konflikt me armë, një konflikt shpirtëror e një konflikt për t’u larguar nga kjo zonë e shoh përditë. Mbi 90 përqind e të rinjve që unë kam pyetur, të paktën këto 4-5 vitet e fundit, thonë se duan të ikin. Nuk duan të ikin se e urrejnë këtë vend, duan të ikin sepse duan një mundësi”, u shpreh regjisori Fatmir Koçi. Këtë herë “Elvis Walks Home” siç shprehet regjisori ka një temë universale, por fokusi është dhe në rajonin tonë.  “Filmi ka një temë që është universale, por është e fokusuar te rajoni ynë. Boshti është egoizmi i një njeriu që ka humbur identitetin. Ai do ta humbë identitetin në këtë kaos dhe nuk do të identifikohet me vuajtjen nga ka ardhur. Dikur kam ikur thotë prej lufte, nuk dua të kthehem më këtu”, vijon më tej regjisori.

Financimi për filmin

Regjisori Fatmir Koçi tregon se filmi i tij më i fundit është i realizuar në 3 gjuhë: anglisht, serbisht dhe shqip. Muzika dhe montazhi janë të punuar në Londër e Amsterdam. Një prodhim kinematografik që siç bën me dije dhe regjisori do të konkurrojë në kategorinë A, në Festivalin e Filmit në Montreal, i cili do të nisë më 24 gusht. Buxheti në total për filmin arrin në shifrën 420 mijë euro dhe nga kjo shumë Qendra e Filmit ka investuar 250 milion lekë të reja. Në Montreal World Film Festival 2017, që zhvillohet nga data 24 Gusht - 4 Shtator "Elvis Walks Home" është seleksionuar në World Competition, për çmimin “Grand Prix des Americas”. Prodhimi kinematografik “Elvis Walks Home”, i cili vjen në regjinë e regjisorit Fatmir Koçit sjell një bashkëpunim të Film and Music Entertainment (F&ME) të Britanisë dhe Kkoci Productions and Zagreb’s Propeler Films. Në aktivitetin e tij me kinemanë, regjisori Fatmir Koçi është nominuar dhe ka fituar disa çmime në shpërblimet e ndryshme për film. Në Bratislava International Film Festival në vitin 2002 u nominua për filmin “Tirana, annee zero” (2001), në Cologne Mediterranean Film Festival në vitin 2002 fitoi Çmimin Special të Jurisë për filmin “Tirana, annee zero”. Në Montreal World Film Festival në vitin 1996 fitoi Shquarjen Speciale të Filmit të Parë për filmin “Nekrologji”. Në Namur International Festival of French-Speaking Film në vitin 2001 fitoi çmimin "Filmi i Parë më i Mirë" për “Tirana viti zero”, etj. Por sa i takon premierës në Shqipëri, “Elvis Walks Home” pritet të jetë në muajin nëntor në kinema. 

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat