BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Fatos Berisha:Kultura në hapësirat mbarëshqiptare nuk është prioritet, shikohet si një e keqe e domosdoshme

Fatos Berisha:Kultura në hapësirat mbarëshqiptare nuk

Teatri shqiptar duhet të ketë më tepër përfaqësime në skenat e huaja në festivale të ndryshme. Kjo deri tani nuk ka qenë sa duhet dhe për regjisorët sjell probleme sa i takon përballjes me vlerat e teatrit. Në intervistën për “SOT”, regjisori i njohur Fatos Berisha rendit një sërë problemesh për teatrin dhe jetën kulturore. Sipas tij, festivalet e teatrit janë të domosdoshme për ballafaqimin e vlerave teatrore, dhe për të parë nivelin artistik. Për regjisorin Fatos Berisha tjetër problem është që arti dhe kultura në shoqëritë shqiptare shikohen si një e keqe e domosdoshme, gjë që është e dëmshme sipas tij. Për regjisorin jo vetëm që duhet të ketë më shumë vëmendje për teatrin, por dhe buxheti për kinematografinë shqiptare duhet të rritet. Regjisori tregon se përgjegjësia për problemet e jetës artistike nuk është vetëm e institucioneve, por dhe vetë artistët që duhet të jenë më kërkues. Këto ditë në Tiranë premiera teatrore “At Sergi” po shfaqet në skenën e Teatrit Eksperimental me regji nga Fatos Berisha, një bashkëpunim që ai e vlerëson shumë.

-Në Tiranë ju vini sërish për teatrin. Premiera “At Sergi” me regji nga ju vjen premierë për publikun. Si u bë i mundur realizimi i shfaqjes dhe si nisi bashkëpunimi për këtë projekt?

Ne deri këtu kemi ardhur falë një ëndrre të ideatores së këtij projekti dhe producentes Kozeta Kurti. Ajo kishte ëndërr, që novelën “At Sergi” nga Leon Tolstoy ta vinte në skenë si shfaqje teatrore dhe kështu nisi puna. Ne u takuam më parë në Prishtinë për këtë projekt, dhe ka qenë një bashkëbisedim për një kohë të gjatë. Unë se kisha lexuar më parë këtë vepër, pasi ajo më tregoi e lexova dhe “u infektova” me idenë për ta vënë në skenë. Që në fillim e kam ditur, që është i vështirë një klasik i tillë si Tolstoy për ta vënë në skenë. Me sa di unë kjo novelë nuk është vënë në skenat e Ballkanit si shfaqje teatrore. Kështu filloi rrugëtimi me shfaqjen. Unë propozova, që kjo vepër të dramatizohet për në skenë nga një autor nga Kosova, Shpëtim Selmani, me të cilin kam bashkëpunuar dhe për të tjera projekte. E dija që ai mund ta bënte këtë, sepse besoja në estetikën e tij dhe aftësitë e tij. Është punuar shumë për të ardhur te një tekst, që për mua ishte mjaftueshëm i mirë për të filluar punën më pas me aktorët e veprës. Ne bëmë audicionin në Tiranë ku pati mjaft aktorë që erdhën. Tani që ka përfunduar premiera them që jam i kënaqur me punën. Për këtë projekt falenderimi shkon dhe për dy ministritë e Kulturës në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe disa sponsorë privat. Një kooproduksion mes dy vende që është përkrahur.

-Vepra është bashkëprodhim dhe me Kosovën. Kur do të jetë dhe atje premiera?

Duke qenë bashkëprodhim ne e kemi dhe obligim për ta çuar edhe në Kosovë. Sipas bisedimeve që kam bërë besoj do të jetë në skenën e teatrit në Kosovë më datë 28 nëntor, sepse është dhe festa, dhe vepra është në bashkëprodhim Shqipëri-Kosovë.

-Ju jeni aktiv me aktivitetin tuaj artistik, ku së fundmi sollët në skenë premierën teatrore “At Sergi”. Më parë mbaruat dhe filmin. Si ka qenë ky vit për ju?

Ky vit më ka shkuar nga puna në punë me projekte. Ne ankohemi kur nuk kemi punë, por fatmirësisht unë kam pasur shumë punë. Ky vit nis me një shfaqje në Kosovë në Teatrin Kombëtar, më pas kam qenë me xhirime me filmin “Cirku fluturues”, ishte festivali i filmit, tani jam sërish këtu me një tjerë shfaqje premierë ku jam regjisor. Të hënën do të jem në Shkup për të vijuar montazhin filmit, më pas do të jem në teatrin e Shkodrës për një tjetër shfaqje teatrore.

 

-Sa problem mbetet për ju infrastruktura në institucionet teatrore, si në Shqipëri dhe Kosovë?

Është pak a shumë një situatë e ngjashme si në Shqipëri dhe në Kosovë me aq sa unë kam informacione. Fatkeqësisht ka probleme me institucionet e teatrit në përgjithësi dhe gjendjen e tyre. Kosova është rindërtuar pas luftës dhe me objekte. Janë rindërtuar pothuajse të gjitha shkollat, si dhe objekte të tjera, ama vetëm teatro as nuk janë ndërtuar as rindërtuar. Ky është një problem gjithëshqiptar dhe jo vetëm në Shqipëri ka teatro me probleme. Kjo sepse kultura në hapësirat mbarëshqiptare nuk është prioritet jo vetëm nga qeveritë, por dhe nga vetë shoqëria. Nganjëherë kam bindjen sikur artin e shikojnë si një e keqe e domosdoshme, që hajt se duhet ta bëjmë dhe vetëm kaq. Por kjo reflekton në të gjitha aspektet. Unë e dëgjoj dhe veten dhe të tjerë kur flasin, dhe po mendoj që nuk duhet të ankohem më, sepse dhe jam lodhur duke folur nga ankesat. Tani nuk dua të ankohem më, por dua të punoj aq sa mundem. Këtë po bëj realisht. E theksoj, që jo vetëm ministritë e Kulturës që kanë përgjegjësi, por dhe ne vetë si shoqëri duhet të bëjmë më shumë, dhe të jemi më kërkues në kërkesat tona. Nëse shoqëria jonë shqiptare e shikon kulturën si një e keqe e domosdoshme, kjo është rrezik për shoqëritë tona. Ky është problem që vijon, dhe është jo vetëm i dikastereve që mbajnë kulturën, por dhe vetë ne kemi përgjegjësi. Moskujdesi ndaj kulturës është moskujdes ndaj qytetarit, që duhet të ketë nevoja të konsumit të kulturës. Mendohet se me investimin në arsim mbulohet dhe kultura. Por nuk mbulohet kultura duke investuar në arsim. Kultura kërkon investimet e saja.

- Niveli artistik në shfaqje dhe filma diskutohet jo pak. Si ndikon për ju mungesa e kritikës profesioniste për artin?

Mungesa e kritikës në art është problem, flas për teatrin dhe filmin. Por duket sikur jemi pajtuar të gjithë që ajo nuk ekziston dhe jeta vazhdon dhe pa të. Por është shumë keq, sepse ne nuk i nënshtrohemi një vlerësimi kritik nga profesionistët për teatrin dhe filmin, kemi vetëm publikun. Në momentin që hapen dyert e teatrit publiku e shikon shfaqjen, dhe sigurisht që kjo ka shumë rëndësi. Por ama ndihet mungesa e kritikës profesioniste në art. Ne duam të kemi kritikë profesioniste teatrore si dhe për filmin, që realisht na jep referencë për të ecur përpara, për ta parë veten dhe për të përmirësuar. Mbase është dhe çështje financiare ky problem. Sepse kultura nuk është prioritet dhe përkrahur, nuk paguan njeri një shkrim të vërtetë kritik për një produkt kulturor.

-Ju vijoni aktivitetin dhe me filmin, për ju ku është sot kinematografia shqiptare?

Kinematografia për mua në dallim prej teatrit, si në Shqipëri dhe Kosovë ka më tepër zhvillim. Kinemaja është në një trend rritje pozitiv. Ka një progres dhe këtë e them, duke u bazuar në disa fakte dhe informacionet, që di unë si kineast vetë dhe një njeri që jeton dhe në Shqipëri dhe punon edhe në Kosovë. Mund të mos jetë e kënaqshme se sa është buxheti për qendrat e filmit, por ama ka rritje. Kemi rritje të prodhimit të filmit. Po bashkëprodhohet dhe me shtete të tjera për filmat dhe kjo merr shumë rëndësi. Jo vetëm Shqipëria dhe Kosova të dyja, por dhe me shtete të tjera. Kjo është trendi evropian. Ka filma nga Kosova dhe Shqipëria, që janë të suksesshëm në festivalet ndërkombëtare, sepse ky është tregu i tyre, pasi rrejti i kinemave si në Shqipëri dhe në Kosovë është inekzistent, ne nuk kemi kinema për filmat. Janë pak kinema dhe rrejti janë festivale e filmit. Suksesi është evident dhe nuk mund ta mohojmë suksesin me filmat si ata me metrazh të shkurtër por dhe të gjatë. Më i fundit sukses filmi me regji nga Bujar Alimani, ku “Delegacioni” më i miri në festivalin ndërkombëtar të Varshavës. Me sa di unë është çmimi më i madh që ka marrë deri tani ndonjë film nga Shqipëria, sepse është dhe festival i kategorisë A. Suksesi i filmit duhet të sjellë dhe më shumë buxhet, shteti duhet ta vlerësojë kinematografinë shqiptare.  

-Ju pohoni pjesëmarrjen e filmave shqiptarë në festivale të ndryshme. Por sa i takon teatrit të paktën në Shqipëri janë të pakta përfaqësimet e shfaqjeve tona në Europë me festivale. Si ndikon kjo?

Teatri në Kosovë ka depërtuar pak më shumë se ai në Shqipëri në skenat e huaja në festivale. Por festivalet si të filmit dhe teatrit janë pjesë e domosdoshme e zhvillimit. Ekzistenca e tyre është e rëndësishme. Por festivalet e teatrit si në Kosovë dhe në Shqipëri e ndihmojnë shumë dhe industrinë vendore. Janë pikëtakimi, dhe ne kështu zhvillohemi. Njëlloj si sporti, nuk mund të zhvillohesh si sportist nëse bën stërvitje dhe shkon në shtëpi dhe nuk luan, nuk bën garë. Filmi në këtë aspekt ka ecur më përpara në prezantimet në festivale, kjo dhe për shkak të teknologjisë së zhvilluar dhe kjo sjell dhe zhvillimin e industrisë. Por teatri ka probleme më shumë në këtë aspekt. Është problem i madh logjistik fillimisht. E dyta ne jemi dhe pak aktiv vetë me teatrin. Duhet të jesh aktiv që të çosh shfaqje në festivale të teatrit. Ne jemi pak aktiv nga ana e teatrit dhe duhet ta kritikojmë vetveten. Ne kemi pak festivale ndërkombëtare të teatrit, që zhvillojmë dhe brenda vendeve tona. Ne duhet të shkojmë dhe vetë të shikojmë shfaqjet, sepse ne nuk e dimë se ku jemi në tregun Europian. Teatri duhet të jetë i hapur, pra shfaqjet të qarkullojnë në festivale të ndryshme dhe sigurisht që kjo kërkon dhe buxhet dhe ndihmë nga shteti. Ne patëm në Tiranë Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit dhe shumë mirë që u bë, ku ishin 14 shfaqje. Një festival që erdhi pas shumë vitesh mungesë. Ne duhet të shikojmë përmes festivaleve se si është gjendja e industrisë teatrore sot me teatrin shqiptar dhe ai festival që u bë në Tiranë duhet të vijojë traditën, të mos ketë ndërprerje. Por ajo që unë dua, është që duhet të kemi një bord selektues për shfaqjet teatrore që marrin pjesë në një festival ndërkombëtar që mund të bëhet në vendet tona, ku të shikojmë prodhimet e huaja por dhe tonat. Të jetë kriter niveli artistik, të ketë konkurrim dhe jo vetëm prezantim.

-Artistët kanë kërkuar që të jetë bashkëpunim mes ministrive tona të Kulturës festivali mbarëkombëtar? Për ju si mund të ketë ky organizim, çfarë sjell?

Kjo do të ishte një ide shumë e mirë, sepse ne kemi shfaqje teatrore. Të tria ministritë e Kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni duhet ta financojnë zhvillimin e një festivali të tillë teatror, i cili duhet të mbahet çdo vit, sepse ne kemi prodhime që mund të selektohen. Por shfaqjet duhet të selektohen nga selektorët dhe jo të vendosë vetë teatri se çfarë do të sjellë. Sepse në këtë mënyrë zhvillohet dhe një garë e fortë. Dhe këta ta bëjë një bord i ndarë nga teatrot, i pavarur me profesionistë që të bëjë përzgjedhjen e shfaqjeve dhe të udhëheq festivalin.

Intervistoi: Julia Vrapi