
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Faza e dytë e kërkimit arkeologjik në akropolin e Butrintit

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Shtator 2023

Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës po vazhdon me fazën e dytë të kërkimit arkeologjik në akropolin e Butrintit. Që nga viti 2019, janë bërë përpjekje për të hetuar akropolin e Butrintit me synim, rindërtimin e historisë së tij të gjatë. “Këtë vit, grupi i punës i përbërë nga studentë dhe specialistë italianë dhe shqiptarë, po përqendrohet në gërmimin e një ndërtese. Ajo mund të jetë përdorur përgjatë shumë shekujve duke filluar nga periudha romake perandorake. Paralelisht me gërmimet po studiohen edhe materialet që gjenden gjatë punës”, thuhet në faqen e parkut kombëtar arkeologjik të Butrintit, ku janë ndarë dhe disa foto gjatë punës me gërmimet arkeologjike. Kërkimi arkeologjik që po kryhet në akropolin e Butrintit vjen në vijim dhe të tjerë projekteve, që po zhvillon Instituti i Arkeologjisë në vendin tonë në bashkëpunim me universitetet e huaja. Parku kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit. Zemra e parkut kombëtar është qyteti antik i Butrintit, ekzistenca e të cilit vazhdoi pa ndërprerje, që prej periudhës së prehistorisë e deri në mesjetë, duke ofruar kështu një shumëllojshmëri kulturash dhe periudhash historike. Në saj të vlerave të larta historiko-kulturore qyteti antik i Butrintit u përzgjodh fillimisht si Monument Kulture në vitin 1948, në ligjin e monumenteve të Kulturës së Shqipërisë. Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Republikës së Shqipërisë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Brenda parkut ndodhen 10 zona të shquara arkeologjike që lidhen me historinë e Butrintit.
Më të lexuarat


Ekspozita “Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta” me vepra nga fondi i GKA është prezantimi i krijimtarisë së dhjetra artistëve

Rrugëtimi historik i nënshkruesve të aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, një ekspozitë në MHK

Premiera e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure” në dhjetor, prodhim i vitit 1976 me regji të kineastit Dhimitër Anagnosti shfaq disa nga aktorët më të mirë të kohës

“Folk Fest” do të shpalosë një mozaik kulturor me vlerat më të mira muzikore, koreografike e etnografike

“Komploti” nga shkrimtari Ben Blushi libri më i shitur në Panairin e Librit, me 2500 kopje

7 objekte të trashëgimisë kulturore janë restauruar pas dëmtimeve nga tërmeti i nëntorit 2019

Teatri i Operës dhe Baletit në 70 -vjetor, artistët: Është institucioni kryesor i artit muzikor në vend, një periudhë e vështirë kur për disa vite para ‘90 u ndaluan veprat e huaja

Filmi “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo” në kinema “Agimi”

Teatri Kombëtar i Kosovës me veprën “1984” nga autori George Orwell në Tiranë

Luftar Paja: Trupat artistike skenike që punojnë në ansambël kanë rezultate të larta dhe harmoni të shkëlqyer
