BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Ferdinand Hysi: “Tri mendje në ankand”, pavarësisht kohës që është shkruar, është akoma aktuale

Ferdinand Hysi: “Tri mendje në ankand”, pavarësisht

Vepra "Tri mendje në ankand” e autorit të njohur Ferdinand Hysi do të jetë në teatrin e Mitrovicës. Një grup artistësh të udhëhequr nga regjisorja Marigona Bekteshi po punojnë me këtë vepër shqiptare, që ka njohur deri tani suksese në skena dhe festivale. Dramaturgu nga Shqipëria Ferdinand Hysi e vlerëson shumë punën që po bëhet për të sjellë një nga veprat e tij, në skenë për publikun. Një projekt i radhës i teatrit në Mitrovicë, ku ai shprehet se edhe pse është e shkruar prej tij vite më parë, ajo është aktuale dhe në kohën që jetojmë tani. “Unë si autor e vlerësoj shumë, që kjo vepër rivihet në një teatër në Kosovë. Kjo si për vetë veprën, që tregon se pavarësisht kohës kur është shkruar dhe pavarësisht që është vënë disa herë në skenë ajo është akoma aktuale. Dhe së dyti është edhe e para vepër e imja, që vihet në një teatër të Kosovës, pavarësisht lidhjeve të mia me shumë regjisorë dhe aktorë në Kosovë. Vihet tani nga një regjisore e re, por me disa eksperienca vëniesh në skenë, si edhe bashkëpunimi i saj me teatrin “Petro Marko” në Vlorë”, tregon autori Hysi, për këtë vepër teatrore. Në reagimin e tij dramaturgu i njohur Ferdinand Hysi thotë se ka qenë në Mitrovicë më parë me një tjetër vepër të tij, ajo me titull “Testamenti”. Ai thotë se vlerëson mikpritjen nga publiku. “Unë para disa vitesh kam qenë në Mitrovicë me shfaqjen e dramës sime “Testamenti” vënë nga teatri Vlorë, dhe kam mbetur shumë i entuziazmuar nga mikpritja e spektatorit të Mitrovicës, ishte me kulturë dhe nivel”, tregon mes të tjerave autori Ferdinand Hysi.

Vepra në skena

“Tri mendje në ankand” është vënë në skenat e Shqipërisë disa herë. Kjo vepër shqiptare që është aktuale dhe në kohën sot, është vënë në Vlorë, Elbasan dhe Tiranë. Vepra u vu në skenë në 1994 në Vlorë dhe në festivalin kombëtar në Tiranë mori tre çmime, mes tyre dhe çmimin e dramës më të mirë. Më pas në Tiranë ishte teatri “Metropol” që e vuri në skenën e tij, dhe mori 10 çmime të ndryshme, dy herë dhe për dramën më të mirë. Po kështu më 2014 u prezantua dhe në Vjenë nga trupa e teatrit të Metropolit. Kjo vepër ka njohur deri tani suksese dhe është vënë edhe në Kroaci më parë në gjuhën kroate nga teatri “Mërgimtari, po ashtu është vënë në skenë dhe me një Festival Universitar nga studentët. Autori Ferdinand Hysi tregon se ende nuk dihet se kur do të jetë në skenë shfaqja, por thotë se do të jetë pjesë e sezonit artistik. Ngjarja në vepër ndodh e gjitha brenda mureve të një spitali psikiatrik, ku tre të sëmurët kanë vetëm një shqetësim, i cili mbush ditët e tyre: si të mbyllin vrimat e kësaj ndërtese, e cila pikon nga të gjitha anët. Vepra në kohën kur u shkrua më 1993 u quajt një komedi satirike. Drama “Tri mendje në ankand”, e autorit Ferdinand Hysi është një hap drejt një teatri absurd, e cila shënon një kthesë në dramaturgjinë e autorit, të shkruar deri në këtë periudhë. Ferdinand Hysi është një dramaturg i njohur me veprat e tij ndër vite. Prej disa dekadash ai ka shkruar disa vepra për Teatrin Kombëtar në Shqipëri, veprat e të cilit janë vlerësuar me çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ai është vlerësuar nga ETC (European Theatre Convention) duke u shpallur një ndër 120 autorët më të mirë në Europë (Of the 120 best contemporary) shoqëruar dhe me dramat përkatëse përkthyer në gjuhën angleze për veprat “Një Tablo absurde” dhe “Tri mendje në ankand” nga komiteti organizator.