Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festa mbarëkombëtare e humorit rikthehet pas 30 vitesh në Shkodër, “AlbcoMik” mbledh artistët më të mirë

Postuar: 08/11/2019 - 07:25

Festa mbarëkombëtare e humorit nis këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës. Në teatrin “Migjeni” do të jenë në skenë aktorët më të mirë të humorit shqiptar. Me autor dhe regji nga Arjan Çuliqi, kjo festë mbarëkombëtare e humorit sjell në skenën e Shkodrës edhe aktorët nga Kosova. Para viteve ‘90 në këtë qytet kanë qenë zhvilluar “Ditët e Humorit”, dhe sipas regjisori Arjan Çuliqi ky aktivitet rikthehet si një festë mbarëkombëtare e humorit me emrin “AlbcoMik”. Autor dhe regjisor i kësaj feste mbarëkombëtare të humorit, “Mjeshtër i Madh” Arjan Çuliqi shprehet se të gjithë aktorët e humorit do të jenë bashkë në skenë, me materiale të bukura për publikun. “Në skenë do të jenë artistë nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe janë shumë dhe artistë të rinj pjesë e kësaj feste. Të gjithë aktorët do të vijnë bashkë, nga Fieri, Shkodra, Vlora, Gjakova, etj, por këtu janë dhe shumë talente të rinj”, tregon regjisori Çuliqi.Festa nis këtë mbrëmje për të vijuar dhe të shtunën e të dielën në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Por regjisori Arjan Çuliqi shprehet se synon të përcjellë më të bukurën e humorit.“Qëllimi është që të marrim më të mirën e humorit dhe ta sjellim në një formë moderne, duke i hequr banalitetin. Shkodra është qyteti ku ka lindur humori. Qyteti që ka prodhuar shkrimtarë, aktorë e artistët më shumë se çdo qytet tjetër dhe është vendi, ku dhe dikur para viteve ‘90 festivali i humorit është bërë gjithmonë në Shkodër dhe janë quajtur “Ditët e Humorit”. Do të jenë në festë të gjitha zhanret e humorit, komedi, skeçe, grimca humoristike, etj. Unë e kam quajtur festa mbarëkombëtare e humorit “AlbcoMik”, pohon më tej regjisori i njohur Arjan Çuliqi. Regjisori tregon se një pjesë e materialeve të humorit janë shkruar edhe nga vetë artistët, që do të jenë në skenë, ndërsa do të përcillen problematika të ndryshme. “Materialet për këtë festë janë shkruar nga unë, por dhe nga autorë nga Gjakova. Po ashtu dhe parodistët e Vlorës, i kanë shkruar vetë materialet. Në këtë festë të humorit janë problemet e rinisë, të jetës sot, problemet e smogut, probleme të përditshme, problemet e divorcit, janë të gjitha problematika të kohës në materialet në “AlbcoMik””, tregon regjisori Arjan Çuliqi.

 Artistë në skenë

Festa mbarëkombëtare e humorit sjell në Shkodër aktorë të ndryshëm. Në skenë do të jetë dhe aktorja e njohur Dana Xhaj “Mjeshtre e Madhe”. Aktorja tregon se në këtë festë, rëndësia qëndron se rikthehet pas tre dekadash në këtë qytet, aty ku dhe lindi si aktivitet. “Në radhë të parë e rëndësishme, që po kthehet pas 30 vitesh në Shkodër aty ku e ka shtëpinë humori. Shkodra mbetet Shkodra e humorit. E dyta,do të jemi të gjithë bashkë si dikur me aktorët më të njohur në Shqipëri e Kosovë, dhe e treta në këtë festival do të promovohen artistë të rinj, çka është shumë e rëndësishme, sepse Shkodra gjeneron talente. Jemi të gjithë bashkë në një shfaqje dhe do të interpretojmë me njëri- tjetrin, është një ndërthurje e bukur”, pohon aktorja e njohur Dana Xhaj, që ka interpretuar prej 42 vjetësh si profesioniste në variete, dramë e komedi në teatrin “Migjeni”, i pari teatër në të gjitha trevat shqipfolëse, që dekorohet me titulli “Nderi i Kombit”. Sipas aktores Dana Xhaj, regjisori Arjan Çuliqi ka bërë një përpjekje tre vjet për ta rikthyer në Shkodër këtë festë të humorit. “E njëjta shfaqje për tre net, kjo është gjetja e këtij viti si fillim. Kjo është gjetja e regjisorit Çuliqi, sepse ai ka edhe libretin e regjine, është ai që ka luftuar tre vjet për ta kthyer në Shkodër këtë manifest. Vitin tjetër do jetë me çmime e çdo trupë do të ketë shfaqjen e vet”, pohon aktorja e njohur. Drejtues orkestre në këtë festë të humorit është Ilir Zoga, skenograf Hysni Halili,koreograf Muhamet Saiti. Marrin pjesë, humoristët Luftar Paja ( Artist i Popullit), Zyliha Miloti ( Mjeshtre i Madh), Zef Deda ( Mjeshtër i Madh), Besnik Çinari ( Mjeshtër i Madh), Dana Xhaj ( Mjeshtre e Madhe), parodistët e Vlorës, Qumili ( Gjakovë), Edmond Halili ( Durrës), Albano Prodani ( Korçë), Agim Skara ( Peshkopi), Muhamet Çekini, Fritz Selmani, Ergys Saraçi, Ketlin Pjalmi dhe Klodiana Vata. Kësja feste nuk i mungojnë dhe këngëtarët, Mukades Çanga ( Mjeshtre e Madhe), Rezarta Smaja, Laurjan Ejlli, Hajro Pepa, Orjeta Kelaj dhe Leonard Guga. Orkestra përbëhet nga Ilir Zoga, Namik Jahja, Fatmir Mesi, Bledi Doçi, Dritan Mlika, Indrit Kodraliu. Festa mbarëkombëtare e humorit mbështetet nga Ministria e Kulturës, bashkia e Shkodrës si dhe RTSH, që do ta xhirojë./ Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 07:30

Konferenca shkencore ndërkombëtare "Shqiptarët dhe koalicioni antifashist në Luftën e Dytë Botërore" po zhvillohet në Akademinë e Shkencave, në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të vendit.

Postuar: 15/11/2019 - 07:29

Shfaqja “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”, nesër në mbrëmje vjen për publikun në teatrin

Postuar: 15/11/2019 - 07:27

 Festivali i filmit “Anifest Rozafa” përfundoi edicionin e dhjetë në qytetin e S

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Vepra "Zhizel" i përket fondit të artë të baleteve botërore, por Teatri i Operës dhe Ba

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Në parkun arkeologjik të Apollonisë përfundoi me sukses “Workshop në restaurimin e mozaikëv

Postuar: 14/11/2019 - 07:40

Aktorët e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, këtë mbrëmje janë në Zadar të Kroacisë për shf

Postuar: 14/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit “Tirana 2019” nisi në Pallatin e Kongreseve edicionin e 22, duke bër