
BREAKING NEWS
"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

x
BREAKING NEWS
Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

x
BREAKING NEWS
Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

x
BREAKING NEWS
E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

x
BREAKING NEWS
Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

x
BREAKING NEWS
Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

x
BREAKING NEWS
Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

x
BREAKING NEWS
Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej 3 ditësh në një ishull me hetues të FBI

x
Festivali “Balkan Trafik” në Bruksel, të parët në skenë artistët e Ansamblit Kombëtar

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Maj 2014

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ka hapur edicionin e tetë të festivalit “Balkan Trafik” në Bruksel. 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës u kthye në një festë të madhe popullore në Grand -Place, sheshi më i bukur në Bruksel. Me dhjetëra mijëra njerëz të moshave dhe kombësive të ndryshme të ardhur dhe nga shumë vende të botës, ndërmjet tyre shumë bashkatdhetarë ishin mbledhur në këtë shesh të famshëm mes një atmosfere festive. Të pranishmit në Grand Place, përfaqësues të medias e shtypit belg e atij ndërkombëtar u shprehën me fjalët dhe përshtypjet më të mira nga niveli i lartë i shfaqjes së Ansamblit tonë. Ky koncert u konsiderua prej tyre si një dhuratë e bukur e kulturës dhe muzikës shqiptare në një festë të madhe popullore si kjo, në një prej shesheve më të bukur të Evropës. Jehona e kësaj shfaqjeje vijon në faqet e shtypit dhe medias, ku ashtu si dhe Ansambli Kombëtar vlerësimet vijuan dhe për Grupin Artistik të Shoqatës Shqiptare “ Vatra”. Ndërkohë, shtohet interesimi për shfaqjet e Ansamblit tonë në kuadrin e festivalit “ Balkan Trafik”. Në tribunën e ngritur me këtë rast në qendër të sheshit të famshëm “ Grand Place” u ngjitën Komisionerja e BE-së Kristalina Giorgieva, Drejtori i Përgjithshëm i Festivalit “Balkan Trafik” Nicolas Wiewrs, Ambasadorja e Kosovës, Mimoza Ahmetaj dhe të tjerë. Në vijim, Ansambli ynë, i dhuroi publikut mes ovacioneve dhe duartrokitjeve të parreshtura një buqetë të freskët me krijimet më të mira e tradicionale të këngëve dhe valleve shqiptare. Sheshi Grand Place u zbukurua nga kostumet shumëngjyrëshe të grupit të valleve, të cilët mes shoqërimit të orkestrës virtuoze interpretuan disa prej valleve më të njohura të këtij Ansambli nga të gjitha trevat e vendit tonë. Në fund të koncertit, valltarëve të ansamblit në sheshin Grand Place iu bashkuan me qindra të pranishëm, duke krijuar një rreth gjigand vallesh dhe kostumesh shumëngjyrëshe, të cilat ndezën atmosferën në sheshin më të bukur karakteristik të Evropës. Pas shfaqjes së Ansamblit, festa vijoi me pjesëmarrjen e grupeve amatore të valleve të komunitetit shqiptar të komunës së Molenbeekut, Bruksel. Këtë vit gjithçka nisi me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve nga Shqipëria, një nga më të vjetrit në Ballkan, duke vazhduar me valltarët bullgarë nga Shiroka Luka dhe Ansamblin nga Serbia Kolo. Në festival këtë edicion është i pranishëm edhe grupi Antwerp Gipsy-Ska Orkestra, Balkan Trafik Orkestra, Caci Vorba nga Polonia, Kolektif Istanbul dhe Gjyshet nga Bistrica, këto të fundit muzikante nga Bullgaria. Sivjet festivali është përqendruar në muzikën rome, dhe pjesën evropiane që e kultivon këtë muzikë. Fokusi i sivjetmë i festivalit është Greqia, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të këngëtarit legjendë, Dalara, por edhe shtetet tjera tanimë kanë përfaqësuesit e tyre në këtë festival.
Ansambli Kombëtar sot në Bozar
Pasi Festivali “ Balkan Trafik” u deklarua i hapur, iu dha fjala për të përshëndetur të pranishmit e shumtë në shesh Ambasadorit të Shqipërisë në Belgjikë, z. Ilir Tepelena. Ndër të tjera, ai tha se: “Në guidat turistike të Brukselit shkruhet se ‘nëse doni të thoni diçka, thuajeni ne Bruksel’. Edhe sot Shqipëria dhe shqiptarët do ta thonë fjalën e tyre përmes Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, por edhe kultura shqiptare do të flasë në Bruksel, në kryeqytetin e Belgjikës, Evropës dhe botës së kulturës kozmopolite”. Ansambli ynë do të vijojë shfaqjet e tij në mjediset e Qendrës së Arteve të Bukura ( Bozar) dhe sot në orën 16:15, ai do të japë bashkë me grupin polifonik popullor “Jonianet dhe Sazet” koncertin e tij zyrtar në sallën madhështore “ Henry le Boeuf”. “Balkan Trafik Festival” nisi këtë edicion në ditën e parë të muajit maj, ndërsa për katër ditë me radhë muzikë, filma, ekspozita do të ketë në Qendrën e Arteve në Bukura Bozar në Bruksel. Pjesëmarrja e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ne festivalin “Ballkan Trafik” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Ambasada e Shqipërisë në Belgjikë, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori”, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit.Nga Julia Vrapi
Më të lexuarat


Senati i ASA-s mblidhet për buxhetin dhe aktivitetet, shqetësim mungesa e fondeve për investimet në rikonceptimin e Muzeut të Arkeologjisë dhe arkivat e instituteve

Adriano Martinolli D’Arcy dhe Petar Pejcic, protagonistët e koncertit “Violonçeli misterioz”

Shfaqja “Mendje të bukura, shpirtra të lirë”, kushtuar tre shkencëtareve, Mari Kyri, Sabiha Kasimati dhe Rozalinda Frenklin

Anastas Kostandini nis punën për krijimin e një mozaiku

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT
