BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Kultura

Festivali Adriatiko-Jonian i Teatrit mbi Trashëgiminë Kulturore Jomateriale, me produksione të ndryshme

Festivali Adriatiko-Jonian i Teatrit mbi Trashëgiminë Kulturore

Festivali Adriatiko-Jonian i Teatrit mbi Trashëgiminë Kulturore Jomateriale paraqiti produksionet artistike shqiptare të strukturuara në tre mbrëmje, të cilat për arsye të kufizimeve të pandemisë covid-19, u ofruan në versionin online përmes kanalit youtube të dedikuar. Mbrëmja e parë e titulluar “Tinguj dhe Vargje” u mbështet në krijimet poetike e fëmijëve të ngujuar prej gjakmarrjes, si dhe një tregimi të M.B. Frashërit. Koncepti regjisorial i një fuzioni midis poezisë, tregimit, muzikës tradicionale dhe asaj klasike u zbërthye përmes interpretimit të materialeve të përzgjedhura nga Ana Maria Dede, Avila Skendaj, Vinsent Prendushi, Dajana Nenaj, Bujar Hoxha, Donald Shehu, Gerti Palali, Aldi Areza piano dhe Pëllumb Meta lahutë. Regjia dhe montazhi Klaudia Pashnjari dhe Mauro Zace. Mbrëmja e dytë, filmi i shkurtër “21001 ditë” me regjisor Endi Hoxha dhe producent qendra “Event”, trajtoi nga një këndvështrim origjinal dramën e gjakmarrjes, nga një histori e një ngujimi të një familjeje shqiptare tre brezash. Në role, përveç protagonistit Gjoni (fëmijë) Ergi Shushku, u prezantuan Guljelm Radoja, Bujar Asqeriu, Margent Caushi, Daniela Koka, Edison Hallaqi, Klodiana Vata dhe Anisa Grenazi. Mbrëmja e tretë, “Pranga Gjaku” nga një ide e Dajana Nenaj u shndërrua në një eksperiment të trefishtë të idesë nga ana e tre regjisorëve të përzgjedhur, të cilët, punuan në mënyrë të pavarur mbi materialin dramatik, duke shpërfaqur tre projeksione profesionale kurajoze dhe të ndryshme të tekstit fillestar. Regjisorë Aldi Hysotoçi, Dajana Nenaj dhe Xhuljano Brisku. Në role Greta Baci, Silvana Likaj, Arion Osmani, Astjano Shehaj, Donald Shehu, Kevin Rrapaj, Klevis Delibashi dhe Xhuljano Brisku. Regjia dhe montazhi Audiovideo Adri Rudi dhe Frenki Veshi. Tendenca e muajve të fundit të produksioneve të transmetueshme online dhe nevoja për të zgjeruar audiencën e shfaqjeve të projektit “ADNICH” për Universitetin e Arteve dhe qendrën “EVENT” bëri që organizatorët të synonin një teknikë komunikimi dhe mesazhesh të lidhura ngushtë me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, duke realizuar kështu një implementim të festivalit përmes kanalit youtube të “ADNICH”, të rrjeteve sociale të Universitetit të Arteve dhe qendrës “EVENT”. Një nga elementët pozitivë të kësaj strategjie komunikimi dhe zgjerimi audience është edhe fakti, që duke qenë i ngarkuar online dhe me tregues të qartë të linkut për të ndjekur shfaqjen e dëshiruar, niveli i publikut të jetë një numër që pëson vetëm rritje. Festivali u zhvillua gjatë datave 19-21 mars.