Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali “Brumi i Jetës”, me traditën dhe folklorin në qytetin e Gjirokastrës

Postuar: 07/09/2018 - 07:32

  Festivali “Brumi i Jetës” me traditën dhe folklorin solli një atmosferë festive në qytetin e Gjirokastrës. Grupe folklorike dhe mjeshtra të gatimit nga qytete të ndryshme iu bashkuan këtij festivali për dy ditë me radhë. Festivali mbrëmë në odeonin e qytetit shënoi natën e fundit, ku mes grupeve pjesëmarrëse ansambli “Isuf Myzyri” përcolli për publikun folklorin dhe traditën elbasanase. Organizatorët pohojnë se ky aktivitet i veçantë në llojin e tij në Gjirokastër premton të kthehet në traditë. Sipas tyre mjeshtrat më të mirë të gatimeve tradicionale të disa qyteteve në Gjirokastër sollën traditën e zonave të ndryshme. Një nga organizatoret, Eli Zhulati pohon se nuk është vetëm folklor, por dhe një panair gatimi, që ka për bazë brumin. “Mbrëmja e fundit e aktivitetit “Brumi i Jetës” bën bashkë dhe grupet folklorike, por kulinaria gjatë dy ditëve ishte ajo që spikat në këtë aktivitet. “Brumi i Jetës” do të thotë fillesa e jetës ka nisur nga brumi. Prezantohen gratë me gatimet gjirokastrite të hershme, por dhe të vonshme që janë ruajtur nga familjet tona me bazën e brumit, gatuajnë gratë e rrethinave të Gjirokastrës. Nga ana tjetër janë të ftuar mjeshtrat e gatimit nga Përmeti, Elbasani dhe Tirana. Prezantimi i parë u bë në një hotel në Gjirokastër me gatimet gjirokastrite, që kanë në bazë brumin”, pohon Eli Zhulati, një nga organizatoret. Por sa i takon pjesës folklorike në këtë festival Kliti Kapaj drejtor në Qendrën e Artit Elbasan e vlerëson këtë pjesëmarrje me artistët e ansamblit “Isuf Myzyri”. Në ditët e festivalit “Brumi i Jetës” merrnin pjesë grupe të ndryshme, mes tyre edhe artistët popullorë gjirokastritë. Në këtë festival ansambli “Isuf Myszyri” u prezantua me ritualin e Ditës së Verës. “Në këtë festival marrin pjesë ansamble folklorike, duke prezantuar dhe krijimtarinë e tyre. Ansambli “Isuf Myzyri” në program mes të tjerave ishte dhe me traditën e Ditës së Verës, e përshtatur kjo përmes interpretimeve”, pohon Kapaj në një reagim të tij.

 Gjirokastra dhe turistët

Është hera e parë që ky aktivitet bëhet këtë vit dhe është nën kujdesin dhe mbështetjen e Bashkisë së Gjirokastrës. Eli Zhulati si një nga organizatoret pohon se dhe për turistët ka jo pak interes, sepse si gatimet tradicionale apo dhe folklori janë vlera që spikasin. “Mendoj se kemi bërë një punë të mirë që të dalim sa më bukur me këtë aktivitetet para gjirokastriteve, por dhe turistëve të huaj, për faktin që gjatë kësaj kohe ka dhe turistë në qytet. Vitin tjetër mendojmë që të marri përmasa edhe më të mëdha ky panair dhe festival, që u zhvillua me mbështetjen  e Bashkisë Gjirokastër”, pohon Zhulati. Gjirokastra qytet në Unesco është gjithmonë me kureshtjen e turistëve. Modeli arkitekturor është fakt shumë i veçantë, me shtëpitë e lashta të fortifikuara, trekatëshe dhe që nuk kanë ballkone, por janë të stolisura me shumë dritare të punuara me kujdes. Gdhendjet zbukurojnë edhe portat e banesave, fasadat e dyqaneve, tavanet e shtëpive dhe dyshemetë. Spikat kalaja e Gjirokastrës, nga mund të shijohet peizazhi më i bukur e qytetit. Sheshi kryesor i qendrës historike ka marrë emrin e heroit, i cili në vitin 1908 udhëhoqi revoltën anti-osmane, “Çerçiz Topulli”. Që këtu fillojnë rrugët e lashta prej kalldrëmi që kanë merituar mbrojtjen që i takon arkitekturës historike. Rrugët përqendrohen në kryqëzimin e quajtur “Qafa e Pazarit”, pjesa më piktoreske e qytetit, ku ndodhen dyqanet tradicionale. Ajo çka e bën Gjirokastrën një qytet muze është arkitektura, ndërthurja e hapësirave të brendshme dhe dekorimi i shtëpive me ndërtesa të famshme, të cilat ia vlen t’i vizitosh./Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 07:30

Aktori i njohur Sulejamn Dibra u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare.

Postuar: 20/11/2018 - 07:27

Në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Muzeu Historik Kombëtar çeli për publikun e

Postuar: 20/11/2018 - 07:26

Autorët dhe krijimtaria letrare duhet të ketë më tepër vëmendje nga institucionet.

Postuar: 19/11/2018 - 07:28

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare promovoi pak ditë më parë në Panairin e Librit., botimin e tij m

Postuar: 18/11/2018 - 07:52

Juria e Panairit të 21 të Librit “Tirana 2018”  vlerësoi me çmim të karrierës sh

Postuar: 18/11/2018 - 07:51

Panairi i Librit “Tirana 2018” sot në ditën e fundit në Pallatin e Kongreseve.

Postuar: 18/11/2018 - 07:49

Artistët nuk kanë deri tani vlerësimin e duhur nga institucionet.