BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore, në 24 dhe 25 qershor në Lushnje

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore,

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore do të zhvillohet në qytetin Lushnjes gjatë këtij muaji. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale (QKVT) do të organizoje Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore, në qendrën e qytetit në datat 24-25 qershor. Një festival garues, që zhvillohet prej vitesh në vendin tonë duke bërë bashkë grupet folklorike për të përcjellë larminë e valleve dhe kostumeve popullore shqiptare. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale shprehet se vallet tona popullore janë të larmishme, dhe janë të shoqëruara me veglat popullore sipas trevave. “Vallëzimi popullor shqiptar shquhet për një bukuri dhe larmi të veçantë. Vallet tona shoqërohen nga veglat popullore tradicionale sipas trevave, shpërfaqin në skenë larminë dhe pasurinë e kostumeve kombëtare dhe ndonjëherë ato vijnë edhe të kënduara mbështetur në Eposin Popullor letrar”, shprehet QKVT. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale (QKVT) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje, prej vitesh e kanë kthyer këtë tipologji të folklorit tonë në vlerë përfaqësimi kombëtar, duke prezantuar çdo vit risi në interpretim, pjesëmarrje dhe diversitet moshe. Grupet pjesëmarrëse në këtë festival do të përfaqësojnë qarqet dhe shoqatat kulturore, që veprojnë në Shqipëri. Gjithashtu do të ketë të ftuar grupe përshëndetëse nga jashtë Shqipërisë. QKVT bën me dije se në përfundim të festivalit do të jepen dhe çmimet për pjesëmarrësit. “Ky festival ka karakter konkurrues, ku do të ndahen çmimet e caktuara, trofe dhe certifikata pjesëmarrjeje”, bën me dije Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale.

Festivalet popullore

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore u zhvillua për herë të parë në vitin 2006 në qytetin e Lushnjes. Ky lloj aktiviteti kulturor ka për qëllim të paraqesë vlerat dhe arritjet më të mira në gjininë e valles popullore, si dhe të gjallërojë jetën kulturore. Në festival vjen krijimtaria më cilësore e të gjitha rretheve të vendit, ku bëhet edhe paraqitja e kostumeve popullore mbarëkombëtare. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale (QKVT) veç këtij festivali zhvillon dhe disa festivale të tjerë përgjatë vitit. Këto festivale të përvitshme organizohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Paketa e projekteve kombëtare vjetore të trashëgimisë kulturore jo materiale nën emërtimin Festival Folklorik Tipologjik Kombëtar (shkurtimisht FFTK) është një realitet i ri për mbrojtjen, ruajtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore jo materiale në Shqipërinë e pas viteve 1990. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale është institucion shtetëror, që merret me veprimtaritë kombëtare në fushën e folklorit. Nëpërmjet veprimtarive folklorike ajo synon të propogandojë, të ruajë e të transmetojë karakterin burimor të folklorit, si pjesë e trashëgimisë kulturore.