BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Kultura

Festivali i 59 i Këngës, krijuesit: Duhej të ishte më përfaqësues në interpretim dhe në krijimtari

Festivali i 59 i Këngës, krijuesit: Duhej të ishte më

Festivali i 59 i Këngës në RTSH këtë vit nuk ndërpreu traditën e tij. Festivali u zhvillua në një mjedis të hapur, pranë sheshit “Italia” në Tiranë. Festivali u prezantua në ekranin e RTSH në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor. Në festival morën pjesë këtë vit 25 këngë. Në përfundim të tij kompozitorë të njohur shprehen se dhe me pse pati rëndësi që nuk ndërpreu traditën e tij këtë vit të vështirë dhe u zhvillua në kushte kur jemi në pandemi, sipas tyre disa gjëra kishin mundësi që të organizoheshin më mirë. Kjo jo vetëm sa i takon krijimtarisë, por dhe mënyrës së votimit nga juria. Kompozitorët Haig Zacharian dhe Miron Kotani shprehen për disa nga problemet që u panë këtë vit. Kompozitori i njohur Haig Zacharian thotë se edicionin e 59 e ka ndjekur me një buon sens, ku përqendrimi i tij ka qenë te pjesa e muzikës. Por sa i takon teksteve të këngëve, ai thotë se e dominonte muzikalitetit. “Si krijimtari shumë pak materiale të çonin tek ajo që i thonim mungesë profesionalizmi. Shumë pak pati nga ana muzikore të tilla. Si krijimtari muzikore, performancë, orkestrime, në shumicën e rasteve ishin mirë, por ka dhe pika të dobëta. Por unë e ndoqa me një buon sens, të krijon vetë një gjendje të mirë kur ka materiale të mira. Ndërsa tekstet nga performanca direkt nuk kuptohen. Mungesa e dallimit të fjalës dukej, sepse dëgjoje vetëm muzikën. Nuk del në pah fjala në këngë, e dominon muzikaliteti. Por përqendrimi im ishte te pjesa e muzikës, që profesionalizmi duket qartë pavarësisht në ndonjë moment të veçantë”, shprehet Zacharian. Ndërsa kompozitori Miron Kotani thotë se Festivali i Këngës në RTSH është ngjarja më madhore e muzikës në vend dhe duhet të ketë shumë vëmendje organizimi. “Festivali është ngjarja më madhore e muzikës sonë të lehtë brenda vitit. Duke qenë i tillë ose të synohet që të jetë e tillë, duhet që në festival të jenë emrat më përfaqësues të muzikës sonë qoftë në interpretim apo dhe në krijimtarinë muzikore, gjë e cila kjo ka çaluar dhe në vitet e mëparshme. Një festival unë nuk mund ta kuptoj dot pa emrat më të mira të këngës sonë. Janë shumë këngëtarë, që nuk janë në festival. Shto dhe mungesën e kompozitorëve profesionistë, që kanë lënë gjurmë në festivale. Profesionistët e muzikës duhet të jenë patjetër, që aty fillon “defekti” i festivalit”, thotë Kotani.

Garë në këngë

Në reagimin e tij kompozitori Miron Kotani ndalet dhe te tekstet e këngëve. Sipas tij, më shumë pati tekstshkrues se sa poetë. “Këtë vit nuk kishte poetë. Vetëm tekstshkrues. Që këtu lind një pikëpyetje madhe. Krijimtaria është poezi, muzikë dhe interpretim. Kishin disa këngëtarë profesionistë që u bënë me dije në fillim si Manjola Nallbani që u tërhoq më pas, ishte Anxhela Peristeri, Agim Poshka, Viktor Tahiraj që për mua ishte këngëtari më “big” dhe më i vjetër, por me 3-4 emra është pak”, vijon në reagimin tij Kotani. Një tjetër problem për kompozitorin Miron Kotani është dhe struktura e festivalit, që duhej të ishte shpjeguar për publikun, që e ndoqi nga ekrani i RTSH që në natën e parë të tij. Por sipas tij nuk ishte një garë këngë e strukturuar mirë. “Festivali i kij viti që në hapje të tij duhej të ishte shpjeguar struktura se si do të funksiononte. Si funksiononte gara, sa do të dilnin natën e tretë, kush do të ishin anëtarë të jurisë që u thanë vetëm paka para ndarjes së çmimit. Festivali duhej “shitur” më bukur, sepse materialet ishin dhe mund të ishte organizuar më mirë. Anëtarët e jurisë me WhatsApp duhej të votonin direkt dhe nga shtëpia dhe të dilnin me zë dhe figurë. Festivali është dhe garë. Unë sot nuk e di kush u rendit e 4 apo e 5, di vetëm çmimin e parë, të dytë dhe të tretë”, thotë ai. Sipas Kotanit që kanë qenë disa herë pjesëmarrës në Festivalin e RTSH, edicioni i 59 duhej të ishte më përfaqësues me krijimtarinë. “Festivali i 59 të ishte më përfaqësues më këngën e lehtë, qoftë në interpretim dhe në krijimtari. Një festival bëhet i bukur jo kur kemi 1 apo 2 këngë të bukura që pretendojnë për çmim të parë, por kur janë 25 këngët të denja që të përfaqësojnë çmimin e parë të Shqipërisë për të shkuar në “Eurosong””, thotë ai. Por edhe pse me vërejtje për çfarë pati në festival, Kotani thekson rëndësinë që ai u zhvillua në kushte kur jemi në pandemi. “Natyrisht dhe fjalët e mira duhen thënë, që në këtë vit të vështirë pandemie dhe krize, e rëndësishme është që nuk u ndërpre Festivali i Këngës në RHSH. Ka shumë rëndësi që festivali vazhdoi traditën”, thotë ai. Këngëtarja Anxhela Peristeri më këngën "Karma" me kompozim të Kledi Bahitit dhe tekst të Olti Currit do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong” 2021.