BREAKING NEWS

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë
x
BREAKING NEWS

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me
x
BREAKING NEWS

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në
x
BREAKING NEWS

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar
x
BREAKING NEWS

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani
x

Kultura

 Festivali i artit në Tiranë, Helidon Haliti: Përfaqësohen mes tyre disa shkolla të Europës  

 Festivali i artit në Tiranë, Helidon Haliti:

COD u shndërrua të martën në një hapësirë kushtuar artistëve të rinj të Festivalit Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor  "Rin-VIZ-Art". Nën drejtimin dhe kurimin e piktorit Helidon Haliti, të rinj të talentuar performuan live në të gjithë hapësirën e COD-it në zhanre të ndryshme si pikturë, grafikë, akuarel, skulpturë, video art e performancë. Vizitorë të huaj dhe shqiptarë,  iu bashkuan këtij eventi dhe që u përfshinë në atmosferën e jashtëzakonshme që vetëm arti di të dhurojë. Kuratori Helidon Haliti shprehet se festivali vjen si frymëzim nga një thirrje e Kongresi Rinor Kombëtar, i cili bën shumë aktivitete, sepse Tirana është kryeqytet i rinisë. ““VizArt” mori pjesë në këtë aplikim dhe doli fitues. Ne kemi mbi 4 a 5 muaj që punojmë dhe kemi ftuar e konceptuar që disa shkolla të Europës të përfaqësohen mes tyre, të ndeshen mes tyre, të konkurrojnë mes tyre, por të rrinë dhe në harmoni mes tyre. Shkollat kryesore janë Universiteti i Arteve të Tiranës me mbi 60 studentë pjesëmarrës, është Akademia e Arteve e Venecias me rreth 8 studentë, është shkolla e Kosovës që vjen me rreth 10 studentë, është Maqedonia e Veriut, Greqia, Finlanda, Franca, Bullgaria dhe më pas shumë vende botës iu bashkëngjitën thirrjes së “VizArt” dhe kanë aplikuar, gjithsej bëhen 200 artistë”, shprehet kuratori Helidon Haliti. Sipas kuratorit Haliti, festivali po operon me sukses që në hapje të tij me dy ekspozitat, në Galerinë e Artit Tiranë që u hap paraditen e 16 majit, si dhe ekspozita tjetër që u hap pasdite në Muzeun Historik Kombëtar. “Ekspozita e orës 11:00 pati një impakt të jashtëzakonshëm të studentëve, vijoi në 18 e 30 në MHK, ku pashë një det me studentë që pushtuan të dyja sallat që ekspozuan, u nderuan. Për të vijua në qendrën COD, një galeri tejet prestigjioze që ka hapur të gjitha dyert dhe sallat e saj”, u shpreh ai më parë. Festivali i organizuar nga “VizArt”, mbështetur nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit “Tirana Kryeqytet Europian i Rinisë 2022”, sjell ditë të mbushura me aktivitete në Tiranë, ku të gjithë dashamirësit e artit dhe pas të bukurës po njihen me punimet më të mira të artistëve vendas dhe të huaj.

Më të lexuarat