Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali i filmit për të drejtat e njeriut, në fokus kërcënimi i së vërtetës

Postuar: 15/09/2018 - 07:30

Nga e hëna e 17 shtatorit deri më 22 shtator do të zhvillohet edicioni i trembëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri- IHRFFA. Festivali tashmë është një ngjarje me rëndësi jo vetëm për Tiranën, por edhe një nga eventet më të rëndësishme kinematografike që zhvillohen në Shqipëri. Nëse vitet e kaluara festivali ishte i fokusuar tek krimi i organizuar dhe korrupsioni, terrorizmi apo migracioni, këtë vit aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë, kërcënimi i së vërtetës. Drejtori i festivalit Kujtim Çashku pohoi mes të tjerave se në festival janë përfshirë një gamë e gjerë që ka të bëjë më mënyrën se si fabrikohet sot një mendim për qëllime të caktuara. “Kërcënimi ndaj së vërtetës dhe kur thua këtë gjëja e parë që i vjen në mendje njerëzve është "fake news". Nuk është vetëm kjo, në festival janë përfshirë një gamë e gjerë që ka të bëjë me mënyrën si fabrikohet sot një mendim për qëllime të caktuara, por gjithmonë duke u larguar nga e vërteta”, pohoi Çashku.  Edicioni i këtij viti i dedikohet edhe regjisorit ukrainas Oleg Senstsov, i cili gjendet në grevë urie dhe njëkohësisht vuan dënimin në burgjet e Siberisë. “Ne kemi ftuar regjisorin tjetër ukrainas, që ka bërë filmin për këtë regjisor”, pohoi drejtori Çashku duke folur rreth zhvillimit të festivalit te Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Në edicionin e 13-të IHRFFA, nga 3400 aplikime janë përzgjedhur 43 produksione. Hapja e festivalit zhvillohet të hënën, ora 19.00 me ceremoninë hapëse dhe shfaqjen filmit të parë “Iuventa” produksion gjerman të regjisorit italian Michele Cinque, në prani të regjisorit. Të ftuar në festival janë aktori nga Greqia Athanasios Chalkias për filmin “Lines”, Hank Levine nga Gjermania regjisori i filmit “Exodus”, Orgesa Arifi me filmin “Kurrizi” nga Kosova, i ftuar special është Andrew Feinstein, gazetari dhe shkrimtar për filmin “Shadow World”, Askold Kurov regjisor rus për filmin “The trial - the state of Russia Vs Oleg Sentsov”, për regjisorin ukrainas i cili është në burg në Siberi. Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe në Europe House (te Pallati i Kongreseve), në Akademinë e Sigurisë, në Destil, instalacionin Reja pranë GKA dhe COD.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 07:37

Shqipëria 60 vjet në UNESCO kulmoi me një aktivitet në Tiranë.

Postuar: 17/10/2018 - 07:36

Vepra “Tri gra dhe Misugi” vjen me regji nga Suela Bako premierë në skenën e Teatrit

Postuar: 17/10/2018 - 07:34

Fondet etnografike janë të rrezikuara nga mungesa e kushteve.

Postuar: 16/10/2018 - 09:19

Të gjithë e kemi të memorizuar në kujtesë ëmbëlsinë dhe interpretimet e mrekullueshme të Roza Ana

Postuar: 16/10/2018 - 07:31

Drama "Terror” vepër autorit Ferdinand Von Shirach edhe në skenën e teatrit të Korçës

Postuar: 16/10/2018 - 07:30

Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” mbërrin në edicionin e gjashtë në Tiranë.

Postuar: 16/10/2018 - 07:28

Artistët përballen me jo pak probleme në aktivitetin e tyre artistik, dhe sipas tyre përgjegjësia