BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Festivali i komedisë “Kokofest” nis në shtator, 8 shfaqje në skenë për publikun

Festivali i komedisë “Kokofest” nis në shtator, 8 shfaqje

Festivali mbarëkombëtar i komedisë “Kokofest” vjen në edicionin e pestë ë qytetin e Korçës. Edhe këtë vit sipas drejtuesve është menduar të jetë me pjesëmarrjen e trupave të ndryshme që do të sjellin komeditë në skenë, por dhe pritet të shndërrojë Korçën në një qytet festiv dhe argëtues për qytetarët dhe turistët, që vizitojnë qytetin e serenatave. Drejtoresha artistike e festivalit Zamira Kita pohon se këtë vit janë tetë shfaqje teatrore në skenë, që do të prezantohen nga data 1 deri më 8 shtator. Aktorët Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Mirush Kabashi, Yllka Mujo, Guljem Radoja dhe të tjerë të ftuar së bashku me anëtarët e jurisë, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Adem Karaga nga Maqedonia dhe Enver Petrovci nga Kosova do të jenë pjesë e këtij edicioni të pestë. Drejtoresha Zamira Kita pohon se ky festival do të sjellë një atmosferë të bukur në qytetin e Korçës dhe mbi 30 artistë të ftuar. “Do të jetë një atmosferë mikpritëse dhe bukur. Ne i kemi bërë ftesë, që ti kemi në të gjitha netët e festivalit artistët më të njohur. Jam të nderuar që ata do të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre gjatë netëve të festivalit tonë, që këtë herë zhvillon edicionin e pestë në Korçë. Janë artistë të njohur dhe që kanë kontribuar në teatër dhe në film. Në “Kokofest” janë mbi 30 artistë që qëndrojnë në ditët e festivalit. Numri të ftuarve sa vjen dhe rritet”, pohon ajo. Por më rëndësi këtë vit është parë dhe promocioni për zhvillimin e festivalit. Drejtoresha Zamira Kita tregon se promocioni që është bërë këtë vit është ndryshe nga edicionet më parë. “Duke qenë 5 vjetor ne kemi dashur ti përfshijmë në të të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në festivalet më parë. Ne kemi bërë dhe disa video që i bëjnë promocion “Kokofestit”, duke përfshirë aktorin brilant të komedisë Koço Qëndro që është në moshën 94 vjeçare dhe realizon figurën e Harpagonit me “Kopracin”. Videot e tjera janë me të rinjtë e talentuar të qytetit në spektaklin “Rinshow”, këtë ne e bëjmë që ti përfshijmë të rinjtë së bashku me artistët me përvojë të qytetit”, pohon më tej drejtoresha Zamira Kita. Festivali ka mbështetjen Bashkisë së Korçës dhe Ministrisë së Kulturës.

 Trupat në festival

 Festivali do të hapet me komedinë “Vetëvrasësi” realizim i teatrit të Korçës dhe Teatrit Kombëtar. Por pjesë e festivalit janë dhe teatri i Shkodrës, i Fierit, i Vlorës, i Durrësit, i Gjirokastrës, si dhe trupa që vijnë nga Kosova e Maqedonia. Teatri “Petro Marko” në Vlorë, konkurron me veprën “Në dorë të fatit” me regji të Arben Kumbaros. Teatri i Durrësit përfaqësohet me regjisoren Driada Dervishi me “Komedia që shkon për dreq”, Teatri i Prishtinës vjen me një vepër që mban firmën e regjisë së Ilir Bokshit. Në finalen e “Koko Fest”, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të konkurrojë me “Darka e Lamtumirës” me regji të Kiço Londos. "Vetëvrasësi" që çel festivalin erdhi premierë në prill të këtij viit në skenën e teatrit të Korçës. Një vepër që mban emrin e autorit të njohur rus Nikolai Erdman në skenë u realizua me regji nga Suljeman Rushiti. Rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve si Neritan Liçaj, Zamira Kita, Elia Zaharia, Olta Gixhari, Albano Prodani, Ligoraq Riza, Blerta Belliu, Klodjana Keco, Shkëlqim Jaupaj, Paola Kodra, Ilda Pepi, Mateus Lothar T. Frroku, Antonio Tole, etj. Aktori Neritan Liçaj ka rolin kryesor, atë të Simon. Ai tregon se ky rol ka specifikat e tij në galerinë e personazheve, që ka interpretuar më parë në skenën e teatrit./Julia VRAPI

 

 

Më të lexuarat