BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Festivali i Komedisë në Mitrovicë, Shqipëria përfaqësohet nga “Lufta dhe Paqja... pa pilaf”

Festivali i Komedisë në Mitrovicë, Shqipëria

Festivali i Komedisë ka nisur në Mitrovicë, me karakter garues në të cilin marrin pjesë trupa teatrore nga të gjitha trojet shqiptare. Festivali u hap me një vepër jo konkurruese shkruar nga Odise Plaku me interpretim nga artistët e Shkodrës. “Amaneti” me regji nga Bruno Shllaku hapi këtë festival, por artistët nga Shkodra marrin pjesë në konkurrim me një tjetër vepër shqiptare. Vepra është e shkruar nga Fra Valentini dhe në shfaqje me regji nga Bruno Shllaku në rol kryesor vjen aktori i njohur i humorit shkodran Zef Deda. Pjesë e saj në role janë dhe aktorë të tjerë si Gëzim Kruja, Dana Xhaj, Mimoza Marjanaku, etj. Kjo vepër këtë vit pati premierën në skenën e teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës dhe është festivali i parë që merr pjesë. Këtë herë në konkurrim në Mitrovicë shfaqja do të jetë në skenë në natën e fundit të  Festivalit të Komedisë. Regjisori Bruno Shllaku tregon se është një pjesëmarrje, që vijon në vijim të skenave që do të jenë me shfaqjen. “Në Festivalin e Komedisë në Mitrovicë ne marrim pjesë me dy shfaqje. Njëra është “Amaneti”, që është përshëndetëse dhe tjera komedia “Lufta dhe Paqja...pa pilaf”. Na vjen shumë mirë, që ne jemi me dy shfaqje në këtë festival, që bën bashkë dhe trupa të tjera teatrore shqiptare dhe nga Shqipëria jemi ne me dy shfaqje”, pohon regjisori Shllaku. Sipas tij në këtë komedi shkruar nga Fra Valentini, vjen një temë mjaft interesante. “Jemi mësuar kohët e fundit që në dhunën në familje ne dëgjojmë që flitet vetëm për gratë e dhunuara. Por në këtë vepër flitet për burrat që dhunohen nga gratë. Dhuna në familje e gruas ndaj burrit, që është një njeri shumë i urtë, i mirë por gruaja në shtëpi nuk e trajton mirë, bën sherre, etj. Ky nuk mundet të flasë asnjë lloj fjalë dhe i bën të gjitha punët e shtëpisë dhe sistematikisht ajo e dhunon burrin, e rreh. Një komedi që them se do ta bëjë për vete publikun”, pohon regjisori Shllaku. Të gjitha komeditë shfaqen në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit, duke filluar në ora 19:00. Mbrëmë në skenën e festivalit ishte Tetari i Qytetit të Skenderajt me komedinë “Keqkuptimet dhe realiteti”.  Mbrëmja e së mërkurës sjell teatrin “Osman Gashi” nga Klina me komedinë “Familja e Snapit”.Të enjten Teatri i të Rinjve të Qytetit të Prishtinës shfaq komedinë “Çifti i lumtur”.Të premten Teatri i Qytetit në Prizren shfaq komedinë “Iku Autobusi” dhe të shtunën në natën e fundit Teatri “Migjeni” nga Shkodra shfaq komedinë “Lufta dhe Paqja...pa pilaf”.

“Amaneti” e para në skenën e festivalit

Një festival komedie, por dhe drama “Amaneti” vepër e autorit Odise Plakut me regji nga Bruno Shllaku u mirëprit nga të pranishmit në sallë. Regjisor dhe aktor me rolin kryesor në vepër Shahinin, Bruno Shllaku tregon se kjo vepër përcjell mesazhe të forta për publikun. Vepra është një homazh kushtuar jetës së martirizuar të Çamërisë. Në rol në shfaqje vjen dhe aktorja e njohur Paskualina Gruda, një nga emrat e vlerësuar të teatrit, që publiku këtë herë e gjen në dramën shqiptare “Amaneti”. Dana Xhaj është një tjetër aktore e njohur, që regjisori Shllaku i ka besuar rol në veprën e shkruar nga Odise Plaku për të vijuar dhe me të tjerë emra si Agron Dizdari apo Gjovi Kola. I lënë brez pas brezi, amaneti për t’u kthyer edhe një herë në tokën që kanë lënë pas, zgjohet furishëm dhe rrëmben zemrën e njeriut. Ky mesazh vjen përmes figurës së xha Shahinit, një përjetues dhe i mbijetuar i kalvarit dhe dhembjes së madhe. I ndodhur në çastet e fundit të jetës së tij, ai lufton forcërisht që të mos ndahet nga kjo jetë pa realizuar amanetin e të parëve të tij: të shkelë dhe një herë pragun e shtëpisë, të ulet nën hijen e portokajve dhe ullinjve dhe të ngopet me aromë Çamërie. Lidhur me ndërtimin e kësaj monodrame, autori Odise Plaku më herët është shprehur se duke kërkuar në arkivin e tij personal të shkrimeve ndër vite, u ndesh me disa publikime në mediat e shkruara, me disa rrëfime tronditëse të disa çamëve që jetojnë në qytetin e Fierit.

Më të lexuarat