Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali i Sarajevës, vlerësim për regjisorin Gentian Koçi

Postuar: 18/08/2018 - 07:40

Mbyllja e Festivalit të Sarajevës ka qenë me vlerësime për kinemanë shqiptare. Projekti i dytë i skenaristit dhe regjisorit Gentian Koçi, fitoi The Cinelink Development Award- akorduar nga Qendra Malazeze e Filmit. “A Cup of Coffee and New Shoes On” ishte një ndër 8 projektet në fazën e hershme të zhvillimit që u përzgjodhën për t’u prezantuar në Cinelink Co-Production Market këtë vit. “A Cup of Coffee and New Shoes On” është një dramë rreth dy vëllezërve binjakë të shurdhër, të pandashëm. Ata në moshën dyzet vjeçare zbulojnë që për shkak të një sëmundjeje gjenetike do të ndahen dhe në mënyrë progresive dhe të pakthyeshme do verbohen. Koçi është vlerësuar dhe me filmin e tij “Dita zë fill” në festivale të ndryshme. Në film janë aktorë të njohur për kinemanë shqiptare, por dhe emra të rinj. Në role janë Ornela Kapedani, Suzana Prifti, Kasem Hoxha dhe Adele Gjoka. “Dita zë fill” i regjisorit Gentian Koçi, është bërë pjesë e katalogut të kompanisë franceze WIDE që ishte në Berlinale. WIDE është një nga distributorët më të mirë ndërkombëtarë me një numër shumë të madh filmash në katalogun e saj dhe regjisori Gentian Koçi është shprehur shumë i kënaqur. “Jam i kënaqur se filmi ynë “Dita zë fill / Daybreak” do të përfaqësohet nga shitjet ndërkombëtare, me seli në Paris, WIDE, dhe nga tani e tutje është pjesë e platformës së Eyes Film”, pohon regjisori Koçi. “Dita zë fill” është një bashkëprodhim shqiptarogrek i financuar nga “Eurimages”, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Greek Film Center, SEE. Ky film është financuar gjithashtu edhe nga Radio Televizioni Shqiptar. Filmi i tij i shkurtër “Antena” (2008) u shfaq në shumë festivale filmi, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Trieste. “Antena” mori çmimin si filmi më i mirë kombëtar në “Dokufest”, Prizren 2009, si dhe filmi më i mirë shkurtër në “Food & Film Festival” në Pogradec 2013. Filmi i tij i tretë i shkurtër realizuar në 2009, “Për ters at’ çast” (Jinx in a jiffy) ka marrë pjesë në një sërë festivalesh ndërkombëtare të filmit, prej Festivalit të Mynihut, Tel Avivit deri në SEEFest (Los Angeles), Uruguaj dhe Nigeri, duke marrë pesë çmime, përfshirë çmimin si filmi më i mirë në Festivalin e Filmit SwiKos në Basel, Zvicër. Gentian Koçi ka realizuar dhe filma dokumentarë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2019 - 07:26

Etibar Asadli është një kompozitor i ri, por i talentuar dhe në piano nga Azerbajxhani që do të jetë pjesë e programit në festivalin “MetroSounds-Përrallë Mesdheu” mbrëmjen e 23 shkurtit në Metropol së bas

Postuar: 20/02/2019 - 07:25

Pavioni shqiptar me punët e tetë artistëve në Panairin e Artit në Milano tërhoqi vëmendjen e vizi

Postuar: 20/02/2019 - 07:24

Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë “L

Postuar: 20/02/2019 - 07:22

Ministria e Kulturës duhet të kishte shpallur projektet fituese në art, kulturë dhe trashëgimi ku

Postuar: 19/02/2019 - 07:27

Instituti i Arkeologjisë zhvilloi konferencën shkencore “Viti Arkeologjik 2018”, ku u

Postuar: 19/02/2019 - 07:25

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit sjell për publikun filmin “Oriz i hidhur” një kryev

Postuar: 19/02/2019 - 07:24

Problemet me aktivitetin artistik i përballin me vështirësi krijuesit në art.