Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali i skulpturës në akull, drejt “Sculp’Biennale” së parë

Festivali i skulpturës në akull, drejt “Sculp’Biennale” së parë

Postuar: 19/02/2014 - 08:41

Pas tri ditësh të mbushura me aktivitete të ndryshme “Sculp’Ice” u mbyll këtë vit duke sjellë për publikun një krijimtari të veçantë në skulpturë. Shtatë artistët e pranishëm, nga vendi, rajoni dhe Evropa kanë realizuar punime të ndryshme në prani të publikut, që ka qenë i madh në numër dhe shumë prej tyre kanë pasur rastin që të komunikojnë me skulptorët e ftuar, ku nuk mungonin dhe skulptorë nga Shqipëria.
 
Ata kanë përmbushur shtyllat tematike të këtij edicioni që kanë qenë shkrirja e barrierave të njohjes së shtetësisë së Kosovës; shkrirja e barrierave të integrimit; shkrirja e potencialit rinor; shkrirja e tabuve dhe shkrirja e gjelbër. Përmes këtyre aktiviteteve “Sculp’Ice” ka promovuar shtetin e Kosovës, bazuar në konceptin artistik dhe duke krijuar hapësirë për krijimtarinë e skulptorëve vendorë dhe të huaj. Krahas skulpturave në akull, në kuadër të festivalit është organizuar debati mbi “Rëndësinë e diplomacisë kulturore”, ndërkaq që në vitin 2016 do të zhvillohet “Sculp’Biennale” e parë në Prizren. I pranishëm në këtë festival, skulptori nga Shqipëria, Benard Lekgegaj, përmes shkrirjes së barrierave përcolli mesazhin e bashkimit, brenda rajonit dhe me Evropën, ndërsa skulptorë nga Kosova dhe Serbia kanë shkrirë barrierat përmes shprehjes artistike në përvjetorin e gjashtë të Pavarësisë së Kosovës.
 
Krahas tyre, në akull kanë krijuar edhe artistë nga vende evropiane, që janë pro dhe kundër kësaj pavarësie. Viktor Kiss, skulptor nga Serbia, nuk ka dashur që pranisë së tij në Prizren në 6-vjetorin e pavarësisë t'i jepet ngjyrim politik. Ai ka theksuar se ka ardhur thjesht si artist, për të provuar për herë të parë skalitje në akull. Punimi i tij ka sjellë porosinë se duke e shikuar të kaluarën, është shkatërruar e ardhmja. Mes artistëve, skulptori José Carlos Cabello Millán, nga Spanja, u shpreh se nuk ndien ndonjë pengesë për faktin që shteti i tij nuk e ka njohur Kosovën.  
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 16:34

Drama "Gusht: Portret Familjar" vepra më e rëndësishme e autorit Tracy Letts është premiera e parë për publikun e Teatrit Kombëtar këtë vit.

Postuar: 15/02/2019 - 07:27

Puna me teatrin i ka dhuruar plot momente të veçanta aktori Engjëll Hoxha.

Postuar: 14/02/2019 - 07:31

 Në kuadër të Lëvizjes Kombëtare për Lexim, Ministria e Kulturës bën me dije se pasuroi bibl

Postuar: 14/02/2019 - 07:29

Vepra “Fqinjët” shkruar nga Ruzhdi Pulaha me regji Milto Kutali do të vijë premierë p

Postuar: 14/02/2019 - 07:27

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" rikthen në skenë shfaqjen teatrore &q

Postuar: 14/02/2019 - 07:26

Artistët shprehen Galeria Kombëtare e Arteve është kthyer në një institucion hermetik.