Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali i teatrit “Kadri Roshi” nis në Gjirokastër, tetë trupa teatrore në skenë

Postuar: 22/10/2019 - 07:25

Festivali i teatrit “Kadri Roshi” nisi edicionin e dytë në qytetin e Gjirokastrës. Në këtë edicion marrin pjesë tetë trupa teatrore, jo vetëm nga teatrot brenda vendit, por vijnë edhe nga Presheva e Tetova. Drejtori i teatrit “Zihni Sako” njëkohësisht dhe i festivalit Kudret Alikaj shprehet se është bërë një përzgjedhje më parë për trupat, që do të marrin pjesë në këtë festival që mbrëmë nisi në Gjirokastër. “Nga ana artistike është bërë një seleksionim shumë i mirë i trupave dhe të gjithë donin të vinin në Gjirokastër. Në Gjirokastër do të jenë rreth 110 artistë nga Shqipëria, që do të performojnë në këtë festival. Janë zgjedhur shfaqje teatrore jo me dy apo tre personazhe, por shfaqje të mëdha artistike”, tregon drejtori i festivalit Kudret Alikaj. Jo vetëm në skenën e teatrit, por dhe në kala nuk do të mungojnë shfaqjet teatrore. Drejtori i festivalit Kudret Alikaj shprehet se do të jetë shfaqja e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, që do të jetë në kala. “Shfaqja “Jul Cezari” do të jetë në kala dhe jo në teatër. Në kala, që është dhe një atraksion turistik”, vijon Alikaj. Festivali i teatrit i sjell Gjirokastrës një atmosferë të bukur artistike. Sipas drejtorit Kudret Alikaj, me artistë të ndryshëm që janë në netët tij publiku do të ketë mundësinë të shikojë vepra teatrore shqiptare dhe të huaja në skenë. Festivali këtë vit ka mbështetjen më të madhe nga Bashkia e Gjirokastrës, dhe një pjesë edhe nga Ministria e Kulturës. Sipas drejtorit Kudret Alikaj, në festival do të ketë dhe çmime, që do të jepen nga biznesi dhe këtë edicion juria ka në përbërje emra të njohur të artit në vend. “Çmimet janë dhjetë, që do të jepen nga biznesi. Në juri do të ketë emra të njohur si Birçe Hasko, Mevlan Shanaj, Rajmonda Bulku, Petrit Ruka dhe Suela Konjari”, pohon drejtori i festivalit Alikaj. Festivali një vit më parë u zhvillua për 50- vjetorin e teatrit “Zihni Sako”, duke pasur synim traditën e tij në Gjirokastër.

Veprat teatrore në skenë

Festivalin u hap mbrëmë me komedinë “Art” nga teatri Metropol i Tiranës. Komedia “Art” vepër shkruar nga Yasmina Reza, me regji nga Kriks Dumo ka në qendër të saj tre shokë, ku trajton jo vetëm problemet e artit, por dhe ato të miqësisë. Komedia “Art” e përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të ndryshme interpretohet nga Blendi Arifi, Silvio Goskova, si dhe në rol është dhe Kriks Dumo. Komedia “Art” është shfaqur për herë të parë në vitin 1994 në “Comedie des Champs-Elysees” në Paris. Sonte në mbrëmje do të jetë në skenë trupa e teatrit të Korçës me shfaqjen teatrore “Kopraci” e Molierit me regji nga Dhimitër Orgocka. Në datën 23 tetor Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të jetë në kala me veprën teatrore “Jul Cezari” të Shekspirit me regji nga Ivica Buljan, një natë më pas trupa e teatrit “Zihni Sako” do të jetë në skenë me tragjikomedinë “Fqinjët” shkruar nga Ruzhdi Pulaha me regji nga Milto Kutali. Më datë 25 tetor në skenë do të jetë teatri i Tetovës me veprës “Jashtë bie borë” nga Vincenzo Saleme, me regji nga Qëndrim Rijani. Më datë 26 tetor në skenë do të jetë teatri i Preshevës me veprën “Misteri” shkruar nga Aldo De Benedeti me regji nga Afeida Boriçi Memeti. Më 27 tetor do të jetë në skenë teatri “Bylis” nga Fieri me veprën “Këngëtarja tullace” nga Ionesco, me regji nga Spiro Duni. Festivalin do ta mbylli teatri “Petro Marko”, me shfaqjen “Në shtëpi në orën 7”, vepër e autorit Robert Ceric Sherriff, me regji nga Roland Minga.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 07:35

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon më datë 22 nëntor një bisedë me studiuesin Primo Shllaku. GKA bën me dije se është e fundit në ciklin e bisedave, që ka shoqëruar ekspozitën “Prova” të Adrian Pacit.

Postuar: 19/11/2019 - 07:34

"Rrjedh në këngë e ligjërime" është koncerti, që i dedikohet krijimtarisë së kompozitor

Postuar: 19/11/2019 - 07:32

Ekspozita “Në udhëtim me Edward Lear në Shqipëri” çelet për publikun në galerinë &ldq

Postuar: 19/11/2019 - 07:30

Muzeu Arkeologjik në Tiranë për specialistë të ndryshëm kërkon një investim nga shteti, për të da

Postuar: 17/11/2019 - 08:02

Besnik Mustafaj me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës” u shpall “Autori i vitit&rdqu

Postuar: 17/11/2019 - 08:01

Tragjedia "Medea" e Euripidit për dy mbrëmje me radhë do të jetë në skenën e teatrit &l

Postuar: 17/11/2019 - 07:58

Artistët  të ndryshëm në vend shprehen se janë të përbuzur nga institucionet.