BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin
x
BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x
BREAKING NEWS

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane
x

Kultura

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu”, Teatri Eksperimental: Një ëndërr e kahmotshme u bë realitet

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu”, Teatri Eksperimental:

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” solli në skenë shfaqje të ndryshme teatrore. Festivali përfundoi më ndarjen e çmimeve dhe Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" shprehej më parë në mbyllje të tij se një ëndërr u bë realitet. “Mbyllë perden festa e madhe e teatrit shqiptar! Një ëndërr e kahmotshme u bë realitet - Edicioni i parë i Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu” i bashkë-organizuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar në Shkup, Teatri Kombëtar i Shqipërisë dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” u mbyll sonte! Nga 16 deri me 27 nëntor 2022, çdo natë nga ora 19:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup mbi 300 krijues të teatrove shqiptare paraqiten produksionet teatrore nga Prishtina, Tirana, Shkupi, Ferizaji, Shkodra, Tetova, Prizreni, Korça, Gostivari e Presheva për një numër rekord të shikuesve!”, thuhet nga TKES në faqen e tij. Trofeun e “Moisiu” sivjet e fituan: Shfaqja më e mirë: Tri Motrat - Teatri Shqiptar Shkup; Regjia më e mirë: Qëndrim Rijani - Tri Motrat; Aktori më i mirë: Sotiraq Bratko - Tregtari i Venedikut; Aktorja më e mirë: Ilire Vinca - Babi dhe Babai; Aktorja/roli i dytë më e mirë: Elia Zaharia -Ivanov; Aktori/roli i dytë më i mirë: Alfred Trebicka -Ivanov; Artisti i ri më i mirë: Kosovare Krasniqi - Babi dhe Babai; Skenografia më e mirë: Beqo Nanaj - Tregtari i Venedikut; Kostumografia më e mirë: Sofi Kara- Ivanov; Kompozitori më i mirë: Trimor Dhomi - Tri Motrat; Çmimi i dramës shqipe: Babi dhe Babai - Jeton Neziraj. Ndërsa çmimin e karrierës organizatorët e ndanë Post Mortem për aktorin Luran Ahmeti. Teatri Eksperimental shprehet se ky festival është mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të organizohet çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë. Ky festival pritet të zhvillohet në Tiranë në nëntor 2023.

Më të lexuarat