BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana 2019” shpall fituesit në krijimtari

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana 2019” shpall

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana 2019” shpalli fituesit e edicionit të pestë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Në këtë edicion organizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës morën pjesë rreth 100 krijues të rinj, në tri gjinitë e tij letrare: prozë, poezi, ese, me temë “Shtegtim dhe identitet”. Fituesit në ceremoninë finale përftuan certifikata pjesëmarrjeje, diploma merite dhe trofe, për vendet e para. Një trofe mirënjohjeje shkoi edhe për Fakultetin e Arteve të Bukura, që për të pestin vit radhazi e mbështet në këtë projekt. Krijimet letrare u vlerësuan nga juria e festivalit e përbërë nga Arta Marku, Anrila Spahija (Anna Kove) dhe Ylljet Aliçka, të cilët përzgjodhën grupin fitues. Fituese e çmimit të parë në ese në edicionin e pestë u shpall Antea Spahiu me "Eksperiencë diku tjetër", çmimi i dytë shkoi për Lisia Peqini me "Vajtje-ardhje"dhe iu treti për Roen Naska me "Sot gatuaj unë". Çmimi i parë në poezi shkoi për Donart Rexhbogaj me "Me të lanë", i dyti për Ana Shehi me "Udhëtarët e horizontit" dhe i treti për Flamur Dardeshi me "Një fije e hollë". Në prozë juria vlerësoi me çmim të parë Oriada Dajko me "Shtëpia e librave", me çmim të dytë u nderuan Bukurosh Dervishi me "Mallkimi" dhe Klea Dhima me "Të iki apo të qëndroj? Kjo është çështja!", ndërsa me çmim të tretë u vlerësua Ermelinda Pashaj me "Më në fund të tre". Në arte çmimi parë në art grafik shkoi për Kristina Dervishaj me instilacion, ndërsa i pari për video-art shkoi për Ergys Vela dhe në fotografi u vlerësua Angjelo Sevo. Krijimet më të mira u përfshinë në “Antologjinë e krijuesve të rinj”, që tashmë shoqëron secilin edicion të këtij festivali. Në këtë antologji u botuan gjithashtu edhe fotot e krijimeve të studentëve të artit, të cilët sipas kësaj teme realizuan punimet e tyre në: art grafik/instilacion, video-art dhe fotografi, nën kujdesin e tre trajnerëve të seminareve rikrijuese Edmond Gjikopulli, Florian Haxhihyseni dhe Albes Fusha. Tema e këtij edicioni “Shtegtim dhe identitet”, lidhet ngushtësisht me aktualitetin që po përjeton i gjithë planeti ynë. Me zhvendosjen e njerëzve në ditët e sotme. Kjo lëvizje realizohet për qëllime dhe arsye nga më të ndryshmet. “Ajo që dëshironim të hetonim, përmes krijuesve të rinj ishte vizioni i asaj që humb dhe asaj që fiton individi, në planin personal përmes emigracionit dhe asaj çfarë humbet dhe fiton shoqëria ku individi lind e arsimohet dhe shoqëria ku ai emigron e kalon një pjesë të mirë të jetës së tij aktive në punë”, shprehen organizatorët.

Më të lexuarat