BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Kultura

Festivali letrar “Tirana Gate-2020”, edicioni i gjashtë i kushtohet kryeqytetit

Festivali letrar “Tirana Gate-2020”, edicioni i gjashtë i

Festivali letrar për të rinj "Tirana Gate- 2020", në edicionin e tij të gjashtë i kushtohet 100- vjetorit të Tiranës kryeqytet dhe mban temën “Shpirti i një kryeqyteti që ndryshon”. Festivali ftoi më parë, që të marrin pjesë me krijimet e tyre përmes aplikimit të gjithë gjimnazistët e gjimnazeve në Bashkinë e Tiranës dhe të gjithë studentët e universiteteve në Tiranë. Instituti i Librit dhe i Promocionit shprehet se të gjitha aplikimet do të vlerësohen nga juria dhe fton pjesëmarrësit të jenë në fazën e radhës të festivalit “Seminaret Rikrijuese”. “Në datat 18, 19, 20 do të zhvillohen përmes platformës zoom seminaret rikrijuese për të gjithë pjesëmarrësit e këtij edicioni, të cilët aplikuan në fazën e parë të tij”, shprehet Instituti i Librit dhe i Promocionit. Një një vit më parë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua ceremonia finale e edicionit të pestë të festivalit letrar për të rinj “Tirana 2019”, me mbështetës kryesorë Ministrinë e Kulturës dhe shtëpinë botuese “Toena”, në praninë e mjaft shkrimtarëve dhe kritikëve e studiuesve të njohur letrarë. Në këtë edicion morën pjesë rreth 100 krijues të rinj, në tri gjinitë e tij letrare: prozë, poezi, ese, me temë “Shtegtim dhe identitet”. Fituesit në ceremoninë finale përftuan certifikata pjesëmarrjeje, diploma merite dhe trofe, për tri vendet e para. Një trofe mirënjohjeje shkoi edhe për Fakultetin e Arteve të Bukura, që për të pestin vit radhazi mbështeti këtë projekt. Krijimet letrare u vlerësuan nga juria e festivalit e përbërë nga Arta Marku, Anrila Spahija (Anna Kove) dhe Ylljet Aliçka, të cilët përzgjodhën grupin fitues duke na sjellë edhe motivacionet përkatëse. Tema e këtij edicioni “Shtegtim dhe Identitet”, lidhej ngushtësisht me aktualitetin që po përjeton i gjithë planeti ynë. Me zhvendosjen e njerëzve në ditët e sotme. Kjo lëvizje realizohet për qëllime dhe arsye nga më të ndryshmet. “Ajo që dëshironim të hetonim, përmes krijuesve të rinj ishte vizioni i asaj që humb dhe asaj që fiton individi, në planin personal përmes emigracionit dhe asaj çfarë humbet dhe fiton shoqëria ku individi lind e arsimohet dhe shoqëria ku ai emigron e kalon një pjesë të mirë të jetës së tij aktive në punë”, shpreheshin organizatorët një viti më parë.