BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Festivali letrar “Tirana Gate 2022” me temën “Fqinjët”, ata afër dhe ata larg, me panelet e diskutimit mes shkrimtarëve europianë dhe Ballkanit Perëndimor

Festivali letrar “Tirana Gate 2022” me temën

F estivali ndërkombëtar “Tirana Gate 2022” do të kthejë kryeqytetin në një vendngjarje të rëndësishme për librin evropian. Ky festival ka si temë kryesore “Fqinjët”, ata afër dhe ata larg, me panelet e diskutimit mes shkrimtarëve europianë dhe Ballkanit Perëndimor. Në tridhjetë vite ky rajon po përballet me histori të ngjashme, shkëputjen nga regjimet totalitare dhe histori arratie e dëbimi. Drejtore e Festivalit Letrar Ndërkombëtar të të Rinjve “Tirana Gate 2022” është Irena Toçi dhe drejtoreshë artistike Milena Selimi. Drejtoresha Toçi shprehet se festivali e kthen Tiranën në një portë të hapur mikpritëse bujtëse idesh, vizioni dhe emocioni, jo vetëm për autorët, por edhe për të gjithë pasionantët e rinj që bëhen pjesë e këtij aktiviteti ndërkombëtar, që ka meritën, jo thjesht të një festivali, por të një atmosfere artistike me të gjitha moshat. Festivali është një projekt i realizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në kuadër të projektit rajonal READ (Rrjeti Rajonal për Dialog Ndërkulturor) i mbështetur nga Bashkimi Europian. Drejtoresha artistike Milena Selimi thotë se mirëpresin sivjet autorë të mirënjohur të Ballkanit si, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria dhe autorë nga Turqia, që në labirinthin e një paraleleje mes historisë personale dhe asaj kombëtare do të rrëfejnë histori shtetesh dhe qytetesh, histori qytetërimesh dhe jetësh individuale. “Gjithashtu pjesë e festivalit do të jenë autorë europianë si nga Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Rumania, fitues të çmimit prestigjioz ndërkombëtar Çmimi Europian i Letërsisë (EUPL), ku edhe Shqipëria bën pjesë me 3 autorë të saj”, tregon ajo. Tema e festivalit Festival 5-7 tetor ka si temë kryesore “Fqinjët” dhe drejtoresha artistike e festivalit Milena Selimi thotë se kultura është e vetmja hapësirë pa kufij, ku mund të lëvizim pa lejekalimi, ku në vend që të kundërshtojmë mund të dialogojmë edhe nëse nuk jemi dakord. “Prej këtu lind nevoja që të flasësh me Tjetrin. Të njohësh tjetrin, do të thotë të fillosh t’a respektosh. Të respektosh do të thotë të tolerosh. Të tolerosh do të thotë të bashkëjetosh. Bashkëjetesa është një element kulture. Kapërcimi i kufijve gjeografikë, midis disiplinave dhe diskutimeve, bëhet i mundur vetëm nëse ai apo ajo që udhëton ia del të zhvendosë kufijtë e brendshëm. “Po udhëtoj brenda vetes” thotë Julia Kristeva, filozofja e shquar bullgare. Vetëm në këto kushte idetë ngrihen mbi dëshpërimin dhe ta kuptosh këtë nuk është e pamundur. Do të flasim për Ballkanin Perëndimor duke diskutuar: A e përcakton e kaluara të ardhmen? Njëherësh në panele të ndryshme autorët pjesëmarrës do të përballin krijimtaritë për tema të tjera të rëndësishme”, thotë ajo. Festivali i sivjetëm do të solidarizohet me Ukrainën, në një seksion të dedikuar Ukraine - Stop War, dhe kjo sipas drejtoreshës artistike Milena Selimi, duke sjellë disa autorë përmes krijimtarisë së tyre. Festivali ka një program të ngjeshur, që jep mundësinë e ndjekjes së autorit të dashur, shqiptar, apo fqinj. Ka një përparësi, pasi disa nga autorët pjesëmarrës janë të përkthyer në shqip dhe lexuesi, nëse nuk i ka njohur, do të ketë një arsye më shumë për t’i njohur dhe zbuluar përmes festivalit. Festivali do të mbahet në sallën UNESCO- Muzeu Historik Kombëtar në datat 5,6,7 tetor.