Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali “Marie Kraja” i besohet Pali Kukes, në garë 15 konkurrentë shqiptarë dhe të huaj

Postuar: 13/04/2019 - 07:28

Festivali ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja” vjen këtë vit në edicionin  e 17. Festivali do të zhvillohet për publikun në mbrëmjet e datave 19 dhe 20 prill, në dy net magjike me ariet dhe këngët më të bukura klasike, që do të interpretohen nga artistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Festivali në mbrëmjet e tij do të zhvillohet në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, ku më 18 prill artistët do të këndojnë përpara jurisë, dhe dy mbrëmjet e tjera të datave 19 dhe 20 do të jenë për publikun. Edicioni i 17 i festivalit vjen me regji dhe drejtim artistik nga Pali Kuke, i cili shprehet se këtë vit në skenë do të jenë 15 konkurrentë, por nuk mungojnë dhe të ftuarit specialë në netët e tij. “Festivali ndërkombëtar operistik “Marie Kraja” mbërrin në edicionin e 17. Që prej vitit 1999 bëhen 20 vjet, që nga premiera e parë e tij. Me pjesëmarrjen e 15 konkurrentëve nga vende të ndryshme të botës si: Itali, Spanjë, Rusi, Ukrainë, Turqi, Kinë, Kore, Shqipëri, Francë, Greqi. Një festival, i cili këtë edicion sjell dhe dy të ftuar special, tenorin me fame botërore Murat Karahan dhe virtuozin e violinës, fituesin e disa çmimeve ndërkombëtare Elvin Hoxha”, tregon regjisori i njohur Pali Kuke. Organizatorët prej disa kohësh kanë nisur përgatitjet për të sjellë edhe këtë vit një festival që do të përcjellë jo pak për publikun. Kjo jo vetëm nga pjesëmarrësit që do të jenë në skenë, por dhe me elementët e tjera që i duhen një festivali të tillë ndërkombëtar, që tashmë prej vitesh është pjesë e jetës artistike në Tiranë. Duke folur për festivalin regjisori dhe drejtori artistik Pali Kuke shprehet se këtë edicion konkurrentët do të prezantohen me një program të pasur me arie të bukura dhe këngët nga vendet që vijnë. “Festivali është i ndërtuar në tre net, në datën 18 të gjithë konkurrentët këndojnë përpara jurisë dhe më pas në datat 19 dhe 20 përballë publikut dhe në transmetim live. Një repertor me ariet më të bukura dhe këngët legjendë të vendeve nga vijnë”, tregon për festivalin regjisori Pali Kuke.

Pjesëmarrësit në festival

Juria e festivalit ndërkombëtar të vokalit operistik “Marie Kraja” këtë edicion është e përbërë nga personalitete të artit operistik në botë dhe drejtorët e disa prej operave më të mëdha në botë. Në juri marrin pjesë z. Nicholas Payne, drejtor i "Opera Europa" (Bruksel / Londër); z. Pierangelo Conte, koordinator artistik i Operës së Firences Maggio Musicale Fiorentino (Itali); z. Murat Kahrahan, drejtor i përgjithshëm i Teatrove Shtetërore të Turqisë dhe Opera dhe Baleti Shtetëror (Turqi), znj. Danusa Luknisova, agjencia e artistëve "Dankart" (Itali); znj. Zana Çela, drejtore e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, (Shqipëri), si dhe të tjerë personalitete të botës së artit. Sa i takon prezantimit të festivalit do të jetë një figurë e njohur në fushën e spektaklit, që do të prezantohet në konferencën për shtyp gjatë këtyre ku do të jen detajet për festivalin në edicionin e 17. Në faqen zyrtare të festivalit janë bërë publikë dhe emrat e konkurrentëve dhe ata janë Vsevolod Ishchenko - bass bariton, Ukrahinë; Sera Jung - mezzo soprano, Korea e Jugut; Xhieldo Hyseni - bass, Shqipëri; Nina Muho - sorpano, Shqipëri; Li Biao - tenor, Kinë; Evita Chioti - soprano, Greqi; Faik Mansuroglu - bariton, Turqi; Hatice Zeliha Kokcek - mezzo soprano, Turqi; Kirill Matveev - tenor, Rusi; Renisa Lacka - soprano, Shqipëri; Daniele Lettieri - tenor, Itali; Gina Gloria Tronel - soprano, Francë; Dongho Kim - bass, Korea e Jugut ; Ezgi Karakaya - mezzo soprano, Turqi; Gillen Munguia - tenor, Spanjë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 07:27

Monumenti i Agonotetëve, ngritur mes gjelbërimit dhe kurorës së ullinjve, u kthye në një prej simboleve të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike, në Shqipëri.

Postuar: 19/04/2019 - 07:25

Vepra franceze “Boeing Boeing” pas 90 shfaqjeve në skena të ndryshme të teatrit në ve

Postuar: 19/04/2019 - 07:24

Piktori Arben Basha shprehet se në gjendjen që është sot në Galerinë Kombëtare të Arteve piktorët

Postuar: 18/04/2019 - 07:27

Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të drejtohet nga regjisori Eduart Makri.

Postuar: 18/04/2019 - 07:26

Ekspozita "Vizatime të një jete" me punime të artistit Lekë Tasi u çel mbrëmë për publi

Postuar: 18/04/2019 - 07:23

Shfaqja "Salome" nga sot deri të dielën shfaqet për publikun në Teatrin Kombëtar Eksper

Postuar: 18/04/2019 - 07:22

Dëmtimet në fushën e trashëgimisë kulturore në vend sipas specialistëve janë të shumta.