Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali “Marie Kraja”, me rëndësi për artistët lirikë

Postuar: 20/04/2019 - 08:06

Festivali ndërkombëtar operistik “Marie Kraja” nisi mbrëmë edicionin e 17 në Tiranë. Këtë vit janë 15 konkurrentë të përzgjedhur midis 270 nga vende të ndryshme të botës, që konkurrojnë për çmimin e artistes shqiptare “Marie Kraja”. Festivali është me regji dhe drejtor artistik nga Pali Kuke dhe prezantohet nga Orinda Huta. Themeluesja e këtij festivali, Zana Çela e cila këtë vit është në juri, mes të tjerave u shprehet në fillimet e tij nuk e kishte menduar që Tirana do të kthehej në një stacion i rëndësishëm për artistët lirikë.

“Njëzet vjet më parë kur lindi ky festival nuk e imagjinoja që ai do ta kthente Tiranën, kryeqytetin tonë në një stacion të rëndësishëm për artistët e rinj të lirikës operistike botërore dhe nuk e imagjinoja që skena e Tiranës të mblidhte çdo vit drejtorët e operave evropiane, të cilët vijnë jo vetëm për të gjykuar, por dhe për të gjetur yjet e rinj për teatrot e tyre”, tha Çela në fjalën e saj. Ndërsa drejtori i festivalit, Pali Kuke ndër të tjera për këtë festival tha që tashmë është eventi simbol i ndërkombëtarizimit të artit tonë, i cili lindi si ide e znj. Zana Çela, për ti treguar botës operistike potencialin e trashëgimisë sonë. Të ftuar special këtë edicion janë tenori famoz Murat Karahan dhe virtuozi i violinës Elvin Hoxha. Festivali në mbrëmjet e tij zhvillohet në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë. Juria e festivalit ndërkombëtar të vokalit operistik “Marie Kraja” këtë edicion është e përbërë nga personalitete të artit operistik në botë dhe drejtorët e disa prej operave më të mëdha në botë. Në juri marrin pjesë z. Nicholas Payne, drejtor i "Opera Europa" (Bruksel / Londër); z. Pierangelo Conte, koordinator artistik i Operës së Firences Maggio Musicale Fiorentino (Itali); z. Murat Kahrahan, drejtor i përgjithshëm i Teatrove Shtetërore të Turqisë dhe Opera dhe Baleti Shtetëror (Turqi), znj. Danusa Luknisova, agjencia e artistëve "Dankart" (Itali); znj. Zana Çela, drejtore e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, (Shqipëri), si dhe të tjerë personalitete të botës së artit. Që nga edicioni i parë, ky festival ka zbuluar edhe solistët e ardhshëm të Teatrit të Operës dhe Baletit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 08:52

Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e trashëgimisë tonë kulturore.

Postuar: 21/08/2019 - 08:50

Rezistenca e artistëve dhe aktivistëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar vijon të jetë

Postuar: 20/08/2019 - 07:37

Në Gjirokastër zbriti eventi i radhës i “Open Cinema”.

Postuar: 20/08/2019 - 07:34

Beteja për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar duket se do të jetë e gjatë.

Postuar: 18/08/2019 - 07:54

Kisha e Shën Kollit në fshatin Vodicë të Kolonjës do të restaurohet.

Postuar: 18/08/2019 - 07:52

Autoritetet shqiptare janë vënë më në fund në lëvizje për të ndalur rrënimin e Kalasë së Gjirokas

Postuar: 15/08/2019 - 07:38

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rënd