Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nis sonte me “Tag” te “arTurbina”

Postuar: 23/09/2018 - 08:05

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nis mbrëmjen e sotme dhe është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit nga Teatri Kombëtar. Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit do të zhvillohet në datat 23- 30 shtator dhe në të marrin pjesë 14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare. Sipas teatrit, Ministria e Kulturës si dhe Bashkia e Tiranës janë në ndihmë të këtij festivali, ku shfaqjet për publikun do të prezantohen në sallën e madhe të Akademisë së Arteve, si dhe te “arTurbina”. Premiera me të cilën do të prezantohet Teatri Kombëtar në këtë festival, që do të nisë më 23 shtator është ajo me titull “Tag”. Vepër shqiptare me autor Bashkim Hoxha vjen me regji nga Andia Xhunga.

Kjo shfaqje teatrore është dhe premiera e parë e sezonit artistik të TK. “Tag” është një nga veprat e lexuara në “Netët e dramës shqipe”, e cila fitoi të drejtën për t’u ngjitur në skenën e teatrit, dhe për të qenë pjesë e repertorit të tij. Nga vetë titulli, “Tag”, kuptohet që vepra lidhet me rrjetet sociale, të cilat janë kthyer në një virus, pse jo edhe shkatërrues për shoqërinë. Dramaturgu nxitet nga një shqetësim i së përditshmes për të ndërtuar një vepër, e cila nuk të bën vetëm të qeshësh me situatat e krijuara prej ngatërresave e krijuara pikërisht nga komunikimi virtual mes njerëzve, por edhe të reflektosh mbi largësinë shpirtërore që kanë mbjellë rrjetet sociale.

Në mënyrë ironike, autori i ka vendosur ngjarjet në një fshat, i cili i ka harruar të gjitha punët dhe është zhytur në “Facebook”. Mes trupave teatrore nga teatrot në vend do të jenë dhe nga Kosova apo dhe Maqedonia. Një festival teatri i munguar, por dhe një nga kërkesat e regjisorëve dhe aktorëve prej vitesh. Teatri i Shkodrës, Korçës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës, etj, do të jenë me shfaqjet në festival, që kryesisht janë premiera të këtyre institucioneve. Nga mbrëmja e stome dhe deri në fund të shtatorit publiku ka mundësi që të ndjekë këtë festival të teatrit. Festivali i teatrit rikthehet pas 6 vitesh mungesë. I fundit ka qenë ai i zhvilluar në vitin 2012 për dramën shqipe. Por tashmë këtë herë festivali do të ketë jo vetëm vepra shqiptare, por dhe të autorëve të huaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 07:28

Teatri Metropol bën me dije se shfaqja premierë “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” është e fundit për këtë vit.

Postuar: 19/12/2018 - 07:27

Artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj janë bërë bashkë për të sjellë në skenë shfaqjen “R

Postuar: 19/12/2018 - 07:25

Problemet me trashëgiminë kulturore janë të mbartura prej vitesh, por dhe tani institucionet nuk

Postuar: 18/12/2018 - 07:32

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi Laboratorin e ri Qendror të Restaurimit si struktur

Postuar: 18/12/2018 - 07:31

Veprat muzikore të gjashtë kompozitorëve të njohur shqiptarë erdhën në një mbrëmje koncertore në

Postuar: 18/12/2018 - 07:29

Galeria Kombëtare e Arteve është si një institucion inegzistent për artistët.

Postuar: 16/12/2018 - 07:48

Artistët e teatrit të Operës dhe Baletit me veprën “Carmen” në skenën e teatrit të Be