BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

“Festivali  Mbarëkombëtar i Teatrit Online”, ftohen të jenë pjesëmarrës teatrot zyrtarë dhe skena e pavarur

“Festivali  Mbarëkombëtar i Teatrit Online”, ftohen

“Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online” do të ketë këtë vit shfaqje nga institucionet teatrore, por dhe nga projekte të skenës së pavarur. Dy institucione teatrore në vend, Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po bashkëpunojnë mes tyre për të sjell këtë vit festivalin, por në formatin online për shkak të situatës me pandeminë. Në një njoftim nga institucionet thuhet se ky festival është i hapur për të gjithë teatrot e trevave shqipfolëse. “Ftojmë të gjithë teatrot zyrtarë dhe skenën e pavarur të bëhen pjesë e “Festivalit Mbarëkombëtar Online” dhe ti bashkohet thirrjes tonë: “Teatri vazhdon”. Të gjitha shfaqjet do të transmetohen livestreaming në Facebook-un e Teatrit Kombëtar dhe në Facebook-un e teatrove pjesëmarrëse, duke filluar prej datës 23 shkurt”, thuhet në njoftimin për festivalin, që pritet të zhvillohet. Të dy institucionet teatrore bëjnë me dije se ftojnë që të dërgohet shfaqje e regjistruar për ata që do të përfaqësohen në festival, sipas kritereve që janë vendosur. Për “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Online” që këtë vit do të zhvillohet për herë të parë mes kritereve thuhet se shfaqja dhe muzika duhet të kenë të drejtën e autorit. “Shfaqja të jetë e regjistruar në mënyrë profesionale (zëri të jetë i qartë dhe i dëgjueshëm, të jenë 2 ose më shumë plane të shfaqjes). Shfaqja dhe muzika të kenë të drejtën e autorit në të kundërt Facebook do ta bllokojë transmetimin për shkelje. Ju lutemi të na dërgoni kërkesën tuaj për të marrë pjesë në festival në adresën: [email protected] dhe numrin e kontaktit të personit që do merret me anën teknike e dërgimit të shfaqjes elektronikisht”, bëhet me dije për përfaqësimin në këtë festival teatri online. Skena e pavarur ka afat deri në datë 29 janar ora 12:00, për të dërguar shfaqjen me të cilën do përfaqësohet në “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Online”.

Festivali i 2018

Në 2018 “ArTurbina” hapi dyert për të mirëpritur “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit”, ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit, ku në datat 23-30 shtator u ngjitën në skenë 14 trupa teatrale nga të gjitha trevat shqiptare. Në 2018, Ministria e Kulturës si dhe Bashkia e Tiranës ishin në ndihmë të këtij festivali, ku shfaqjet për publikun u prezantuan në sallën e madhe të Universitetit të Arteve, si dhe te “ArTurbina”. E para shfaqja e festivalit të vitit 2018 ishe komedia “Tag” shkruar nga autori i njohur Bashkim Hoxha dhe me regji nga Andia Xhunga. Kjo komedi trajton temën e rrjeteve sociale, përkatësisht interaktivitetin në rrjetin social Facebook. Në mënyrë ironike, autori i ka vendosur ngjarjet në një fshat, i cili i ka harruar të gjitha punët dhe është zhytur në Facebook. Rutinën e një fshati të largët do ta gjallërojë ardhja e papritur e një vizitori nga qyteti. Pas një keqkuptimi të lindur në Facebook, jeta e tij dhe e gjithë banorëve të fshatit do të marrë një kuptim tjetër. Një komedi keqkuptimesh dhe situatash. Nga vetë titulli, “Tag”, kuptohet që vepra lidhet me rrjetet sociale, të cilat janë kthyer në një virus, pse jo edhe shkatërrues për shoqërinë. Dramaturgu nxitet nga një shqetësim i së përditshmes për të ndërtuar një vepër, e cila nuk të bën vetëm të qeshësh me situatat e krijuara prej ngatërresave e krijuara pikërisht nga komunikimi virtual mes njerëzve, por edhe të reflektosh mbi largësinë shpirtërore që kanë mbjellë rrjetet sociale. Aktorë në vepër Olta Daku, Gert Ferra, Indrit Çobani, Adelina Muça, Naun Shundi, Mehdi Malka, Rajmonda Bulku, Ardian Cerga, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Genti Deçka. “Tag” është një nga veprat e lexuara në “Netët e dramës shqipe”, e cila fitoi të drejtën për t’u ngjitur në skenën e teatrit dhe për të qenë pjesë e repertorit të tij.

Më të lexuarat