Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali Multikulturor, tre ditë në qytetin e Beratit

Postuar: 20/07/2018 - 07:34

 Festivali Multikulturor në qytetin e Beratit nisi në edicionin e pestë. Në këtë edicion slogani i festivalit është “Unë jam trashëgimi”. Edhe këtë vit drejtor artistik i festivalit është artisti Mario Guralumi. Festivali ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Më 19, 20 dhe 21 korrik muzika, ekspozitat përmes traditës, do jenë rrugëtimi në këto tre ditë dinamike dhe aktive. Festivali Multikulturor Berat lindi në vitin 2014 nga energjia kreative e një stafi ambicioz. Ky edicion këtë herë surprizon me përzgjedhjen e muzikës, e cila është një ndërthurje e asaj folklorike dhe moderne, ku fokusi do të jetë ajo folklorike si thesar i çmuar i identitetit tonë. Tematika e trajtimit do të jenë fenomene të jetës tradicionale shqiptare si është dasma kurbeti, por kryefjala do të jetë “Për ty atdhe”. Grupe nga e gjithë hapësira gjeografike e hartës së Shqipërisë. Qyteti historik me vlerat e tij shumëplanëshe është konsideruar si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore botërore, ndaj ai natyrshëm pret sërish edicionin e pestë të këtij festivali, që tashmë është pjesë e pandashme e këtij qyteti. Angazhimi dhe pjesëmarrja e më shumë se 80 artistëve nga zhanre të ndryshme artesh do të jetë përgjatë ditëve. Në festival merr pjesë grupi muzikor austriak Kusimanten nga Austria. Duke u nisur nga fakti që ky vit shënon edhe festimin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Austri-Shqipëri festivali do të ketë të ftuar grupin Kusimante. Në festival vjen dhe Grupi i Bregut të Himarës, këngët e tyre në më të shumtën e rasteve i këndojnë kurbetit. Grupi Sazet e Përmetit përbëhet nga 6 artistë dhe himnizon ritualet e dasmës në festival. Nuk mungojnë në festival Fyejt e Gramshit, që janë të njohur për tipologjinë muzikore burimore. Pjesë e festivalit në Berat janë dhe Pleqtë e Krujës, një grup popullor nga zona qendrore e Shqipërisë dhe kanë në repertorin e tyre muzikë tradicionale të një stili të thjeshtë e shumë të perceptueshëm. Grupi i Mirditës me lahuta dhe instrumente të vjetër të zonës. Performanca e tyre bazohet në motivet e pasura të kësaj zone. Grupi Argiro është një grup artistësh të cilët njihen për interpretimin e muzikës polifonike të zonës së Gjirokastrës. Shpat Deda vjen për të përmbyllur festivalin, në një mbrëmje të ngrohtë për artdashësit e muzikës së tij në Kalanë e Beratit. Shpati është ndër këngëtarët më të dashur dhe më të pëlqyer në Kosovë. Me zërin e tij karakteristik dhe paraqitjen skenike, tërheq të rinjtë kudo ku shfaqet. Beratit nuk mund ti mungonte dhe grupi folklorik i qytetit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 07:30

Aktori i njohur Sulejamn Dibra u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare.

Postuar: 20/11/2018 - 07:27

Në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Muzeu Historik Kombëtar çeli për publikun e

Postuar: 20/11/2018 - 07:26

Autorët dhe krijimtaria letrare duhet të ketë më tepër vëmendje nga institucionet.

Postuar: 19/11/2018 - 07:28

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare promovoi pak ditë më parë në Panairin e Librit., botimin e tij m

Postuar: 18/11/2018 - 07:52

Juria e Panairit të 21 të Librit “Tirana 2018”  vlerësoi me çmim të karrierës sh

Postuar: 18/11/2018 - 07:51

Panairi i Librit “Tirana 2018” sot në ditën e fundit në Pallatin e Kongreseve.

Postuar: 18/11/2018 - 07:49

Artistët nuk kanë deri tani vlerësimin e duhur nga institucionet.