Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali Ndërkombëtar i Kitarës, çmimi i parë për Malin e Zi

Festivali Ndërkombëtar i Kitarës, çmimi i parë për Malin e Zi

Postuar: 04/10/2015 - 09:29

Nadja Jankovic nga Mali i Zi është fituesja e çmimit “Grand Prix” në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës, që përgjatë tri netëve u mbajt në Akademinë e Arteve në kryeqytet. Mes shumë konkurrentë ve të ardhur nga vende të ndryshme të botës, Nadja Jankovic arriti të mblidhte pikët maksimale, duke fituar kështu çmimin e madh “Grand Prix”, i cili u shoqërua me dhurimin e një kitare profesionale koncertesh, prodhuar nga mjeshtri grek Giannis Sentoylas. Gjithashtu fituesja e kë tij çmimi do të ketë mundësinë të performojë në Festivalin Ndërkombëtar të Tiranës 2016 dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës, Zagreb 2016. Ka qenë një juri profesioniste e përbërë nga 8 anëtarë, figura të njohura të kitarës akustike në botë, me president Prof. Anders Miolin, që votoi për pjesëmarrësit në konkursin ndërkombëtar të këtij viti.
 
Sipas 6 kategorive të këtij konkursi, me çmime u vlerësuan këta kitaristë: Edis Hamiti nga Kosova, Nadja Jankovic nga Mali i Zi, Melani Skopljakovic nga Zvicra, Exacquo Alexandër Gil nga Zvicra, Victor Valisena nga Italia, Aljaz Cvirn nga Sllovenia dhe Pichaëhat Assaëarungseekul nga Tajlanda. Në fjalën e tij, presidenti i jurisë Anders Miolin e konsideroi këtë festival si të rëndësishëm veçanërisht për edukimin e të rinjve. “Muzika është energji dhe komunikim dhe këta janë elementë të rëndësishëm për rininë ”, u shpreh ai. Një event që u zhvillua për të tretën herë në Shqipëri, ky festival ka arritur të sjellë në kryeqytet emrat më të njohur të kitarës në botë, pedagogë dhe profesionistë të këtij instrumenti. Festivali është hapur nga dyshja “Amadeus Guitar Duo”, e përbërë nga kitaristët gjermanë Dale Kavanagh dhe Thomas Kirchhoff, të cilët kanë luajtur me mjeshtëri dhe origjinalitet pjesë të njohura të kompozitorëve të famshëm.
 
Në natën e tij të dytë festivali ka vijuar me ansamblin virtuoz të 6 kitaristëve “Ensemble Guitarra a Seis”, të cilët gjithashtu janë mirëpritur nga publiku. Në mbrëmjen finale pjesë e koncertit kanë qenë performancat artistike të dy kitaristëve, Anders Miolin nga Suedia dhe Callum Henshaë nga Australia. Pjesë e gjithë elementëve përbërës të festivalit kanë qenë edhe master klasat e organizuar me studentet e “PreCollege Music” nga Universiteti i Arteve të Zyrihut dhe profesori i tyre Daniel Knecht, të cilët për një javë kanë qëndruar në Tiranë për të studiuar dhe performuar muzikën ballkanike me profesorë të Akademisë së Arteve. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/02/2018 - 08:16

Jeta artistike në rrethe nuk përmendet asnjëherë dhe për artistët ky është një problem, që ka bërë që ata të jenë të harruar nga politikat e artit.

Postuar: 25/02/2018 - 08:14

Ekspozita ndërkombëtare “Fokus 2017” me fotot e 55 fotografëve shqiptarë dhe të huaj, pas Fierit udhëtoi drejt Prishtinës.

Postuar: 25/02/2018 - 08:12

Filmi “Shok”, i bazuar në ngjarje të vërteta gjatë luftës në Kosovë, u shfaq nga Ambasada e Kosovës në Tiranë më kuadër të aktiviteteve për 10 vjetorin e Pavarësisë,

Postuar: 24/02/2018 - 08:29

Varieteja "Humor i pastër me shumicë" së shpejti vjen në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit.

Postuar: 24/02/2018 - 08:26

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në prezantimin e projekteve të zhvillimit në trashëgiminë kulturore në Berat u shpreh se puna për rijetëzimin dhe rikthimin e shkëlqimit të q

Postuar: 24/02/2018 - 08:24

Drama “Gishti” me pasojat e luftës së Kosovës ka bërë bashkë autoren kosovare Doruntina Basha dhe regjisoren serbe, Bojana Lazic.

Postuar: 24/02/2018 - 08:22

Ministria e Kulturës zhvilloi tryezën e konsultimit për restaurimin, rikonstruksionin dhe riformulimin e linjës muzeore në Muzeun Historik Kombëtar.