BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Kultura

Festivali ndërkombëtar “Dardan Fest” në edicionin e dytë, fokus urbanizimi dhe civilizimi

Festivali ndërkombëtar “Dardan Fest” në edicionin e

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar “Dardan Fest” nis edicionin e dytë në Tiranë. Në sallën e re “Tonin Harapi” të Liceu Artistik, në datat 26-29 tetor do të zhvillohet edicioni i dytë i festivalit. Fokusi i “Dardan Fest” ngelet urbanizimi dhe civilizimi, dy elementë të rëndësishëm mbi të cilët zhvillohet sot bota. Pas muajve të gjatë e të vështirë të pandemisë, kineastë nga vende të ndryshme të botës, bëhen bashkë në Tiranë, për të rrëfyer historitë e vendeve nga vijnë, përmes filmit dokumentar dhe atij artistik. Në materialin rreth festivalit bëhet me dije se prej 100 filmave pjesëmarrës, janë përzgjedhur të jenë pjesë e kësaj gare përfaqësues nga Italia, Amerika, Irani, Serbia, Shqipëria etj. Festivali synon të drejtojë vëmendjen jo vetëm bota e kinematografisë, arkitekturës, a zhvillimit të cilitdo zhanri artistik, por së pari të jetë një dritare mundësish që angazhon të rinjtë në krijime që i shërbejnë qytetërimit, kulturës e historisë. Sipas producentes dhe bashkëthemelueses së festivalit, Raelva Shabanaj, edhe informimi rreth urbanizimit si pjesë e zhvillimit të paevitueshëm të qyteteve në mbarë botën, është në fokusin e organizatorëve. "Ndryshe nga viti i shkuar, këtë herë kemi zgjeruar fushën e temave të pranimit sepse konsiderojmë që gjithçka, edhe trajtimi i problemeve sociale dhe evidentimi i tyre përmes kinematografisë, i shërben në fund civilizimit. Filmi ka qenë dhe ngelet edukues dhe nëse bëhet në mënyrën e duhur, rruga ku duam të mbërrijmë si shoqëri bëhet më e lehtë. Prandaj, përtej urbanizimit, problemet sociale kanë qenë në optikën tonë në këtë edicion të dytë të festivalit. Duke synuar audiencë të target grupeve të ndryshëm, shpresojmë që mesazhet të mbërrijnë në të gjitha nivelet", tregon mes të tjerave Shabanaj.

Temat sociale

Drejtori i festivalit, Agim Poçari shpjegon se edhe këtë vit, pavarësisht izolimit në të cilin jetoi bota, vihet re një tendencë e madhe filmash ku temat sociale, sidomos dhuna në familje, mbizotërojnë. "Është sërish Irani që është prezantuar me problematika sociale, por këtë herë regjisorët nuk kanë lënë jashtë as dhembshurinë e dashurinë e kafshëve, që po trajtohet si fenomen që përfshin edhe vendin tonë. Në natën e tretë të festivalit do të shfaqim një film shqiptar me metrazh të gjatë, për ta përfshirë publikun në atë lloj nostalgjie prej së cilës nuk është ndarë asnjëherë. Ky festival do të jetë gjithashtu një shans promovimi për studentët dhe autorët profesionistë”, shprehet drejtori Poçari. Festivali realizohet nga “Dardan Studio” me sponsor gjeneral Raiffeisen Bank dhe Bashkinë e Tiranës. Në festival këtë vit, sipas drejtorit Agim Poçari shkëmbimi i mësimdhënies dhe metodave të rritjes së krijimtarisë midis studentëve shqiptarë dhe të huaj apo krijimi i mundësive për bashkëpunim dhe bashkëprodhim midis krijuesve vendas dhe të huaj është i dobishëm për të gjithë.