
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Dropull vjen në Tiranë, për publikun do të shfaqen katër filma të vlerësuar me çmime

Shkruar nga Julia Vrapi 24 Maj 2023

Katër filma të edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Dropull do të shfaqen këtë mbrëmje në Tiranë për publikun. Festivali këtë vit në muajin korrik do të zhvillojë edicionin e tij të tretë në Dropull, por me filmat e tij nuk mungon dhe në Tiranë. Filmat nga Greqia dhe Shqipëria që janë fitues të edicionit të dytë të këtij festivali do të shfaqen në sallën e koncerteve të Katedrales Ortodokse në Tiranë, ku pritet dhe pjesëmarrja e regjisorëve. “Dropull International Short Film Festival” është bërë pjesë e jetës artistike, duke shfaqur në edicionet më parë prodhime të ndryshme filmash që janë mirëpritur nga publiku, por sipas drejtorit artistik Kosta Zhonga festivali nuk është thjesht një shfaqje filmash. Ai thotë se sjell filma të këtij festivali në Tiranë jo vetëm sepse është metropoli i artit, por kjo erdhi dhe si rrjedhojë e kërkesës së vazhdueshme të miqve të tij, por dhe të profesionistëve që nuk patën mundësi në vitin e shkuar për të ndjekur festivalin në Dropull. “Kjo është edhe një arsye që të dalë puna që bëhet në Dropull. Ky festival nuk është thjesht një shfaqje filmash mbi një çarçaf në një fshat të humbur, siç kam dëgjuar në mënyrë sporadike edhe këto fjalë. Ky festival vjetor, i cili organizohet në zonat turistike të Dropullit, mbledh bashkë regjisorë, aktorë dhe artistë të mirënjohur nga vende të ndryshëm të botës dhe i jep zë jo vetëm artit të kinematografisë, por gjithashtu edhe disiplinave të ndryshme të artit, si pikturë, këngë, valle, muzikë, fotografi, letërsi etj”, thotë Zhonga, që shton se gjatë këtij festivali organizohen workshope të ndryshme për fëmijë dhe të rinj, në mënyrë që të familjarizohen dhe edukohen me artin e filmit me metrazh të shkurtër, si dhe polifoninë dhe letërsinë.
Edicioni i tretë
Drejtori artistik Kosta Zhonga thotë se në edicionin e tretë, që do të zhvillohet në korrik prurjet ishin shumë më tepër nga sa pritej. “Kryesisht kemi tema sociale me problemet që ndeshim të gjithë në jetën e përditshme, pasojat e krizë s ekonomike por nuk ngelet pa u prekur tema e emigracionit dhe politika”, tregon ai. Në këtë edicion të tretë drejtori artistik Zhonga tregon se kanë përzgjedhur 7 filma me metrazh të shkurtër nga Shqipëria dhe 10 filma nga Greqia, si dhe të animuar 6 nga Shqipëria dhe 15 Greqia, ku sivjet janë edhe rreth 10 filma të animuar nga Qipro. “Por një ditë do të shfaqim filmat e realizuar në Festivalin e Olimpias, camera Zizanio me filma të realizuar nga fëmijë e të rinj deri në moshën 20 vjeç”, tregon Zhonga për festivalin. Drejtori artistik Kosta Zhonga thotë se hapja e festivalit organizohet në një nga sitet arkeologjike të Dropullit, në Teatrin Antik të Hadrianopolit. Sipas tij, ky festival ka nxjerrë në pah monumentet arkeologjike dhe historike të zonës, të cilat tashmë janë kthyer në atraksione turistike për të gjithë botën. “Në këtë kontekst, vlerat e festivalit nuk kufizohen vetëm në aspektin artistik, por kanë efekte të vazhdueshme si promovuese të Shqipërisë turistike”, thotë ai. Edicioni i tretë i festivalit pritet që të zhvillohet në Dropull në datat 3-6 korrik.
Më të lexuarat


Emin Riza: Kujdesi për monumentet e kulturës duhet të jetë i vazhdueshëm, fatkeqësisht kemi një rënie të Institutit të Monumenteve të Kulturës

Programi “Europa Krijuese”, Margariti: Përmes këtij prezantimi hapëm siparin e një kalendari takimesh

Aktorja Margarita Xhepa në filmin italian “Bubbles”

Filmi dokumentar "Alexander" kandidat për “Oscar” nga Shqipëria, do të shfaqet së shpejti në kinema

Vizatime dhe skica të realizuara në vitin 1967, si dhe skulptura nga Mumtas Dhrami në një ekspozitë

Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” shfaqet në “TIFF 2023”

Nikolin Gurakuqi: Opera “Goca e Kaçanikut” një vepër patriotike, me muzikë të bukur e ngjarje interesante

Busti i Papa Klementit XI Albani në Muzeun Historik Kombëtar

Angelin Preljocaj: E përfshija Shqipërinë në veprat që krijoja, doja që ky identitet të ndihej kudo, ndaj i dedikova dhe dy koreografi

Helidon Haliti: Lëvizja e veprave nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve është shumë e dëmshme, pasi mungon infrastruktura në galeritë e rretheve
