Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali ndërkombëtar i muzikës së dhomës, shtatë ansamble në edicionin e 14

Postuar: 12/07/2019 - 07:24

Festivali ndërkombëtar i muzikës së dhomës “Chamber Fest Durrës" këtë vit vjen në edicionin e 14, me shtatë ansamble muzikore të njohura për aktivitetin e tyre artistik. Festivali po zhvillohet në Muzeun Arkeologjik në Durrës dhe artistët shqiptarë dhe të huaj janë pjesë e tij, me koncerte dhe një krijimtari të pasur muzikore. Edicioni i 14 zhvillohet këtë vit nga data 4 deri më 21 korrik dhe po vijon mbrëmjet e tij muzikore, ku deri tani janë zhvilluar disa koncerte. Drejtoresha artistike Nevila Kalaja shprehet se ajo që është investuar prej vitesh për këtë festival ka qenë niveli. “Ajo që është investuar është niveli, që në momentin e parë nuk është toleruar në nivelin e koncerteve. Që nga hera e parë ka qenë që të ishte një festival i verës, i muzikës së dhomës”, shprehet drejtoresha artistike Nevila Kalaja. Artistët pjesëmarrës në festival sipas drejtoreshës artistike Nevila Kalaja janë të njohur me aktivitetin e tyre artistik jo vetëm në skenën shqiptare, por dhe ato të huaja. “Këtë vit ne kemi sërish disa ansamble muzikore të njohura. Ne patëm një koncert me “Minguet Quartett” nga Gjermania, që ka një vit e gjysmë që e kanë caktuar datën e koncertit dhe janë edhe për 2021 të mbyllur me data. Pra kanë mbyllur stinën e tyre të 2021, kjo është një nga veçoritë që të bën të mendosh, që janë nga ato grupe që e kanë xhiron dhe nuk janë që presin kur do na thërrasin. Këtë radhë janë shtatë ansamble të ndryshme muzikore. Kishim ansamblin gjerman, ai shqiptar i Universitetit të Arteve, ishte një trio nga Maqedonia e Veriut me artistë që kanë goxha xhiro dhe janë serioz në punën e tyre. Tani vjen një duo spanjolle, më pas vjen një trio italiane baroke, vjen një kuintet austriak dhe të gjitha janë ansamble të përcaktuara. Janë artistë që kanë vite që luajnë muzikë”, shprehet drejtoresha artistike Nevila Kalaja. Festivali po zhvillon koncertet e tij në Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe sipas drejtoreshës artistike Nevila Kalaja grupet pjesëmarrëse janë në xhiron e festivaleve në botë. “Sidomos këto vitet e fundit janë absolutisht grupet më të mira, që janë në xhiron e festivaleve botërore”, shprehet ajo.

Artistët në festival

Deri tani në festival janë zhvilluar tre koncerte dhe në vijim për publikun janë dhe katër të tjerë. Festivali u çel me koncertin “Minguet Quartett” me instrumentistë nga Gjermania. Programi vijoi me koncert i Piano Kuartetit nga Universiteti i Arteve, Tiranë. Më pas programi vijoi me koncertin e trios “Ad libitum” nën interpretimin e instrumentistëve nga Maqedonia e Veriut. Në vijim për publikun do të jetë koncerti i duos me pjesëmarrjen e David Martin në violonçel dhe Miguel Angel Ortega Chavaldas në piano nga Spanja. Pjesë e programit janë dhe instrumentistë nga Italia me koncertin e “Umbra Lucis Ensemble” si dhe artistët nga Austria koncerti i kuintetit “Wienner Kammersymphonie”. Mbrëmja e fundit më 21 korrik do mbyllet me koncertin e orkestrës së studentëve nga Universiteti i Arteve në Tiranë nën drejtimin e Orazio Baronello dhe soliste Laura Llozi në violinë. Festivalit Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës zhvillohet prej vitit 2006 në qytetin e Durrësit. Ky festival sipas organizatorëve u krijua pikërisht me qëllimin për të siguruar një vazhdueshmëri jo vetëm në njohjen e kulturave të ndryshme nëpërmjet artistëve të ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, etj, por edhe me dëshirën e madhe për t`u ballafaquar me këto kultura dhe kjo nëpërmjet shfaqjeve të përbashkëta me instrumentistë shqiptarë. Një tjetër synim i këtij aktiviteti ndër vite është pjesëmarrja e artistëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë. Vit pas viti ky aktivitet ka plotësuar fizionominë e tij, por dhe i mirëpritur dhe i njohur nga rrethet artistike. Festivali mbështet nga Ministria e Kulturës dhe donatorë të tjerë./ Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 07:41

Piktura parahistorike në strehën shkëmbore të fshatit Lepenicë e njohur ndryshe dhe si “Shpella e Shkruar”, është një nga sitet më të rëndësishëm të artit shkëmbor në vendin tonë dhe njëkohësisht një ndër

Postuar: 20/09/2019 - 07:40

Koncerti "Imazhi Jazz i Gjon Milit" çel sezonin artistik në teatrin Metropol.

Postuar: 20/09/2019 - 07:36

Në skenën e teatrit Edmond Budina erdhi me një rrëfim për rrugëtimin e tij artistik.

Postuar: 19/09/2019 - 07:42

Në Muzeun Historik Kombëtar u hap ekspozita me titull “Luftim e Mundim”.

Postuar: 19/09/2019 - 07:39

Ekspozita “Western Promises" vjen për publikun me veprat e skulptorëve të njohur itali

Postuar: 19/09/2019 - 07:37

Tirana International Film Festival/Oscar Qualifying këtë edicion është një rast i jashtëzakonshëm