BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x

Kultura

Festivali ndërkombëtar i video-artit "Gjon Mili", me aktivitete në qytetin e Korçës

Festivali ndërkombëtar i video-artit "Gjon Mili", me

Festivali ndërkombëtar i video artit "Gjon Mili" pas Tiranës po vijon në qytetin e Korçës. Festivali nisi më datë 8 për të vijuar deri më 10 shtator. Bashkia Korçë dhe biblioteka "Th.Mitko" organizuan aktivitetin e hapjes, me një ndërthurje të bukur të filmave me metrazh të shkurtër dhe muzikës xhaz dhe bluz, si dhe kontributin e artistit të njohur shqiptaro-amerikan Gjon Mili. “Ju mund të shijoni shfaqje filmash nga artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë dhe biseda artistike gjatë festivalit, që do të zhvillohet ne datat 9 dhe 10 shtator në Muzeun Gjon Mili. Mos e humbisni këtë përvojë të vërtetë kulturore!”, shprehej më parë Bashkia Korçë. Festivali do të zhvendoset në New York, Manhatan nga 25 - 30 shtator. Gjon Mili është një nga fotografët më të mëdhenj të shekullit të XX. I lindur në Korçë në vitin 1904, ai emigroi bashkë me familjen kur ishte fare i vogël, fillimisht për t’u ndalur në Rumani, ku mbaroi dhe shkollën e mesme, e pastaj për në SHBA. Ishte pikërisht në Shtetet e Bashkuara ku Mili e ktheu në art pasionin e tij të jetës, fotografinë, si dhe ndriçimin, për të cilin kreu dhe studimet përkatëse si inxhinier ndriçimi në universitetin e mirënjohur MIT. Në muzeun e Korçës paraqitet më së miri ky rrugëtim unik arti i Milit, përmes 240 fotografive të ekspozuara në dhomat e ish-shtëpisë rumune, një nga godinat simbol të qytetit në zonën pedonale. Pasioni për fotografinë, syri artistik si dhe studimet shkencore të kryera në fushën e ndriçimit, i dhanë mundësinë të hynte në histori si fotografi i parë që përdori “flashin elektronik” apo “dritën stroboskopike”. Që prej vitit 1939 filloi të bashkëpunonte me revistën “Life”, me të cilin bashkëpunoi deri në fund të jetës të tij, në vitin 1984, Përgjatë këtyre viteve emri i Milit mori famë ndërkombëtare për shkak të stilit të spikatur, lëvizjes së dukshme në foto, si edhe personazheve të njohur të cilët fotografoi, ku vlen të përmendet seria e fotove të bëra piktorit Pablo Pikaso.