
Thellohet përçarja e opozitës, kërcënohet Gaz Bardhi: Grupimi paramilitar po hedh në erë PD-në

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Festivali ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja”, edicioni i 19-të me 16 konkurrentë

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Mars 2023

Festivali ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja” vjen këtë vit në edicionin e 19-të. Konkurrentët do të garojnë në dy disiplina dhe do të ketë një juri ndërkombëtare për vlerësimet e festivalit në edicionin e 19-të. Festivali “Marie Kraja” do të zhvillohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për publikun në datat 30 dhe 31 mars. 16 zëra të rinj operistikë nga e gjithë bota do të ngjiten në festivalin më të madh shqiptar, kushtuar këngës operistike. “Repertori do të jenë 500 vite histori” shprehet Klevis Saliaj, drejtori ekzekutiv i festivali. Ky vit vjen me risi, pasi në të dy netët nuk do të luhen vetëm këngë operistike. 16 të rinj, nga katër kontinente, në dy mbrëmje të magjishme në "Gara e arieve” dhe "Gara e këngëve” në duet me yjet e muzikës shqiptare: Aurela Gaçe, Juliana Pasha, Eneda Tarifa, Elhaida Dani, Era Rusi, Venera Lumani, Lindi Islami dhe Kamela Islamaj. Orkestra do të drejtohet nga dirigjenti londinez Martin Andre. Regjia Redi Treni dhe këtë vit moderojnë festivalin sopranoja shqiptare e skenave ndërkombëtare Enkeleda Kamani dhe Blendi Salaj. Nuk mungojnë dhe yjet e rinj të baletit drejtuar nga Alisa Gjoni. Konkurrentët në festival këtë vit do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e përbërë prej drejtues të operave të mëdha evropiane dhe menaxherë artistësh nga më të njohurit. Nicolas Payne- drejtor i “Opera Europa” kryetar jurie, Zana Çela presidente e festivalit, Julia Lagahuzère drejtore e përgjithshme dhe bashkëthemeluese e “Opera për paqen” etj. Festivali ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja” i dedikohet zërit, ndaj dhe aplikimet për të qenë pjesë e këtij festivali kanë qenë të shumta. Në këtë festival kanë qenë mbi 300 aplikime nga e gjithë bota. Një festival ndërkombëtar, që synon dhe promovimin e talenteve të reja.
Më të lexuarat


“Don’t cry for me Argentina” në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, koncerti vjen me një ndërthurje mes muzikës klasike, pop dhe rock

Muzeu “Onufri” në Berat, 10.081 vizitorë në muajin maj

Arian Sukniqi: Muzikali “Rituali i jetës” kthehet pas më shumë se një dekade në TKOB me frymë të re dhe konceptim përshtatur kohës

Etnor Canaj: Vendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike dëmton rëndë kërkimin shkencor, pretendimet e Akademisë së Shkencave nuk janë aspak bindëse

Këngëtarja Shakira kthehet në Barcelonë me djemtë e saj

Adrian Devolli: Nuk kemi një politikë për artin dhe kjo që ndodh është shkatërruese, sepse nuk stimulohen artistët

“Agimi” do të kompensojë një hallkë të munguar në sistemin e promovimit kinematografik

Festivali “MetroSound” në edicionin e pestë me muzikën e viteve ’90-të, Eda Zari në skenë në natën e parë

Akademia e Studimeve Arkeologjike do të nisë një betejë ligjore kundër vendimit për mbylljen

Piktori Gjergji Meta: Urat si mjet lidhës fizik e shpirtëror me piktura në Galerinë e Artit Tiranë
