Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali “Open on Tour”, në skenën e Elbasanit

Postuar: 22/06/2019 - 07:32

Festival “Open on Tour” po vijon në skena të ndryshme të vendit. Ideuar dhe realizuar nga balerinët Enada Hoxha dhe Gerd Vaso festivali pas mbrëmjes së parë në qytetin e Korçës ka vijuar dhe në skena të tjera, dhe ndalesa e radhës ishte qyteti i Elbasanit. Mbrëmë artistët e njohur argjentinas, që janë pjesë e këtij festivali interpretuan në skenën e këtij qyteti me folklorin dhe tangon argjentinase. Për publikun në skenë ishin 10 artistë argjentinas, që dhuruan një spektakël plot ritme folku argjentinase dhe tango. Sipas organizatorëve, Argjentina ka qenë gjithmonë inspirim për traditën, artin dhe kulturën që mbart. Për mënyrën se si kërcimin argjentinasit e kanë të lidhur me përditshmërinë e të jetuarit. Grupi Sangre Nativa-Argentina vjen për herë të parë në Shqipëri për të shpalosur folkun dhe kulturën e tyre nëpërmjet valleve karakteristike, ritmike dhe elegante dhe në skena deri tani kanë marrë vlerësime nga publiku që i ka ndjekur. Si organizatore e festivalit Enada Hoxha thotë se ne si vende na bashkojnë shumë gjëra. Pas teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit  artistët do të vijojnë edhe në qytetin e Vlorës në datë 27 qershor në Lungomare. Partnerët e aktivitetit muzikor janë Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër, Elbasan, Vlorë etj. Tango filloi në vitet 1880 përgjatë Lumit Plata, kufiri natyror midis Argjentinës dhe Uruguajit, dhe shpejti u përhap në pjesën tjetër të botës. Tangoja e hershme njihej si tango criollo (Creole tango). Sot, ka shumë forma të tangos ekzistuese. Në përgjithësi dhe në mesin e qarqeve të vallëzimit të tangos, tangoja autentike konsiderohet të jetë më e afërt me formën e vallëzimit në Argjentinë dhe Uruguaj. Më 31 gusht të vitit 2009, UNESCO-s miratoi një propozim të përbashkët nga Argjentina dhe Uruguai për të përfshirë tangon në listat e trashëgimisë kulturore të paprekshme të UNESCO-s. Tango përbëhet nga një shumëllojshmëri stilesh që janë zhvilluar në rajone dhe periudha të ndryshme të Argjentinës, si dhe në vende të tjera anembanë botës. Kërcimi u zhvillua në përgjigje të shumë elementëve kulturorë, si përshembull grumbullimet në vend, madje edhe modelet e veshjeve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 08:41

Në edicionin e tretë të Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit “Self-Portrait” në Muzeun Historik Kombëtar janë prezantuar me punët e tyre 400 artistë.

Postuar: 22/09/2019 - 08:40

Me një aktivitet të suksesshëm muzikor, këngëtari Bujar Qamili është nga këngëtarët që vlerësohet

Postuar: 22/09/2019 - 08:38

“Tirana International Film Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e 17.

Postuar: 21/09/2019 - 07:39

Mirald Metallari, 22-vjeçari që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë në Kam

Postuar: 21/09/2019 - 07:37

“Një koncert për paqen”, kështu e kanë quajtur shfaqjen e orkestrës "Magna Greci

Postuar: 21/09/2019 - 07:36

Artisti Adrian Paci vjen me ekspozitën “Prova” në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Postuar: 21/09/2019 - 07:35

Shqipëria përfaqësohet me filmin “Delegacioni” në garën për Oscar.