
Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Festivali "Pianodrom" nis të shtunën në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, edicioni i 10-të me 30 vepra muzikore shqiptare dhe 31 të huaja

Shkruar nga Julia Vrapi 25 Nëntor 2022

Festivali më i madh ndërkombëtar i modernizimit të kompozicionit shqiptar “Pianodrom” nis mbrëmjen e së shtunës me vepra muzikore premierë. Festivali këtë vit nis në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Pianodrom” me producent kompozitorin e njohur Aleksandër Peçi që nis nesër në mbrëmje këtë vit shënon edicionin e dhjetë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, por koncerte do të zhvillohen dhe në Universitetin e Arteve. Një festival si pol i kulturës, pol i gjuhës shqipe me tinguj dhe integrimit kulturor në peizazhin botëror. 14 autorë shqiptarë dhe 14 të huaj. 30 vepra shqiptare dhe 31 të huaja. Me pjesëmarrjen e Elvin Hoxha Ganiyev, Rejsi Prosi, AMAI kuartet Viena, Kosti Deti, Klejda Tare dhe yjet e interpretimit nga profesorati i Universitetit të Arteve festivali do të zhvillohet në datat 26, 27 nëntor dhe 5, 12, 16 dhe 22 dhjetor. Kompozitori Aleksandër Peçi producent i festivalit shprehet se këtë edicion në “Pianodrom” do të luhen vepra premierë, ku sipas tij zhvillimi i kompozicionit shqiptar është kauza më e rëndësishme. ““Pianodrom” ndoshta është i vetmi festival i muzikës klasike e kontemporane, që bën diferencën nga të tjerët, sepse këtu luhen premiera botërore veprash të reja, që do të thotë se këtu zhvillimi i kompozicionit shqiptar është kauza më e rëndësishme, sepse këtu vizionohet e nesërmja e progresi kompozicionit shqiptar. Duke filluar nga kjo e shtunë Elvin Hoxha Ganiyev luan premierë botërore sonata nr.3 për violinë Epihyse”, shkruan Peçi ndër të tjera. Ky event mbështetet nga Bashkia Tiranë, Ambasada greke, TKOB dhe Universiteti i Arteve.
Festivali prej vitesh në jetën artistike
Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” rikthehet për publikun këtë nëntor, ku kompozitori i njohur Aleksandër Peçi është dhe themelues i tij. Festivali është dhe pol i promovimit të talenteve te reja, poli kryesor ku muzika dhe autorët shqiptarë kanë gjetur vendin e merituar e përcjellin vlera të arta të muzikës sonë krahas vlerave të arta nga trashëgimia e vyer botërore. Prej disa vitesh në jetën artistike festivali nisi si ide e kompozitorit Aleksandër Peçi, por përgjatë viteve nuk kanë munguar dhe vështirësitë për zhvillimin e tij. Më herët kompozitori Peçi ka pohuar se festivali që ai drejton duhet të ketë vëmendje më të madhe për zhvillimin e tij dhe ndihmën financiare që merr. Si themelues i “Pianodrom” me 106 produksione për 9 vjet dhe një nga themeluesit e shoqatës “New Music”, është promotor i zhvillimeve moderne në kompozicionin shqiptar. Kompozitori Aleksandër Peçi me një aktivitetet shumë vjeçar në fushën e muzikës është autor i sa e sa pjesëve muzikore, këngëve dhe me një përvojë mbi 30 vjeçare në botën e filmit, fitues i shumë çmimeve në muzikë. Në maj të vitit 2002 për kompozitorin erdhi dhe Kupa e Festivalit të Filmit për muzikën më të mirë të filmit “Dasma e Sakos”.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
