Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali “Shpirti i Ballkanit” bën bashkë ansamble nga 6 shtete në Korçë

Postuar: 26/05/2019 - 07:44

Festivali “Korça Folk-Fest 2019-Shpirti i Ballkanit” përcolli në qytetin e Korçës një krijimtari të pasur folklorike. Në edicionin e tij të parë festivali bëri bashkë ansamble nga gjashtë shtete të Ballkanit. Festivali Ballkanik i folkut solli këngë dhe valle popullore të ekzekutuara me mjeshtëri nga grupet më të mira të Turqisë, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë. Në dy net me radhë për publikun ansamblet përcollën jo vetëm këngët dhe vallet, por dhe kostumet e larmishme i shtuan vlerat këtij festivali. Drejtoresha e artit në Korçë njëkohësisht dhe drejtoreshë e festivalit Zamira Kita u shpreh se “Korça Folk-Fest” nisi si një projekt i vetë artistëve të Korçës. “Festivali nisi si projekt i koreografit tonë Bardhi Pojani dhe i regjisores Blerta Belliu që merren dhe me ansamblin “Skënderbeu” që është në Korçë. Ata e patën këtë ide, sepse kanë qenë pjesë në disa festivale jashtë dhe menduan që dhe në Korçë mund të ketë një festival të tillë folklorik. Korça ka vëmendje të veçantë për folklorin. Ne kemi një ansambël folklorik dhe një orkestrinë popullore. Ishte shumë me vëmendje që ideja e tyre të përqafohej nga ne, nga unë si drejtore e artit në Korçë, por dhe drejtore e festivalit, dhe na mbështeti kryetari i bashkisë për këtë projekt, por dhe Ministria e Kulturës”, u shpreh drejtoresha Zamira Kita. Në reagimin e saj ajo vijon se ky festival do të ketë traditën e tij në këtë qytet edhe pse vështirësitë nuk kanë munguar për realizimin e tij. “Ne edhe pse në kushte të vështira financiare e realizuam këtë festival dhe vitin që vjen mendoj se do të jemi më komod për të shtuar trupa pjesëmarrëse. Sa të jem unë në këtë pozicion si drejtoreshë e artit nuk do ta lë këtë festival, por do të jetë traditë sepse është eksperiencë shumë e bukur, shpirti i Ballkanit është zjarr, magji, ndjenjë e fortë e fuqishme. Ka kostume fantastike, ka lëvizje, diku- diku dhe ritme të përbashkëta dhe them që është një shkëmbim eksperience dhe në gjë shumë e bukur”, shprehet drejtoresha e festivalit Zamira Kita.

Netët e festivalit

Festivali “Korça Folk-Fest 2019-Shpirti i Ballkanit” një natë u zhvillua në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” dhe natën e dytë në pazarin e vjetër të Korçës, duke gjallëruar qytetin me këtë aktivitet kulturor. Drejtoresha e festivalit Zamira Kita u shpreh se edhe pazari duke qenë pjesë e trashëgimisë ka shumë rëndësi dhe për zhvillimin e aktiviteteve të tilla. “Koncertet e ansambleve natën e parë ishin në teatër dhe natën e dytë në pazarin e Korçës me të tjera performanca. Pazari është vlerë e trashëgimisë sonë kulturore bashkë me folklorin, dhe menduan ti bëjmë bashkë për të pasur më shumë mundësi publiku ti ndjekë artistët. Teatri 400 veta mund të marri dhe ndaj u mendua që të jetë nata e dytë në pazarin e vjetër të Korçës”, u shpreh më tej drejtoresha Zamira Kita. Për organizatorët, ky festival synon të përcjellë mesazhin se arti arrin të kapërcejë të gjithë kufijtë konvencionalë. Shqipëria në këtë festival u përfaqësua me ansamblin “Isuf Myzyri” nga qyteti i Elbasanit, i cili ka një aktivitet të vlerësuat në festivale të ndryshme ku është shpërblyer dhe me çmime. Ndërsa ansambli i Korçës ishte gjithashtu si përshëndetës. Në qytetin e Korçës zhvillohen aktivitete dhe veprimtari të ndryshme, duke sjellë një jetë të pasur kulturore për publikun. Në vijim të tyre erdhi dhe festivali folklorik “Shpirti i Ballkanit”, që u përcoll me interesin e publikut.

Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 07:28

Në Ministrinë e Kulturës ka nisur punëtoria "Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe inventarizimi i saj me bazë komunitetin". Aktiviteti që nisi dje do të vazhdojë deri më 28 qershor.

Postuar: 25/06/2019 - 07:26

Në galerinë FAB u çel ekspozita vjetore “OP Fashion atelie”, me diplomat bachelor të

Postuar: 25/06/2019 - 07:25

 Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” gjatë këtij sezoni artistik k

Postuar: 23/06/2019 - 08:03

 "Open Cinema" sezonin e tretë e nisi në qytetin e Belshit, ku për shtatë net me r

Postuar: 23/06/2019 - 08:02

Festivali “Fabrika e pejzazheve muzikore” po vijon me koncertet e tij në skena.

Postuar: 23/06/2019 - 07:59

 Në jetën artistike me teatrin regjisori Dhimitër Orogocka po vijon aktivitetin e tij, duke

Postuar: 22/06/2019 - 07:32

Festival “Open on Tour” po vijon në skena të ndryshme të vendit.