BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

Festivali “Skampa”, Adonis Filipi: Vlerat që krijojnë trashëgiminë duhet të mbështeten në vazhdimësi, ky duhet të jetë vizioni i politikës

Festivali “Skampa”, Adonis Filipi: Vlerat që krijojnë

Festivali ndërkombëtar i teatrit kontemporan “Skampa” prej më shumë se dy dekadash zhvillohet në vendin tonë. Pjesë e jetës artistike teatrore, në këtë festival ndër vite janë prezantuar shfaqje të ndryshme teatrore shqiptare dhe të huaja. Festivali ndërkombëtar teatror kontemporan "Skampa" këtë vit do të zhvillojë edicionin e 23. Ideator dhe drejtor artistik regjisori Adonis Filipi tregon se festivali nuk ndalet me misionin e tij. Festivali këtë vit do të vijojë për publikun në Elbasan, por ka dhe një mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, që e ka të listuar te projektet. Drejtori artistik Adonis Filipi tregon se ne vite është investuar me festivalin, dhe kanë ardhur mbi 300 trupa teatrore me shfaqjet e tyre. Filipi tregon se aplikimet janë të shumta, por ka rëndësi që aktivitete të tilla të kenë dhe më shumë suport financiar. “Festivali është goxha i investuar, por po të kishte një suport më të madh financiar në atë investim që ka, unë mendoj se do të ishte padyshim festivali ndër më të mirët në rajon. Festivali “Skama” dhe sot është dinjitoz, por është një investim dhe është një pjesë e trashëgimisë sonë të re teatrore”, pohon ai mes të tjerave për festivalin “Skampa”. Vështirësitë për zhvillimin e festivalit janë të pranishme dhe këtë vit, por drejtori artistik Adonis Filipi thotë se puna e tyre si organizatorë nuk ndalet për zhvillimin e tij, dhe se festivali përfshin dhe kërkime për teatrin. ““Skampa” është festival i formave të reja dhe kjo e bën bashkëkohor. Ai është festival që përfshin alternativat, përfshin këndvështrimet e ndryshme teatrore, përfshin kërkime të reja teatrore kryesisht në gjuhën e teatrit. E rëndësishme është që në festival diversiteti i shfaqjeve do të sjelli diversitet formash dhe alternativash”, pohon ai. Për çfarë ndodh sot me veprimtari që prej vitesh janë pjesë e jetës artistike, sipas regjisorit Adonis Filipi është me rëndësi që të kenë mbështetje në vazhdimësi. Në reagimin e tij regjisori Adonis Filipi thotë se ka veprimtari, që bëhen aset i kulturës. “Vizioni i politikanëve dhe i politikës duhet të jetë i tillë, që vlerat që krijojnë trashëgiminë dhe bëhen aset i kulturës ato patjetër që kërkojnë mbështetje në vazhdimësi, sepse në fund të fundit është fytyra e një kombi, fytyra shpirtërore”, thotë regjisori Filipi.

Puna me festivalin

Drejtori artistik i festivalit Adonis Filipi tregon se vjet dhe pse kohë pandemie “Skampa” u përballua me sukses, por ishte një vit i vështirë. Ai thotë se si u veprua një vit më parë do të jetë dhe në edicionin e 23. “Ne e përballuam festivalin vjet, gjetëm rrugën e format dhe e zhvilluam në natyrë me shfaqjet teatrore, që ishin pjesë e tij. E zhvilluam në kala dhe në mjedise të tjera atraktive të Elbasanit dhe festivali ka qenë shumë i ndjekur nga spektatorët. E njëjta logjikë është dhe këtë vit. Ne jemi përgatitur që dhe këtë vit kur të kemi festivalin të përballemi sërish me këto vështirësi për zhvillimin e tij, por do të gjejmë forma për ta realizuar”, thotë regjisori Filipi. Si drejtor artistik i festivalit “Skampa”, Adonis Filipi thotë se edhe këtë vit janë vendosur që festivali në natyrën e tij të jetë efektiv dhe të arrijnë ta bëjnë të pranishëm për publikun, duke shfrytëzuar hapësirat arkitektonike të qytetit. Filipi tregon se do të shfrytëzojmë si mjediset në natyrë jashtë, por dhe në skena. “Ne jemi përgatitur për të dyja alternativat dhe jemi të vendosur për ta zhvilluar. Festivali këtë vit titullohet “Theatre Three”’ dhe ka të bëjë me tre elementë thelbësorë: me besimin, dashurinë dhe shpresën”, shprehet ai. Festivali i këtij viti pritet të zhvillohet nga 1 deri më 6 tetor.