BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Festivali “Skampa” në edicionin e 20, komedia “Volpone” e para në skenë

Festivali “Skampa” në edicionin e 20, komedia

Vepra teatrore “Volpone” çeli festivalin ndërkombëtar të teatrit bashkëkohor "Skampa 2018" në  qytetin e Elbasanit. Festivali shënon këtë vit edicionin e 20, që do të mbahet nga data 17 - 22 tetor. Njëmbëdhjetë trupa teatrore, pesë nga Shqipëria dhe gjashtë nga vende të ndryshme përtej kufijve, mes të cilave nga Italia, Rumania, Greqia, Maqedonia, Kosova etj, janë përzgjedhur (mes rreth 100 aplikimeve) të ngjiten në skenën e teatrit elbasanas gjatë këtij edicioni. Komedia "Volpone" e para mbrëmë në skenën e festivalit, vepër e dramaturgut anglez Ben Jonson erdhi nën regjinë e Adonis Filipit dhe interpretimin e aktorëve: Helidon Fino, Ligoraq Riza, Muharrem Hoxha, Ilirda Bejleri, Mario Elezi, Xhuliano Brisku, Antoneta Doka, Dhimitër Topuzi, Artan Skënderasi dhe Elona Mamo. “Volpone” është loja më e mprehtë dhe komike, në lidhje me paratë dhe moralin në shekullin e shtatëmbëdhjetë, një lojë që mbetet çuditërisht aktuale edhe katër shekuj më vonë. Komedia përshkruan egoizmin e fshehur nën fjalimet moralizuese, epshin dhe ndjesinë e pronësisë, të maskuar në formën e dashurisë dhe martesës, si dhe cinizmin që shitet si drejtësi e mirëfilltë. Snobizmi, lakmia, kopracia, parazitizmi dhe lufta e përhershme mes klasave të ndryshme shoqërore janë disa nga temat që rrotullohen në vorbullën e kësaj vepre. Nën drejtimin artistik të regjisorit të njohur Adonis Filipi, ky festival organizohet nga Asociacioni i Teatrit Bashkëkohor Shqiptar ATK, në bashkëpunim me “Creative Europe” dhe teatrin "Skampa", si dhe mbështetjen e Bashkisë Elbasan dhe Ministrisë së Kulturës. Drejtori artistik regjisori Adonis Filipi bën me dije se profili artistik i festivalit "Skampa" është eksplorimi i gjuhës së kultivuar skenike e teatrore, përmes arritjeve bashkëkohore të komunikimit artistik, alternativës dhe eksperimentit skenik e teatror. Çdo edicion ka sloganin e tij brenda këtij profili artistik, duke shënuar një sfidë artistike dhe menaxheriale të vazhdimësisë së tij, përmes ballafaqimit të ideve dhe shkëmbimit të eksperiencave. Drejtori artistik Adonis Filipi shprehet se edicioni XX vjen nën sloganin “Atlas i tranzicionit”. “Koncepti i tij është nën kontekstin e një projekti evropian me të njëjtin titull, të fokusuar në temën e ndjeshme të emigracionit”, tregon drejtori artistik Filipi.

Takim me artin teatror

Për drejtorin artistik Adonis Filipi, synimi i këtij edicioni është krijimi i një klime të shëndetshme, për t'u takuar me artin teatror. “Kjo në dobi të shtrirjes dhe zgjerimit të audiencave në ato zona që janë jashtë qendrave ku mbahet art e kulturë, përmes qarkullimit të alternativave teatrore me profil multidisiplinor, me qasje të diversitetit kulturor të përcjella nga artistë dhe individë”, pohon Filipi. Në këtë edicion është mundësuar që një pjesë e produksioneve, veç performimit në skenën e "Skampës" të shfaqen edhe në hapësirat e tjera të qarkut të Elbasanit. Në ditët në vijim do të realizohen rreth 15 performanca si dhe workshop-e të ndryshme, me një shtrirje, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në qytete të tjera, si në Cërrik, Librazhd dhe Gramsh. Festivali i parë ndërkombëtar i teatrit bashkëkohor "Skampa" hapi siparin në vitin 1999 në Elbasan, me sloganin "Format e reja", në koherencë me zhvillimet integruese evropiane, si i pari festival ndërkombëtar teatror, që i çeli rrugën edhe festivaleve të tjera në Shqipëri. Ky eveniment, tashmë ka siguruar një traditë të spikatur, me biografinë dhe vokacionin artistik të tij, duke kontribuar mjaft në promovimin e artit shqiptar jashtë vendit, me pjesëmarrjen e një sërë trupash e kompanish në mjaft festivale ndërkombëtare si Itali, Rumani, Rusi, Greqi, Turqi, Belgjikë, etj, si dhe përfshirje në projekte të përbashkëta, work-shop-e dhe seminare të ndryshme.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat