BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Festivali “Skampa” në edicionin e 23, drejtori Adonis Filipi: Teatri u ka mbijetuar shumë plagëve dhe epidemive para nesh

Festivali “Skampa” në edicionin e 23, drejtori Adonis Filipi:

Festivali ndërkombëtar i teatrit bashkëkohor “Skampa” është një nga ngjarjet e teatrit në Shqipëri. Edicioni i 23 nis këtë vit në datën 30 shtator në teatrin “Skampa” në Elbasan, për të vijuar deri më datë 6 tetor. Në këtë edicion pritet të marrin pjesë nëntë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova, Italia, Lituania, Serbia dhe Turqia, si dhe një sërë personalitetesh, specialistë të artit skenik teatror nga vendi dhe bota. Drejtori artistik regjisori i njohur Adonis Filipi tregon se edicioni i 23-të i tij është titulluar “Teatër III / Theater three”. Sipas drejtorit Filipi, ai vjen si një akt sfide përballë situatës së vështirë të pandemisë që ende është prezente mes nesh përmes besimit, dashurisë e shpresës, por vjen dhe si model për t’u përditësuar me kohën, për t’u akorduar e ndryshuar më tej. Regjisori Adonis Filipi, drejtuesi artistik i festivalit ndërkombëtar “Skampa” shprehet ndër të tjera se festivali në edicionin e 23 shihet dhe si një zë shprese. “Teatri i ka mbijetuar shumë plagëve dhe epidemive para nesh dhe do t’i mbijetojë shumë epidemive pas nesh. E rëndësishme është që secili të përpiqet dhe të mendojë se ç’duhet bërë në këto kohë të vështira dhe të çuditshme, të shohë çka nuk është në rregull me botën tonë, për të ecur përpara dhe për të bindur njerëzit që të sillen ndryshe. Në këtë kontekst festivali vjen si një zë shprese duke hapur portën e tij për publikun, si një mundësi frymëzimi për njerëzit për t’u përçuar gëzim e argëtim”, thotë mes të tjerave drejtori artistik.

Festivali jo vetëm në skenën e teatrit

Drejtori artistik Adonis Filipi shprehet se festivali duke qenë i formave, stileve dhe alternativave bashkëkohore, përveç skenës së teatrit “Skampa” zhvillohet edhe në hapësira të hapura tërheqëse të qytetit të Elbasanit, me veprimtari të ndryshme të karakterit edukativ dhe evokues. “I krijuar si një projekt ndërkombëtar teatror i "Formave të reja" festivali ruan origjinalitetin e tij ndër vite duke qenë i njëjtë dhe ndryshe në çdo edicion, duke shmangur qasjet tradicionale dhe duke promovuar prirjet drejt çdo forme inovative të shprehjes artistike, i hapur ndaj kërkimeve estetike dhe bashkëpunimit teatror me arte të tjera, për të gjetur gjuhë në shumëgjuhësi”, thotë Filipi. Sipas tij, festivali përfaqëson një udhëtim aventure drejt koncepteve të reja artistike dhe perspektivavetë reja teatrore, përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave bashkëkohore teatrore, si në skenat shqiptare edhe ato ndërkombëtare. “Është ky dizajn ndërkulturor që e bën festivalin “Skampa” një gravitet të kënaqësisë, të zbulimit, krijimit dhe sfidës së vërtetë për artistët dhe spektatorët, duke e kthyer festivalin në një ngjarje të pritshme teatrore përtej kufijve lokalë, kombëtarë e më gjerë”, vijon drejtori artistik Filipi. Festivali hapet më 30 shtator nga Art Polis, Prishtinë, me “Totem dhe Tabu” nga Zana Hoxha, koreografia dhe regjia Robert Nuha. Në netët në vijim do të ketë të tjera shfaqje teatrore, por dhe promovime të botimeve.

Më të lexuarat