BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Festivali “Sunny Hill” nis në Prishtinë, Dua Lipa: Krenare që jam këtu

Festivali “Sunny Hill” nis në Prishtinë, Dua Lipa:

Festivali “Sunny Hill” nisi në Prishtinë, duke bërë bashkë artistë të njohur. Festivali mbahet në Prishtinë në parkun e Gërmisë edhe në datat 5, 6 dhe 7 gusht. Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe J Balvin, Skepta, Diplo, etj, ishin në hapjen e festivalit. Para nisjes së festivalit më herët u mbajtinjë konferencë për mediat, ku ishte e pranishëm ylli i muzikës Dua Lipa dhe Përparim Rama kryetari i komunës së Prishtinës, si dhe babai i këngëtares Dukagjin Lipa. Në fjalën e saj Dua u shpreh se ndihej shumë mirë, që po mbahej një festival i tillë në vendin e saj. “Faleminderit për suportin, për ndihmën dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë, që ne ta bëjmë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu, që kam mundësi me e sjell performancën. Kemi me u kënaq shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin tim me e bë një gjë të tillë”, tha këngëtarja ndër të tjera. Një ditë më parë, Dukagjin Lipa tregoi se në këtë festival pritet që të ketë më shumë se 20 mijë pjesëmarrës nga vende të ndryshme, përveç qytetarëve të Kosovës. Ndërsa Përparim Rama falënderoi Dua Lipën për dashurinë e saj ndaj Kosovës dhe tha se përmes këtij festivali do të promovohen edhe shumë të rinj të tjerë. “Ne si kryeqytet do të bëjmë çmos, që të ndihmojmë gjithë këtë proces”, tha ai. Pak orë para nisjes së festivalit, nga faqja e “Sunny Hill” nisi një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën. ““Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”,  thuhej në postimin e “Sunny Hill Festival”. Edicioni i parë i “Sunny Hill” është mbajtur më 2018 në Prishtinë. Pas Prishtinës “Sunny Hill” do të jetë edhe në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht.