Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Festivali Veror i Ohrit, Shqipëria përfaqësohet nga Robert Bisha, Marin Gjollma dhe flautisti Elvis Rudi

Postuar: 05/08/2018 - 07:49

 Festivali Veror i Ohrit do të ketë përfaqësuesit e tij nga Shqipëria. Robert Bisha kompozitori i njohur shqiptar, multiinstrumentisti i talentuar i cili me interpretimet e tij ka mrekulluar gjithmonë publikun jo vetëm shqiptarë por edhe atë Evropian, kësaj radhe do të ketë ndalesë në Ohrid. Koncerti i Robert Bishës do të jetë në kuadër të ‘Ohrid Summer Festival’ dhe do të mbahet më datë 08.10.2018, duke filluar në ora 21:00. Robert Bisha do të interpretojë së bashku me Iso Polyphonic Choir – Kori Iso-Polifonik, të cilët së bashkë dinë të sjellin atmosferë magjike. Robert Bisha ka lindur në Vaun e dejës (Shkodër) në vitin 1984. Kompozitor por mbi të gjitha Improvizues në piano dhe poli instrumentist. Ka kompozuar pjesë për piano për muzikë dhome në një rrymë që tejkalon muzikën klasike dhe muzikën xhaz. Kritika e ka vlerëson si improvizues i veçantë, i pa arritshëm dhe virtuoz i pianos. Në Itali vazhdon karrierën e tij artistike. Ka sjellë, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, në Teatrin e Operës dhe të Baletit në Tiranë, një koncert për piano i tëri i improvizuar. Një mendim shumë i thellë mbi muzikën dhe mbi mënyrën e komunikimit. Larg vullnetit të interpretimit dhe të imitimit. Afër kërkimit të brendshëm po ashtu në lidhje me totalitetin. “Muzika është kombinim tingujsh brenda shumë formave. Forma duhet eliminuar për më ardhur tek tingulli në mënyre direkte. Njeriu ka nevojë për formën vetëm kur nuk është gjithnjë në kërkim të vetvetes, kjo ndodh edhe kur format janë të shumta”, përfundon Bisha.

Gjolla dhe Rudi

Në Festivalin Veror të Ohrit do të marrin pjesë gjithashtu dhe dy artistët e tjerë shqiptarë, pianisti Marin Gjollma dhe flautisti Elvis Rudi. Pianisti Gjollma dhe flautisti Elvis Rudi (Visi Rudi) do të interpretojnë me 15 gusht ora 21.00, në kishën e Shën Sofise në Ohër tri ndër sonatat kryesore të repertorit botëror për flaut dhe piano nga Philippe Gaubert, Friedrich Kuhlau dhe Pierre Sancan.Festivali Veror i Ohrit këtë vit shënon edicionin tij të 57-të, kjo gjë dëshmon se ekzistenca e tij është falë vlerave që ata prezantojnë dhe festivali mbështetet në diçka që me të vërtetë paraqet një traditë të madhe. Kjo traditë vjen nga vendi që është dhënë nga Perëndia, nga qyteti i Ohrit – kryeqyteti shpirtëror i Maqedonisë, qyteti antik me liqenin magjik blu, një qytet me një histori kulturore të shënuar me vlerat e qytetërimit të lashtë, qytetin e Ohrit universiteti i parë sllav në Evropë, qyteti i mbretërisë së Samuilit dhe më në fund – qyteti që përfaqëson tërë historinë kulturore dhe shpirtërore maqedonase. Festivali Veror i Ohrit ka pritur interpretues nga më shumë se 60 vende, dhe deri tani kanë profilizuar shumë emra të rëndësishëm me reputacion të lartë. Me arritjet e veta në festival janë paraqitur dhe shume teatre nga rangu më i lartë në botë. Bukuri të veçantë përmbajtjes së programeve i jep mjedisi magjik i vendeve që zgjidhen si skenë e manifestimeve – oborri i katedrales “Shën Sofia”, Kalaja e Samuelit dhe teatri antik. Nga viti 1994 Festivali Veror i Ohrit është pjesë e Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Ky festival paraqet krenari të madhe dhe përfitim të jashtëzakonshëm kulturor për Maqedoninë, dhe ngjarjet paraqesin pasuri kulturore për çdo vizitor.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/08/2018 - 07:40

Bylis një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë për periudhën kohore janar-korrik të këtij viti ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve.

Postuar: 16/08/2018 - 07:39

Festivali “Metrofest” do të vijë në edicionin e dytë në sezonin e ri artistik në vjes

Postuar: 16/08/2018 - 07:37

Dy kostume tradicionale nga zona e Strugës janë tashmë pjesë e koleksionit të Muzeut Historik Kom

Postuar: 16/08/2018 - 07:35

Biblioteka Kombëtare ka kufizuar shërbimin e saj publik.

Postuar: 15/08/2018 - 07:44

Filmi “Dasma e Sakos” për publikun u shfaq në kuadër të programit veror “Kinema

Postuar: 15/08/2018 - 07:43

Teatri “Migjeni” në Shkodër nuk përmendet dhe as ndihmohet nga Ministria e Kulturës.

Postuar: 15/08/2018 - 07:35

Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës po ndjekin kantieret e restaurimit t