BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Festivali “Za Fest”, muzika, poezia dhe aktivitete të tjera do të përcillen në edicionin e katërt online

Festivali “Za Fest”, muzika, poezia dhe aktivitete të tjera do

Festivali “Za Fest” vjen në edicionin e katërt online. Muzika, poezia dhe aktivitetet e tjera do t’i përcillen publikut, më 27 shtator në rrjetet sociale. Drejtori artistik Vlashent Sata dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca prezantuan programin e “Za Fest 2020”, që do të transmetohet online. BE është mbështetësi i “Za Fest” për të tretin vit radhazi dhe ambasadori Luigi Soreca tha se festivali promovon vlerat. "Krenar të mbështesim “Za Fest” këtë vit në versionin e tij online. “Za Fest” promovon vlera shumë të rëndësishme për BE-në: dialogun ndërkufitar, kulturën që bashkon njerëzit, mbrojtjen e natyrës, të drejtat e grave dhe fuqizimin e të rinjve. Në kohën e covid-19, emocionet dhe shpresa janë më të rëndësishme se kurrë", tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca gjatë konferencës për shtyp. Festivali “Za Fest” është krijuar nga Vlashent Sata në gusht të 2017 me idenë e krijimit të një strukture, që rizgjon vlerat shqiptare, kultivon artin, i cili bashkon njerëzit në gjuhët e tij universale, ndihmon popullatën vendase në pikëpamje sociale, zhvillon ekonominë lokale, rajonale dhe kombëtare, ruan natyrën dhe përgjegjëson në raport me të. Nëpërmjet një statusi të bërë në Facebook në faqen e festivalit thuhej se pavarësisht situatës së vështirë në vend, “Za-Fest” edhe këtë herë do të sjellë pak dritë shprese. “Në një kohë kur më shumë se kurrë, duhet të kufizojmë lëvizjet e të ruajmë distancat, gjuha universale e artit është ajo që na bashkon e mbush hapësirat bosh të krijuara nga kjo gjendje. Pandemia ishte një nga pengesat më të mëdha, me të cilën u përballëm, por pikërisht në një vit si ky, atëherë ku njerëzit kanë më shumë nevojë për shpresë, emocione dhe art, “Za Fest” nuk mund të mungonte”, bëhej me dije për këtë festival, në edicionin e katërt ku aktivitetet do të jenë online në ora 18:00, në YouTube e faqen e Facebook të “Za Fest”.   

Festivali dhe aktivitetet

Sipas organizatorëve, ndonëse interesi ishte shumë i lartë dhe gjithkush priste të përjetonte magjinë e Thethit, festivali u organizua në datat 14, 15 dhe 16 gusht në mungesë të publikut të gjerë me aktivitete, të cilat më datë 27 shtator do të jenë online për publikun. E veçanta e këtij viti lidhet dhe me përzgjedhjen e vendndodhjes. Veçse në Theth, artistët performojnë edhe në kalanë e Shkodrës. Ky ishte viti i parë në katër edicione, që “Za Fest” u organizua dhe në kalanë e Rozafës përveçse në Theth. Kalaja sipas organizatorëve është jo vetëm një monument mijëvjeçar, por edhe një trashëgimi e vendit tonë. Në kala nuk mungoi dhe performanca e artistit Vlashent Sata, ku për herë të parë ishin dhe dy grupe të reja, muzika e të cilëve karakterizohen nga stili dhe rryma e veçantë. Në vendet më të bukura të Thethit ishte  aktorja e njohur Ilire Vinca, me një karrierë prej më shumë se tre dekada në fushën e pedagogjisë, kinematografisë dhe në skenën e teatrit, e cila performoi poezi dhe përçoi mesazhe për te? drejtat e grave e jo vetëm. Ilir Kaso, pedagog në Akademinë e Arteve, mik i “Za Fest” ishte gjithashtu një ndër të ftuarit, i cili përmes performancës së tij me gurë të mbledhur anembanë Shqipërisë, përcolli mesazhe për ruajtjen e natyrës dhe ndërgjegjësimin ndaj saj. Si çdo vit, nuk munguan aktivitetet, takimet dhe “Një kafe në Muzeun Etnografik të Dukagjinit” organizuar nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në bashkëpunim me “Za Fest”, pati si qëllim diskutimin dhe shtrimin e mundësive që ky muze të shndërrohet në një vatër komunitare edhe në një portë hyrëse, ku takohet vizitori me traditën e krahinës së Dukagjini. Më herët festivali është njoftuar dhe nga Ministria e Kulturës, duke e mbështetur dhe vlerësuar. Mbështetësit kryesor të eventit janë delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Iceberg Communication. Festivali mori jetë disa vite më parë nga artistit Vlashent Sata, që është një këngëtar, tekstshkrues dhe kompozitor i njohur.